LIVE: Shihni ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë!

8 Maj 2021, 22:21Bota TEMA

Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë raketa kineze dhe vijon në gjithë botën makthi i rrëzimit të mbeturinave të raketës kineze, që janë në një rënie të lirë.

Mbeturinat e raketës që peshon plot 18 tonë pritet të rrëzohen në tokë mbrëmjen e sotme, ose mëngjesin e të dielës.

Ushtria amerikane, e cila po ndjek hap pas hapi segmentin e raketës, tha më herët se mbeturinat do të bien në Turkmenistan, në Azinë Qendrore, rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4:30 paradite të dielën).

Ndërkohë, teksa e gjithë bota është me sytë nga qielli, më poshtë po ju sjellim videon, që tregon “Live” lëvizjet e raketës kineze.

Në video, që ka ndjekur raketën prej ditës së djeshme, shihet se raketës i kanë mbetur edhe më shumë se 3 orë për t’u rrëzuar në tokë.

1 komente në “LIVE: Shihni ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë!”

  1. ?????????????? says:

    Mose Jane Ka ndjekun Liken që ta sulmone Kure të shkone te Mali me grips???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje