“Është gjykim, jo rigjykim”, rëndohet pozita e Fatmir Mediut. Avokati i familjes Durdaj: Pse kërkesa e SPAK ishte vetëm për ish-ministrin Mediu, çfarë pritet të ndodhë më pas

7 Maj 2021, 09:43Politika TEMA

Dorian Matlija, avokat i familjes Durdaj, shpjegoi pse kërkesa e djeshme ka të bëjë vetëm me Mediun dhe jo me personat e  tjerë të përfshirë në Gërdec.

Ai tha se termi “rigjykim” përdorur dje në media është gabim.

“SPAK kërkon gjykim të çështjes, të Fatmir Mediut, jo rigjykim. Sepse kemi të bëjmë me një rast që nuk është gjykuar fare në themel.

Pra vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë për Mediun është vendim pushimi. Nuk ka rigjykim për çështje që nuk janë gjykuar asnjëherë. Në rastin konkret pra, Fatmir Mediu nuk është gjykuar, të tjerët janë gjykuar”, tha avokati për Report TV.

Ai shtoi se “Mediu do gjykohet në bazë të provave që kanë qenë, nuk ka nevojë për prova të reja” dhe kjo do bëhet pasi Gjykata e Lartë të shprehet për kërkesën e SPAK.

Nëse kërkesa pranohet, ish-ministri do kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Ka disa probleme teknike, sigurisht që Gjykata do ta vlerësojë, do vlerësojë shumë faktorë, e rëndësishme është që Prokuroria që ka patur gjithmonë tagrin për ta bërë nuk e ka bërë asnjëherë këtë kërkesë që liron nga ngërçi gjykimin e Mediut. Më në fund e bëri SPAK”, – tha avokati

Po ashtu ai shtoi se mund të ketë edhe një rikualifim të veprës penale për të njëjtat fakte.

“Të mos mbetemi thjesht te ‘shpërdorim i detyrës’, mund t’i vendoset edhe një kualifikim tjetër veprës penale, dmth për të njëjtat fakte, por një vepër tjetër penale”.

Ai theksoi se prindërit e 7-vjeçarit e kanë çuar çështjen edhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nëse do ketë një vendim të kësaj Gjykate, atëherë rishikohet çdo vendim i gjykatave shqiptare mbi Gërdecin. Pra veç gjykimit të pakryer të Mediut, hapet rruga për rigjykimin e të gjykuarve.

“Ka edhe një aspekt që nëse ka një vendim të Gjykatës Europiane, atëherë rishikohet çdo gjë. Nëse Gjykata Europiane thotë se ka shkelje nuk është bërë gjykimi siç duhet, kjo e rihap çështjen për të gjithë”, u shpreh avokati.

7 komente në ““Është gjykim, jo rigjykim”, rëndohet pozita e Fatmir Mediut. Avokati i familjes Durdaj: Pse kërkesa e SPAK ishte vetëm për ish-ministrin Mediu, çfarë pritet të ndodhë më pas”

  1. beni says:

    Do zoti hapet qe te gjithe ujqit e pushtetshem ne para dhe politike te vuajne denimin e tyre. na e ben jeten te veshtire ndjesia se ca nga ne jane te plotfuqishem se kane para.

  2. Gogogou says:

    Ky eshte hapi qe tregon shkeputjen e drejtesise nga varesia politike. Ne ngjarjen e Gerdecit dhe jo vetem, drejtesia eshte dominuar nga politika. Prandaj Mediu etj dolen te pafajshem. Uroj qe drejyesia te veproje e pavarur.

  3. Edisonevart says:

    What’s Going down i am new to this, I stumbled upon this I’ve discovered
    It absolutely helpful and it has aided me
    out loads. I’m hoping to contribute other users like its helped
    me. Good job.

  4. Vranakonti says:

    Te filloi gjykimi qe nga kryekrimineli me i madh,nga korbi i zi Sali Berisha,djali tij Shkelzeni e deri te me i fundit, te gjykohen e te futen ne burg per kete krim makaber te Gerdecit.

  5. Vranakonti says:

    Eshte çudi me familjet e tjera te tragjedise se Gerdecit, te cileve u jane vrar njerzit e dashur te tyre dhe nuk ngren zerin per te drejtat e tyre.Vetem familja Durda e kerkone kete dreejtesi.Po te tjeret pse nuk e kerkojne? Jane indiferend apo kane frike.?

  6. pjeter says:

    Per fat te mire Mehdiu nuk eshte gjykuar,ne te kundert nuk mund te rigjykohet,sepse keto 3-4 vitet e fundit,egziston nje ligj qe nuk te lejon rigjykimin per te njejtin krim,dhe promotori kryesor i ketij ligji ka qene Pandeli Majko.Motivi i kesaj shoejtesie? Majko: Na i kerkon Eurooa.Kush eshte oerfituesi me i rendesishem menjehere pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji? Like “Gimi me tha,nga une ke 700”,sepse me vendim gjykate doli i pafajshem.Nuk me kujtohet sa shkalle gjykimi kaloi mavrria,uroj te mos i ket kaluar te gjitha shkallet i gjykimit,por me sa kuptoj une,duhen prova te tjera,ye mund ta vesh ne banken e re akuzuarve hajnin me çizne firmato.

  7. Tomori USA says:

    Ish ministri i mbrojtjes Mediu, djali i ish kryeministrit Berisha dhe te tjere hajdut me cizme qe me pasurin kombetare te shqiptareve u ben miljonere, duhet j, jo vetem te gjukohen e rigjukohen, por vec denimit per ate grabitje milonshe qe ben, tu sekuestrohet pasuria e vene .
    KJo esht drejtesi, te tjerat, jane fjale boshe per te mbushur gazetat.63///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje