Të rinjtë rezulton se janë ende me frymën e vjetër. Sipas studimit të qëndresës qytetare për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit , vendimmarrja e votuesve për herë të parë është ndikuar nga familja për votën e tyre.
“60% e te rinjve kanë votuar njëjtë si familja e tyre . Pra vendimet dhe përcaktimet politike të të rinjve merren brenda familjes. Ndërkohë që rreth 15% e të rinjve kanë deklaruar se fenomeni i shitblerjes së votës i ka prekur dhe ata në kuptimin e vlerave monetare ose të mirave materiale”.
Megjithatë ndryshimet në kodin zgjedhor kanë marr pëlqimin e votuesve të rinj. Ata kanë besuar se veç subjektit zgjedhor, vota preferenciale për kandidatët do të sillte ndryshim. Kjo bazuar në sondazhin e qëndresës ndaj 300 të rinjve në 5 qarqe të Shqipërisë në ditën e votimit. Pasi më daljen e rezultatit, edhe pse 67% e të rinjve besuan se vota e tyre do të ndryshonte listën e partisë, vetëm 3 kandidatë arritën në fund të thyenin herësin.
“Rreth 86% janë shprehur se janë të kënaqur me këtë sistem zgjedhor . Ky ka qenë momenti pasi kanë dalë nga qendrat e votimit ndërsa tani mund të shohim problematikat e procesit zgjedhor. Ndërkohë që një element tjetër është sa i komplikuar ka qenë procesi i të votuarit pasi kishim një fletë të re e cila doli në moment të fundit që prodhoi 80 mijë fletë votimi të pavlefshme.dhe kjo pasqyrohet te 20% e të rinjve nga 18-29 vjeç që janë shprehur se procesi ishte i komplikuar e ju mund ta mendoni më tej se ca ndodh nëse fasha e moshës rritet.
Ku eshte procesi i komplikuar?????Mjafton nje kryq ose dy kryqe mbi numrat ne te njejten vije.Ishte shume thjeshte.Natyrisht per moshat e avancuara ka pak veshtiresi.Por me nje sqarim nga nje person i autorizuar gjithcka zgjidhet shpejt.
Kendvështrimi i studimit nuk është aspak i drejtë sa i përket votimit të të rinjve njëlloj me prindërit. Ku kuptohet që janë të urdhëruar dhe nuk është zgjedhje e arsyetuar e tyre në bazë të bindjeve mbi të mirat e pritshme nga partia që zgjedhin të votojnë? Nga ana tjetër, fleta e votimit nuk ishte aspak e komplikuar. Subjekti politik me kandidatin a parapëlqyer janë në një rresht. Problemi me fletët e pavlefshme lidhet vetëm me faktin që votuesit nuk kanë mësuar cilat janë kufizimet, të cilat KQZ i ka shpallur në TV, por që s’ka garanci që ka shkuar edhe te veshët e atyre që kanë gabuar, mes të cilëve mund të ketë edhe nga ata që kanë vepruar me dashje në mënyrë të gabuar.
Mendoj se autori i shkrimit nuk ka asgje te perbashket me ndonje studjues, eshte thjesht dikush qe mendon ne ate menyre dhe te ardhmen, ndryshimin e shikon vetem te tille. Perse nje familje duhet qe patjeter te ndryshoje keshtu dhe kete ta quajme ndryshim, modernizim apo europianizim? Edhe pasardhesi i perket te njejtes shtrese si familja e vet dhe eshte normale te kete te njejtin kendveshtrim per te ardhmen, por me nje mentalitet tjeter. Apo mendon se pasardhesi do me shume partine se familjen, te paret e vet? Keshtu na del se fajin e ka populli qe nuk di te shohe e te zgjedhe me te miren per te ardhmen e vet. Autori nuk na ben me dije mbi konceptin e se mires per te cilen duhet te votojne ndryshe keta te rinj, pra edhe ai vete si dhe ne te gjithe, kete koncept e formojne apo mbeshtesin mbi formimin e tyre ne kushtet shoqerore ekonomike ne te cilat jane rritur dhe jetojne. Keshtu qe eshte e gabuar te pretendosh se dikush mban etalonin e ketij koncepti dhe kerkon qe tua mesoje te tjereve. Jo, kjo nuk eshte e drejte. Perkundrazi, mund te jete arrogance dhe driteshkurtesi. Do te ishte me mire qe alternativat te parashtrohen dhe secili te zgjedhe ate cka i duket me e mire per jeten e tij. Nuk eshte mire me keto percaktime kategorike, sic ben autori i ketij shkrimi per te na ndricuar mendjen qe te kuptojme sa gabim e kemi kete vazhdimesi per shkak te te qenurit pjese e nje familje me nje orientim te dhene. Ose perndryshe, autori i ketij shkrimi ka pergjegjesine qe te na ndricoje deri ne fund qe te kuptojme qarte dhe plotesisht te ardhmen e ndritur se si mund te emancipohemi duke dale nga kjo vazhdimesi brezash dhe mentaliteti, pasi qenka bere pengese zhvillimi.