"Spiegel": Projekti privat i Frank Jurgen Weise në Shqipëri

7 Maj 2021, 09:32Politika TEMA

Ai ka qenë shefi i Agjensisë Federale të Punësimit, reformatori i Forcave të Armatosura Gjermane dhe kreu i Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF). Gazeta “Zeit” e akuzon Frank Jurgen Weise, që ka ngatërruar interesat private me ato zyrtare.

Mesa duket  në kohën e mandatit të tij si shefi i Agjensisë Federale të Punësimit, Frank Jurgen Weise ka marrë pjesë në një biznes privat nafte në Shqipëri. Sipas një raporti nga gazeta “Zeit”, të përfshirë ishin gjithashtu edhe disa konsulentë financiar të cilët punonin përkohësisht për institucionin e tij.

Sipas raportit, Weise dha një hua për projektin e naftës përmes një kompanie private për konsulenca financiare. Kjo kompani vuri në dispozicion gjithsej tre milion euro për këtë projekt. Qëllimi i kompanisë ishte të shfrytëzonte një fushë nafte në Shqipërinë jug-perëndimore me ndihmën e një sistemi të ri teknologjik.

Një drejtor i kompanisë McKinsey, i cili në atë kohë konsultonte gjithashtu Agjencinë Federale të Punësimit, ndërmjetësoi kontaktin me projektin e investimeve. Ai përpiloi dokumente mbi projektin e investimeve për Weise dhe ndërkohë zotëronte dhjetë përqind të aksioneve në një kompani kryesore në projekt.

Pasi u largua nga kompania McKinsey, këshilltari mori përsëri  një kontratë me Agjencinë Federale të Punësimit përmes kompanisë së tij. Përveç kësaj, sipas gazetës, një tjetër konsulent i përfshirë në projektin e naftës thuhet se ka marrë më vonë një kontratë nga Agjencia Federale e Punësimit.

Spiegel 

3 komente në ““Spiegel”: Projekti privat i Frank Jurgen Weise në Shqipëri”

  1. Meri says:

    Mos keni harruar ndonje cope, se sikur s’lexova gjekundi lidhje me Shqiperine

  2. Tartari says:

    Paçavure te gazetes Tema. Kushedi ku eshte kurdisur dhe per ç’qellime ky shkrim!

  3. Niku says:

    C’po na lexojne syte? Paska korrupsion edhe ne GJermani? Si ka mundesi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje