Ballkani, pika e verbër e Europës

7 Maj 2021, 22:35Rajoni TEMA

Në një letër alarmante drejtuar Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, 250 intelektualë dhe njohës të mirë të Ballkanit kanë paralajmëruar për vlerësime të gabuara të gjendjes atje.

Që prej vitit 2018 në rajon ka patur ndryshime drastike të pikëpamjeve politike, pretendojnë nënshkruesit e kësaj letre, ndër to politikania serbe dhe përkrahësja e të drejtave të njeriut Vesna Pešić nga Beogradi, profesorët Nenad Čanak nga Sarajeva, Florian Bieber nga Graz-i, Vesna Pusić nga Kroacia dhe shkrimtari Aleksander Hemon nga Sarajeva.

Shkak për këtë shqetësim solli mbi të gjitha diskutimi për ndryshimet e kufijve, si dhe rritja e mbështetjes ndaj drejtimeve etniko-nacionaliste brenda komuniteteve perëndimore.

Nënshkruesit bazohen tek publikimi i të ashtuquajturave dokumente jozyrtare (Non-Papers), në të cilat propozohet ndryshimi i kufijve në Ballkan.

Sipas dokumenteve Bosnje-Hercegovina duhet të ndahet mes Serbisë dhe Kroacisë dhe në fund do të ngelë vetëm një shtet i vogël mysliman.

Maqedonia do të humbasë gjithashtu territore, të cilat do t’i kalojnë Shqipërisë etnike, bashkimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këto dokumente jozyrtare dyshohet se janë publikuar nga Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha.

Autorët e letrës bëjnë të ditur, se prej kohësh ka patur ndryshime të rëndësishme në skenën botërore, të cilat kanë dëmtuar rendin internacional liberal dhe kanë forcuar aktorët joliberal.

Deri në vitin 2008 Ballkani ishte konsideruar si territori ku mbroheshin interesat perëndimore. Ballkani duhet të jetë i qetë dhe i lirë, dhe me perspektivën e anëtarësimit në BE. Duhet të krijohen stimuj për popullatën, në mënyrë që të zhvillohet demokracia dhe shteti i së drejtës.

Politika e deritanishme e ka lejuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian të vazhdojë politikën e zhvillimit të Ballkan-it, pa zgjidhur ende konfliktet thelbësore mes vendeve.

Kjo lloj politike me perspektivën për anëtarësimin në BE ka vite që nuk mjafton më për stabilizimin e Ballkanit, shpjeguan autorët e letrës.

Me shfaqjen e Rusisë dhe Kinës, zhvillimet në disa prej shteteve të Be-së si dhe presidenca e Donald Trump-it e kanë komplikuar situatën. Shtetet si Turqia, janë përpjekur të zbatojnë politikat e tyre në Ballkan.

Ky “koktejl” faktorësh do të përshpejtojë trendin negativ për demokratizimin e Ballkanit.

Tageszeitung- Përktheu: Ina Merlika

2 komente në “Ballkani, pika e verbër e Europës”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Eshte e veshtire sot te regullosh pazaret e Europes dhe krimet e luftrave te shumta ne te shkuar. Shqiptaret jane ne pozicionin me te veshtire. Familjet me origjine shqiptare, ne te gjithe Ballkanin (edhe Greqi), duhet te zgjohen, te rinjohin vetveten, te ndryshojne emrat e tjetersuar…. Kjo deshire e lehte ne te shkruar eshte e veshtire, mbase dhe e pa mundur ne pratike. Presioni i qeverive dhe shoqerive ne Ballkan, ne Europe eshte i madhe, eshte edhe diskriminues. Shqiperia duhet te rishikoj te drejtat pa fund te « minoriteteve » duke u shitur per Europen. Kosova u pranua si e tille nga pazaret e njejta botrore. Nje shtet multi etnik ???!!!! Ha ha, i duhesh bere qefi serbve ? Problemet jane te shumta e te veshtira edhe me pa aftesite politike. Ka mbase me shume shpresa te Kurti (me ndihmen e ?? ). Mali i Zi mbetet i veshtire. Maqedonia ka emer te veriut duke lene te kuptohet se jugu eshte Greqia. Politikanet shqiptar u shiten per Europe. Asnje ne Shqiperi nuk pretendon se Shqiperia eshte Maqedonia e jugut, edhe pse kjo eshte, ka qene Iliria e te madhit shqiptar Aleksandri ose Leka. Mbetet Greqia ??!! A kane force shqiptaret atje te bejne « revolucion »,…. Jo. Greku i ka vrare me kohe dhe te vret perseri. Ata kane bere gjenocid si serbet ne Kosove. Eshte shtet qe mendoi per vete. Sa « me pak » probleme dhe ska gje qe nuk eshte ne te vertet nje model demokracie. Cfare mbetet ? Europa, Amerika, Rusia…., Edhe pse shume shqiptare do te vdesin me endren e bashkimit, ky bashkim duket i veshtire. Ate e kane bere me te veshtire shqiptaret e Shqiperise. Prandaj, mbase, rruga e bashkimit do te jete e gjate. Kundershtaret jane te ne dhe afer nesh, duhen kundershtuar fort. Mos te lejojme asnje se te gjithe jane bere te medhenj nga bashkimi. E ne duhet te bashkohemi se ishim te medhenj, e kemi ça mundesi « sot ». Duhet bere si ne histori te verteta. Duhet mare kalaja nga brenda, duhet edukim ultra dhe te paguhet per te bere femije shume. Por ky eshte nje problem I veshtire ne nje Europe te hapur per « demokracine » e qellimeve te veta. Ketu ka shume pune per tu bere ne te GJITHE BALLKANIN nga shqiptaret e vertete, jo te shiturit, te pa aftet, mendjemedhenj……

  2. Iliria e bashkuar says:

    Ne mos gabohem, nuk gjeta asnje shkrim per 200 vjetorin e Napoleonit ? Nuk gjeta nje perbledhje te cereminise ne France. Presidenti tha per te nje themelues, nje strateg, nje ligj venes por edhe gabues me historine e skllaverimit. Mendoj se shqiptaret kane humbur rastin, jo vetem te lexojne cfare u be ne France, por te kuptojne mendimtaret boteror, krijimin e nje shteti. Pra ku jane bosat e shkrimit dhe analizes ne Shqiperi ???!!!! Nje shkrim i tille mjafton per 1 vit shkrime per politiken shqiptare. Prandaj mendoj dhe prozoj shpesh here se ne shkolla duhet te futet sa shpejte lenda e hartimit dhe menaxhimi. Eshte baza e mendimit dhe e vet edukimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje