Muho Asllani: Unë jam gjallë sot, se nuk isha budalla të kritikoja Enverin për gabimet e fajet e tij...

7 Maj 2021, 10:36Politika TEMA

I ftuar në emisionin Memorie në Tv Scan të dy gazetarëve të njohur, Dashnor Kaloci dhe Artjan Tepelena, ish-antari i Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Muho Asllani, ka treguar një pjesë te jetës dhe karrierës së tij politike deri në organet më të larta partiake dhe shtetërore të regjjmit komunist të Enver Hoxhës, nga viti 1971 kur u zgjodh direkt në Komitetin Qendror (pa qenë më parë kandidat), e deri në 1990-ën, kur Ramiz Alia e shkarkoi me të padrejtë dhe e dërgoi si Drejtor të Fermës së Sukthit.

Në fillim të emisionit, ai tregoi se origjina e tij është nga fshati Berdicë afër lagjes Bahçallëk të Shkodrës, ku ai ishte rritur në një familje shumë të varvër dhe prindërit e tij mezi i ushqenin tetë fëmijët, (tre djem e pesë vajza), ku Muho ishte i pari nga djemtë.

Ai kujtoj pesë motrat e tij që hanin bukë misri me uthull dhe dy prej tyre ndërruan jetë kur ishin të vogla (njera 5 dhe tjetra 9 vjeçe), edhe pse babai i tyre shiti kalin e kularit për të blerë kinina (ilaçe), por ato nuk mundën të jetonin. Duke folur për varfërinë e madhe të familjes së tij, ati tregoi si i ati i’a qepte me tel opingat e llastikut dhe të dy prindërit rropateshin dhe lodheshin shumë për të ushqyer gjithë ata fëmijë.

Por edhe me atë varfëri të tejskajshme, ai tregoi se ishte një nxënës shumë i mirë dhe në përfundim të Teknikumit Bujqësor me rezultate shumë të larta, i doli e drejta e studimit në degën Agronomi duke fituar një bursë shtetërore për në Bullgari, por familja nuk e dërgoi, pasi ai ishte i madhi i djemve dhe duhej të kulloste 15 kecat që kishte familja e tyre, pasi ndryshe, ata vdisnin për bukë.

Pas mbarimit të Teknikumit Bujqësor, ai ndoqi studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz, ku aktivizohej edhe me rininë si sekretar i organizatës dhe në moshën 18 vjeçare u pranua si antar në Partinë e Punës dhe u zgjodh edhe sekretar i organizatës bazë të partisë.

Në vijim të bisedës së tij me dy gazetarët, Muho Asllani tregoi se karriera e tij politike filloi në vitin 1971 kur ai diskutoi në një mbledhje partie në qyetetin e Shkodrës ku ishte i deleguar Hysni Kapo, të cilit i ra në sy nga ajo që ai foli dhe e ftoj për darkë në Shtëpinë e Pritjes ku diskutuan gjatë. Të nesërmen Hysni Kapo i tha Prokop Murrës që ishte sekretar i parë i rrethit të Shkodrës që: ‘atë djalin, zgjidheni menjëherë në Plenumin e rrethit’.

Kjo gjë u bë shkas që ai të emërohej sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës dhe të zgjidhej edhe antar i Komitetit Qendror të PPSH-së, ku ai diskutonte në çdo mbledhje, gjë e cila i ra në sy Enver Hoxhës që në janarin e vitit 1974, e emëroi sekretar të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Matit, në vënd të Mustafa Pajengës, kuadër i vjetër që nga koha e luftës që kishte 13 vjet në atë detyrë.

Muho Asllani tregoi se që ditët e para në atë detyrë ai u ndesh me gjëndjen e vështirë ekonomike ku ndodhej ai rreth dhe në veçanti zona malore e Klosit dhe Gurit të Bardhë ku ai shkoi për kontroll dhe pa që koperativistet hanin bukë misri me uthull e ujë.

Ai e ngriti këtë gjë në mbledhjen e Byrosë Politike ku e kundërshtuan Rita Marko me Manush Myftiun, (që sipas tij mezi prisnin rastin që t’i hidheshin në fyt dhe të dilnin kundër kur shikon se ngrije ndonjë problem), por ai debatoi me ta dha i tha Manushit se: në atë gjëndje ishin edhe fshatrat e Tiranës, pasi ai kishte qenë vetë dhe i kishte parë me sytë e tij në Malin me Gropa ku ai kishte shkuar për t’u intersuar për ujin e Qafë-Shtamës, që mendonte ta shfrytëzonin për ujitjen e fusha bujqësore të rretthit të Matit.

Sipas tij, Enver Hoxha e verifikoi atë gjë duke i dhënë të drejtë Muhos në mbledhjen pasardhëse dhe i tha Manushit që të dilte ndonjëherë nëpër fshatrat e Malsisë së Tiranës. Në vijim të bisedës së tij me dy gazetarët, ai tregoi se falë punës së tij me përkushtim, u zgjodh sekretar i parë edhe në disa rrethe të tjera, si Kukes, Shkodër, Durrës, (madje në Shkodër dhe në Durrës u emërua nga dy herë), ku shërbeu deri në vitin 1990-të, që Ramiz Alia e shkarkoi me të padrejtë, duke e dërguar si Drejtor të Fermës së Sukthit.

Gjatë bisedës, Muho Asllani dha shpjegimet e opinionet e tij edhe për fenomenin e luftës së klasave, duke thënë se ajo nxitej edha nga vetë populli që bënte denoncime, si dhe për gjëndjen e vështirë ekonomike të Shqipërisë së asaj kohe, gjë e cila erdhi edhe si rezultat i prerjes së ndihmave dhe kredive nga ana e Republikës Popullore të Kinës.

I pyetur nga dy gazetarët që: a kishte menduar apo tentuar ndonjëherë që të ngrinte në Byronë Politike probleme të ndryshme, siç ishte varfëria e popullit etj., Muho Asllani tha; “Unë isha shumë i kujdesëshëm që të mos ngrija probleme që më rrezikonin për të më dënuar apo futur në burg dhe unë jam gjallë sot, pasi nuk isha budalla që të kritikoja gabimet dhe fajet e Enver Hoxhës”.

Ai tregoi se si kishte qenë prezent në të gjitha plenumet e Komitetit Qëndror të PPSH-së nga viti 1973 deri në 1982-in, ku ishin dënuar të gjitha “grupet armiqësore”, që nga Beqir Balluku, Fadil Paçrami, Abdyl Këllezi etj., e deri te Kadri Hazbiu, të cilin në rininë e tij e kishte pasur idhull dhe mbante vetëm portretin e tij nëpër festa e mitingje, por ishte i detyruar të diskutonte në Plenumin e vitit 1982 kur u godit dhe u dënua ai.

Gjatë emsionit, Muho Asllani u ndal dhe foili edhe për votimet dhe fushatat elektorale gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, (çka ishte dhe tema e emsionit), duke treguar se kur ishte sekretar i parë i komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës, kishte dhe njerëz që nuk pranon të votonin, (duke sjellë një shembull konkret) për shkak të ndonjë pakënaqësie që kishte me pushtetin lokal, etj., por ai ishte i detyruar që të shkonte menjëherë tek ai për t’ia zgjidhur problemin.

Ndërsa për zgjedhjen e kandidaturave për deputetë ai tha se ato i vendoste Partia, por se qënia si deputet nuk ishte ndonjë privilegj i madh, pasi Kuvendi Popullor mblidhej dy tre herë në vit dhe deputeti me përjashtim të ndonjë diete, nuk përfitonte asgjë, madje edhe shpërblimin prej dy mijë lekë të vjetra që kishin, ua hoqën dhe ata nuk merrnin më asgjë.

46 komente në “Muho Asllani: Unë jam gjallë sot, se nuk isha budalla të kritikoja Enverin për gabimet e fajet e tij…”

  1. sumatra says:

    Gazetar mashtrues, propogandues te peshtire te mjerimit te sotshem… spjegoini mire historite. Motrat e tij vdiqen para 1944. apo ju pelqen te ndyni sa me shume ate kohe kur me ne fund shqiptaret ja dolen te ushqeheshin me buken e prodhuar ne vend. Nuk e shpetoni dote mizerabilitetin e kesaj kohe kaosi dhe pasigurie extreme edhe pse me pare borxh shteti nuk po ja del te ushqej shqiptaret. duke sajuar lajme te reme per kohen e para 1990. Eshte e pabesueshme te shikosh se si raskapiten sot njerzit per nje çap buke ne zonat rurale pa lere me pastaj te kesh nevoje te mjekohesh apoi ti shpetosh bandave te hajduteve qe grabisin çte mundin nga fshataret e mbetur ne vetmi dhe kercenim te perditshem. Per keta te mjere kujtohen vetem ditet e zgjedhjeve duke i genjyer me nga nje thes miell apo shishe vaj e makarona ne prag te skadences kurse ju mashtrues te paguar kerkoni ti shplani trurin per ato qe ata i kane jetuar vete.

    1. Vranakonti says:

      Bravo Sumatra.Eshte e vertet ajo qe thua.Jame dakord me te gjitha sa shkruan ne komentin tend.Respekt.

      1. Drenova says:

        Beteja me e madhe qe beri Muho Asllani kur ishte sekretar i Pare i Komitetit te PPSH ne Shkoder ishte caktimi i tij si drejtues i te gjithe organizimit shteteror per zhdukjen e pasojave te termetit te 1979-tes dhe rindertimi i te gjitha shtepive brenda 5 muajve,pa marre asnje borxh nga jashte,duke strehuar 100 mije banore ne shtepite te gjitha falas dhe te kompletuara me mobilje,dysheke,batanije,ene kuzhine,soba etj,etj pa u kerkuar familjareve dokumente formale pervec certifikates se gjendjes civile qe vertetonte sasine e kuroreve dhe njerezve ne cdo shtepi!
        Per kete ta pyesnin Muhon keta palo gazetare,qe te thenat e tij t’i ballafaqonin me propaganden mashtruese te Rames se gjoja paska perballuar pasojat e termetit te fundit,kur akoma pas 2 vjetesh mijra njerez jetojne ne cadra plastike,pa asnje kusht e pa te ardhura!

    2. Drenova says:

      Beteja me e madhe qe beri Muho Asllani kur ishte sekretar i Pare i Komitetit te PPSH ne Shkoder ishte caktimi i tij si drejtues i te gjithe organizimit shteteror per zhdukjen e pasojave te termetit te 1979-tes dhe rindertimi i te gjitha shtepive brenda 5 muajve,pa marre asnje borxh nga jashte,duke strehuar 100 mije banore ne shtepite te gjitha falas dhe te kompletuara me mobilje,dysheke,batanije,ene kuzhine,soba etj,etj pa u kerkuar familjareve dokumente formale pervec certifikates se gjendjes civile qe vertetonte sasine e kuroreve dhe njerezve ne cdo shtepi!
      Per kete ta pyesnin Muhon keta palo gazetare,qe te thenat e tij t’i ballafaqonin me propaganden mashtruese te Rames se gjoja paska perballuar pasojat e termetit te fundit,kur akoma pas 2 vjetesh mijra njerez jetojne ne cadra plastike,pa asnje kusht e pa te ardhura!

    3. Dashi says:

      Ti po ja fut kot lale po rren se je komunist ai sistem ka qen i marumen qe diten qe hypen ne pushtet pranej mos mbro dicka te vdekur dhe do zoti mos u kethete me kurru se e tha mi njoni katunart prodhojshin grunin por hanin buk misri .

  2. Vlora says:

    Ta mesojne ata që bëjne sikur nuk e dine që varferine në Shqipëri nuk e solli komunizmi, ajo ishte e trasheguar, komunistet e zbuten dhe arriten deri diku edhe rezultati të kenaqshme ! Ndryshimi thelbesor me kohët e kaluara ishte se komunistet nuk perfitonin pasuri per vete apo per te trasheguar në kurriz të popullit siç benin dukshem e dhunshem paraardhesit e tyre! Komunizmi bëri sa mundi, aq dinte ashtu dinte edhe aq bëri!

  3. Shqiptari says:

    Krahasojeni vetem kete fakt: Muho Asllani çohet e flet ne nje mbledhje dhe Hysni Kapos i pelqen diskutimi i Muhos. E therret dhe i caktojne detyra te rendesishme partiake e shteterore. Pra , zgjidhet nje njeri pa asnje nderhyrje. Po sot,si mund te fitosh nje vend pune po nuk e pate nje mik.?!?!

    1. dyshuesi says:

      Ne mbeshtetje te komentit tuaj . Si u zgjodh Luli Basha kryerar i PD-se ?

      1. u dhime duke qesh says:

        ..duke bere seks me Argiten uahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaa

        1. Ergys says:

          Lulxim Basha eshte emeruar ne krye te PD nga lobi serb qe vepron ne Hollande.Ata jane pak a shume si lobi shqiptar ne USA.Lobi serb ne Hollande ka mjaft njerez te asocuar ne universitetet e Hollandes dhe profesori qe mbante Lulxim Bashen ne shtepi eshte nje i asocuar nga lobi serb.Sali Berisha po plakej dhe UDB gjeti zevendesin e Berishes

          1. sokoli says:

            Dhe lobi serb ne Hollande gjeti njeriun e duhur …… Lul dylberin ….. e kush ti tha ty keto o shoku ??? Mos na hiqni trurin e kokes , nese do ishte njeriu i serbeve ketu do kish fat tjetr dhe jo nje poshterim qe nuk po njef kufij ……po ha shpulla nga Edi Rama nje mbas nje pa pushim ……
            Shqipot jane shume te dhene mbas histoive spiunazhi ti tipit Sherlock Holmes …..e kush e llogarit sot Lulin , dhe kush jane serbet te kene njeri ne Shqiperi ?? Ata skane ne Mal te zi qe plasin nga inati qe nuk dalin ne Adriatik , do kene ne Shqiperi ???
            Jo ore jooooo Basha eshte vegel e Berishes dhe familjes se tij neser ose pasneser qe Saliu do ngordhi , u duhet Luli , eshte i besuari i tyre , ata e mbajne ne krye te PD dhe jo serbet dhe UDB ….ndoshta jepte informacione te ata kur qe ne Kosove , ben vaki , por UDB-ja ska fuqi te koruptoje dhe te financoje ne Shqiperi , pasi dihet qe Shqiperia eshte tjeterkujti ” plantacion ” ……dhe serbet nuk mundet dot te depertojne ketu ….ketu bejne komande amrikanet , ti si thua a mund te kene fushe te lire ne Shqiperi UDB-ja e serbise ??? Ska asnje shanc , mbushur Tirana me agjente amerikane ……nejse …

    2. kris me vrap says:

      @shqiptar
      mos duhej ti pelqente surratit tat qe te zgjidhej deputeti mor idjot? car e kishte Hysniu Muhon, nip apo shokun e djalit?

  4. Neri says:

    Ka qene burre.Une kam bere asnjehere me kete por kam patur nje problem me parkun e trasportit ne Durres kur drejtori nuk donte te me jepte makine per ne Rreshen per trasportin e 100 krere deleve qe cuam ne ndihme nga Jugu per demtim qe u beri bora e madhe 1985.Sa u permenda qe une do do te shkoj te shoku Muho u mobilizua gjithe parku trasportit dhe siguruan makine menjehere.Respekte per kete njeri.

  5. FAKTI says:

    Te shkoshe per interviste tek keta dy persona, eshte lajthitje totale e Muho Asllani, por se mos kane qene ne rregull atehere!

  6. Edhe mbas 36 vıteve e ke frıke per serı Enver Hoxhen Por nuk je duke folur mıre Paske mbetur aı njerı qe ke qene para se te rrıte ne pergjegjesı pra karrocıerı Muho Asllanı

  7. a says:

    ….hahaha.. c fare shteti!…u hoqen edhe dy mije lekshin deputeteve thote….dmth fuksat e nderrmarjeve e te lagjeve, pagoheshin me mire!

  8. a says:

    ….hahaha…u hoqen edhe 2 mije leket deputeteve, thote. C fare shteti!..dmth fuksat e ndermarrjeve e te lagjeve paguheshin me shume!..hahaha…

  9. Per Sumen me disa ish hetues , ose ish sigurimsa , ok Shuku Muho eshte kumplet tru shperlare , por e paska thene ndonje te verete , qe njera eshte figura gjakatare e kjofte largut Enver Halja , e mbase kjo eshte arsyeja qe nuk ju paska pelqyer ne kete interviste te dhene me ndoshta 2 gazetaret ma mendje hapur te vendit . Ju kot lodhi krimet e asaj kohe te turpeshme 45 vjećare pa diskutim qe nuk ka ish hetues apo sigurims . ose oficer qe ti mbaje te fshehura , pamvaresisht qe ju me Ramiz halen te shumtat dokumenta i patet djegur ??!!

    1. O spiun Serb=U.D.B. says:

      Kur ta futa ne sume,
      E kisha ly me shkume!
      Po ti more lok,
      Ma vrave ne kok!
      Tjeter here kujdes,
      Kur te jesh ne kthes,
      Vere doren mbrapa,
      Se ndryshe ta hapa!

  10. Pesimisti says:

    Nuk vajti ne Bullgari se do kulloste kecat. Nga Kamza si i kulloste kecat ky?

  11. Aleksander Thana says:

    ” Jetonin ne varferi te tejskajshme”, por kishin 13 keca per te kullitur !!??.

  12. rexha 10 says:

    Te pakten vlersojeni se me hire ,apo pa hire , keta burra shteti e ndertuan ate vende.edhe pse u emeroheshine per idealin qe kishin.Kjo eshte historia e ketyre.njerzeve te thjeshte qe sote jane ne rolin e femijeve.C?FARE po ndodhe sote me niperit e tyre qe i kemi ne pushtete ,kjo eshte pytja qe vlene per te diskutuar??????’C’FARE ndertuan ata komunistet e tjere qe drejtuan per 30 vite,ku me shume vodhen e shiten se sa e rregulluan ate vende.
    Pse eshte e cuditeshme emrimi ne kohen e ppsh ,dhe nuke qenka e njejta gje ne kohen e pluarizmit,ku te gjithe njerzit qe drejtuan erdhen ne pushtete me teseren e ppsh .Nga na erdhi Saliu,???nga Ramizi. Po GRAMOZI,,LULUSHI ,GJINE GJONI i biri i xhelilit,Meta,Rama,.A I SOLLI SALIU SI BASHKEPUNTORE ,APO KUNDERSHTARE POLITIKE .Po Spartak Braho e shume e shume te tjere.Ndryshimi eshte se ne kohen e zoterise ne fjale ishin kuadro te shtetit dhe kishin nje vyrtyt ,qe ishte DASHURIA per te ndihmuar popullin ,ndersa te sotemit ,jane vicioz ,dmth jane njerze qe kurre nuke kane punuar , dhe kurre nuke kane te ngopur me lluksinqe i duhet per te jetuar, dhe me nje urretje te madhe deri ne eliminimin fizike te kundershtareve politike per hire te ambicjeve dhe interesave personale ekonomike.

  13. S- New York says:

    Nje korrigjim jo se ka shume rendesi por per korrektes.Kam punuar 4 vjet ne Burrel dhe kur ka ardhe MUHO ne Burrel si Sek.i pare I rrethit. ka qene kandidat e KQ.Jo antare.
    Per hire te vertetes,Muho punoj shume mire,gjithe diten sa nje cooperative apo ndermarrje.Sa do servile I shkonin mrapa ai kurr nuk u koprementu.Edhe buken e merret me vete.Pas ardhjes Muhos u ndje dhe ndryshimi,duke ngrejtur te ardhurat per dite pune.
    Ishte shume komunikus dhe I thjesht degjonte ezrin e mases.
    Respekte per Muhon.

  14. Shtriga says:

    skamja nxjerr ushtare te bindur, nga ata qe se bejne fjalen dysh, nga ata qe ndergjegjja nuk i ndal 1 cast te pyesin mos valle po gaboj. keta kujtojne stomakun bosh dhe i thone trurit ik pirdhu, e bejne cfare do partia .

    1. Asd says:

      Ha ha ha. Ke sh. te drejte. Te pakten kete konkluzion nxjerr edhe une per rastin e Muhos. “Gomere” si ky i duheshin Partise.

      1. Mandrini says:

        Kujdes me gomarin, se eshte ngritur ne pergjegjesi, qysh kur EdRami e beri simbol te fushates…

  15. Nostalgji po,simpati jo says:

    Aty nga 84 -85 na thane fuksat e lagjes qe po doni pune ne nderrmarjet ne Shkoder duhet te shkoni te punoni tokat me lopate per tre muaj ne Oblike dhe pas Taraboshit ,,na Ftoi ky Muho Karocieri ne Komitet ishim 5 autobuza me djem te ri te qytetit,,pasi na lodhi aty ne salle na dha dhe porosine qe kush I afrohet klonit do ja bejne bythen me vrima kufitaret,,ne kohen e Muhos ne shkoder u vrane shume djem te mire ne kufi dhe u internuan,,,Muha si karrocier kapardisej cdo mengjes me mercedes te zi shkodraneve me bicikleta qe kurre nuk e morren seriozisht karrocierin nga Berdica,,te bijte e muhos kishin carta bianca per te perdhunuar tek instituti,per te bredhur me motorre japonez e per te vesh xhinse serbe ,kur djemt e shkodres vriteshin me kufi e ju benin xhiro te vdekur mbi skoda neper lagje per te terrorizuar njerezit..mos te harrojme dhe sampistat qe ju sillte shkodraneve xhaxhi muho per te rrahur njerezit e per ti qethur me zorr e per te shqyer minifundet e vajzave…Muho hengri,vodhi,vrau dhe sot na jep leksione nje kelysh i Kuq I shkolles se terrorit te kuq sllav mbi shqiptaret…per vete jetonte ne vila e njerezit I vrau e I internoi po sot edhe shoku Muho do na dalin I presekutuar .o zot ku jetojme sa turp…ramizi e dinte qe me Muhot nuk bente dot ndryshim,dhe ju a la salinjve,fatoseve dhe Edi disidentit qe me 91 si per cudi ishin ata qe populli I njef si pardesyte e bardha,,,ka shume ngjasim mes Muhos dhe Edi Rames te dy jane trapa dhe narcisista e kujtojne se nuk I njef kombi se ishin ne eliten e koleres se kuqe sllave qe ju piu gjakun shqiptareve e akoma edhe pas 30 vitesh po tallet me ta..

    1. Refugjati says:

      Ehh mor mik sa kelysha ka lone qoftelargu mbrapa nuk zhduket kollaj fara e tyre

  16. Juli says:

    turp qe merren akoma me kamunistat,
    ajo fare duhet shfarosur, enver pedja vrau kunatin e tij jo me te tjeret po populli harron shpejt
    gjithe ata djem nenash qe u vran ne kufi dhe burgjet e spacit nga keta monstra pseudo komunist
    turp qe na i kujtoni keta monsra, vetem plumbi ben pune si caucesku ne rumani

    1. Vlora says:

      Me shume djem të rinj u vrane dhe u perdhunuan në malet e Greqise pas 90′, apo u mbyten në det me Italinë se sa në klonin e Enverit… Ky është fakt, kundershtoje po deshe! Robte ku ti këtë ky sistem 30 vjecar që është treguar me barbar me njerzit e këtij vendi se sa komunizmi!

      1. Kazani dhierokrat says:

        Po ti nga Vlora je ore mik,,hambar i Kaptereve,oficereve,vrasesve,hetuesve,dhe bandave te kuqe,,edhe sot mos u anko se te kuqte votoni prape qofte me xhaxhi me qillota apo me sali koleren,kermat e elites se kuqe jane,njeri na u be antikomunist dhe tjetri na hiqet evropian Po lepin koqet e babà dovletit….juve nuk ju burgoste xhaxhi se mbetej pa fuksa vendi,,,shumica e injoranteve dhe kasapeve te bllokut ishin nga Laberia,,lane dhite dhe perqafuan idete e xhaxhi stalinit,,sa ka vrare shefqet peci zorr se ja Merr stafeten njeri..mos te harrojme dhe klanin Serb te Kapove e sadistin kriminel Kadri….qe paska qenur idhulli i Muho karrocierit trap..

        1. Vlora says:

          Ti Laberise ti ruash topet nga ajo anë, se të vetmit që luftuan edhe pushtuesin edhe komunizmin po deshe me arme në dorë ishin labet që ishin të ndare në gjysem! Kishte gjë ballista që u vrane andej nga ju në luftë kundër Partizaneve ? Po familjaret e tyre që u denigruan gjithë jetën kishte andej nga ju?
          U terhoqi e vazhdon tu terheq per hunde një malok per 30 vjet që ka vrarë me shume se Emveri e hani akoma mut me komunizma se nuk ja ka mbetur tjetër ! Ik o koqe

          1. Kazani Dhierokrat me Qillota dhe Adidas says:

            Vlora ishte dhe mbetej hambari i Fuksave te kuq,nuk di me ke luftuat se me shume Shqiptaret vrate,,Laberia kjo zone e njerezve sadista dhe kriminela te Enverit,saliut,fatosit,dhe Rames………hidhi ndonje fjale kryetarit ta beni mbret se ne Shkoder as per Banakier nuk e punesojne….Laberia kishte burra para 41 se me pas gjithe kriminelet ishin dhe Jane nen urdherat e koleres se kuqe,,,edhe xhaxhi Rama nip i Spiros nga Vlora ishte dhe kalonte me Fiat te shkonte ne Vuno,,Po sot na hiqet dhierokrat dhe Inteligjent,ai qe erdhi me thonje te pa prere nga Franca ku eshte denuar per trafik ikonash te kishes…Ne Shkoder kolera e kuqe gjithmone do marrin Noc Rrokun se kane bere vrasje 45 vite sigurisht me kapterat dhe hetuesit Trima te Laberise era dhi…Muho dhe Rama Jane Miq dhe WC e mbetjeve te qoftelargut qe na hiqej Me komunist se Marksi dhe hante e pinte ne bllok dhe vriste kombin e tij…ku ishin keta Vlonjatet Trima 45 vite???????? Harrova ishin kelyshet e qoftelargut sadistit enver..

            1. Vlora says:

              O koqe.. Ajo kolera e kuqe që thua ti nga Shkodra erdhi në Shqipëri ! Se na keni care trapin 30 vjet sikur keni qenë heronj demokracie, nje mut keni qenë! Keni lepire bythen e Enverit me keq se të tjerët per 45 vjet, boshllekun e mos angazhimin në luftë kundër pushtuesit e mbushet me lepirjen e servilosjen e peshtire ! Te paktën në Laberi apo krahina të tjera në jug dilte ndonjë brenda llojit kundër dhe denohej e hante plumbin me ose pa te drejte, kurse andej nga ju nuk mban mend njeri ndonjë te denuar apo pushkatuar.. . Kështu që perrallat me Shkoder djep I demokracise tregoja ndonjë idioti.. nuk dini ca flisni e jeni idiot të lindur prandaj tall akoma carin me ju një malok si Saliu!

    2. Tanguli says:

      ANTIKOMUNIZMI ESHTE VIRTYT I MASKARENJVE DHE I BUDALLENJVE!
      Te kesh qene apo te jesh komuniste eshte NDER DHE LAVDI!
      Kush shan komunistet ose eshte maskara, ose eshte budalla, ose eshte maskara dhe budalla bashke!

  17. Pilo Lala says:

    Po na dalka qe karrocieri Muho Asllani, qenka Agronom me shkolle te larte..

  18. ziguri says:

    Ka pas dhe nji moter bufiste ne Durres ky Muho thojshin qe ishte k..v po burri i vet XHep Kajoshi i rrifte dashnoret e grus dhe thoshte jan hajduta..

    1. qen bir qeni son of a b**** says:

      o Zigur

      ti ben biografi tipike komuniste. duket nga ke dale.

      je nga ai lloj qe beheshin komunista jo per emancipim e perparimtare. Por per inat te komshiut, c´mire, perfitim personal dhe per tju bere keq te tjerve. qe ishin nje pakice, por qe na bene gjemen mbas 90 duke zaptuar per vete si hajdut makuter. te ligj keni qene, te ligj jeni dhe te ligj do mbeteni. keni bere miljarda por nuk jeni te kenaqur. perkundrazi. te helmosur gjithe jeten. njerez koti.

      Mbase motra e Muhos ka qene bufetjere, mbase ka qene edhe k…, por ti e sjell si gje negative per Muhon, kur Muho nuk njihet per njeri i keq. Nivel karrocjeri ka qene, por ai ta thot dhe vete se rendesi kishte te ishe i bindur, e jo kritik me padronin.

      tani qe na fole per motren e Muhos, na trego edhe per motren tende se mbase na del me e mire

  19. ziguri says:

    Ka pas dhe nji moter bufiste ne Durres ky Muho thojshin qe ishte k..v po burri i vet XHep Kajoshi i rrifte dashnoret e grus dhe thoshte jan hajduta..ke 21 15 .

    1. Tanguli says:

      Ta ka thene jot’eme me siguri!

  20. Suka says:

    Zigur! per nostalgji.Eshte e vertet Muho kishte nje moter banakjere tek nje lokal afer trenit ne Durres.Ishte nje lokal I mire per kohen.
    Jetoja e punoja ne Tirane.Po shkoja me sherbim ne Durres me nje shok.Thame po pime nje kafe dhe pikrisht tek ky lokali,sa po zbritem nga treni ishte ora rreth 8 e mengjezit.Hym brenda,lokali ishte bosh,Banakjerja dhe kamajerja ishin ulur ne nje tavolinat ne lokal.Edhe neve u ulen ne nje tavoline.Kaluan 5-6 minuta dhe spo vinim.Une u cova nga tavolina dhe shkoj te tavolina e tyre.U them:Zonja miremengjez me cfar mund tju sherbej? Ne te vertet u ngrejten me nje here duke kerkuar falje.

  21. Suma ti e din qe e kam pas pa sumen e gruas edhe te vajzes tende , shume here kur te shkoshe me sherbim , une ta pas Q…. gruan e ma vona vajzen , te pelqen , legen spiun ish komumut komunist …… O spiun serb i felliqur ……….??????!!!!!!!

  22. Per ate me emer rrofshin tradhetaret , i cili nderron emer ne çdo kument ……… vdekshin tradhetaret , por jo ata po themi qe paten tradhetuar komunizmin , malkuar ata qe burgosen vrane, internuan , ata qe hoqen pronen private , kolektivizuan, rrethuan vendin ne tela me xhemba , bashke me kjofte largun si ideatori i te gjitha te keqiave , plus ata legena qe vazhdojne edhe sot ti thurin lavde ati Enver Hales , mbasi ai ka bere shume te keqia ne popull , por ma e keqja eshte ata qe la mrapa njeriu i ri i sakatuar ne tru ose ma mire njerez me tru te bunkerizuar , e te pjerdhur plotesisht , ju ish sigurimsa ju jeni shume te zgjuar ,por ama ju e keni perdorur dhe e perdorni trurin vetem per djallezira e pabesi qe jo çdo njeri mund qe ti imagjinoi fare e keqe ………..Sinqerisht i urrej sharjet , e kam theksuar edhe here te tjera , por ju ta impononi …….

    1. Shpellari kokekari. says:

      Ti ke koken .ar,
      O pis shpellare,
      E ka fajin veri
      Qe nuk te theri.
      Kur erdhi Sala,
      Ishe ti halja.
      Halja me er
      Me breke te dhjer.
      I shkoje mbrapa,
      Me gishtat perpjet,
      Me zhelet e gjata,
      O derr i shkret.
      Tani ke rene ngushte,
      E ske nga t’ja mbajsh,
      Si skilja me rrushte,
      Nje mut do te hajsh.

  23. Perseri nderrove emer , i semure mendore , me Salen do te isha nese tipat si ti do te kalbeshit ne burgjet e ish ferrit te kjofte largut , tjetra mos u thqeteso per mua sepse pa rene mire sistemi i djadhit Enver une i kam thene bye bye Shqiperise se lulezuar , ose vendit ma te lumtur ne bote , ne teori , por ne te vertete ne jetonim ne nje vend burg , te rrethuar me ushtare e me tela me gjemba pa asnje te drejte njerezore …, Perse nuk provon ti hedhesh poshte me fakte ato qe shkruaj une , pamvaresisht se ćdokush i din perfshi edhe ju tru shperlaret , por semundja e sheqerit ju pengon qe ti pranoni fare e poshter islamiko komuniste …………

  24. O kokebosh! says:

    Nga do qe te shkojsh,
    Te veshtire e ke,
    Ti o koke bosh,
    Qe kur ke le,
    Nuk di te numrojsh
    E jo te kallzojsh
    Se kush Je!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje