“Politika përbëhet nga dy fjalë; “poli”, që nga greqishtja do të thotë shumë dhe; “tik”, një lloj insekti gjakpirës”. Gore Vidal
Lulzim Basha me siguri nuk e ka lexuar Gore Vidal, e as thënien e tij që e shpjegon politikën në mënyrë të thjeshtë dhe cinike, por ekspertët izraelitë të fushatës së tij me siguri që po. Ata nuk kanë patur kohë, ti mësojnë “punëdhënësit” të tyre përmendësh, gjëra që një lider politik fitues duhet ti ketë të lindura.
Tani që kaluan dy javë nga përfundimi i zgjedhjeve të 25 prillit, mund të analizosh më ftohtë, shkaqet që e çuan opozitën shqiptare drejt humbjes. Lulzim Basha kishte shanse reale që të bëhej Kryeministër, por atij ia treguan shtegun gabim dhe ai nuk kishte instikt dhe busull të saktë që të orientohej në pyll!
Gabimi fatal
Liderët e partive të vogla aleate me PD dhe elita e medias opozitare, ishte në ekstazë ditët e fundit të dhjetorit 2018. “Do e shihni çdo i bëjmë Ramës tani shpejt”,- i thonin njerëzve në “mirëbesim”. Tymi i flakadanëve kur u shkarkua Kryeprokurori Adriatik Llalla, shoqëruar me goditjet me çizmeve në Parlament, u përzie me fishekzjarret e festimeve për vitin e ri 2019. Çarja e digës së sistemit të vjetër të drejtësisë duhej ndalur, ose ujërat e ndenjura, do mernin përpara komanduesit e saj.
Djallëzia e Sali Berishës dhe Ilir Metës, detyruan Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin të dorëzonin në janar në Kryesinë e Kuvendit, mandatet e deputetëve të opozitës. E atëherë kur besonin e se e kishin kapur Edi Ramën në befasi, e ai do u lutej të riktheheshin, Parlamenti nuk humbi kohë. Mandatet iu dhanë të renditurve në fundin e listave të PD e LSI në zgjedhjet e 2017. “Kaparata” e re e popullit opozitar, sapo kishte bërë rokadën në skakierën e shahut politik, me elitën zyrtare.
Kjo ndezi “revolucionin e molotovëve”, çdekretimin e zgjedhjeve lokale nga Presidenti dhe bojkotin e tyre nga opozita. Por PS dhe Edi Rama, nuk u tërhoqën. Pas 30 qershorit 2019, PD e LSI e panë veten për herë të parë që nga krijimi, jashtë sistemit politik e demokratik të vendit, pa përfaqësim në pushtetin lokal e qëndror. Opozita preku fundin, ndërsa institucionet e sistemit të ri të drejtësisë me ndihmën e SHBA dhe BE, vijuan ngritjen.
Lufta finale e opozitës, për të penguar reformën e drejtësisë, dështoi. Por atëherë kur demokracia e kaloi testin e stresit ekstrem, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia globale, morën në provim aftësinë e qeverisë dhe të Kryeministrit Edi Rama për të reaguar dhe menaxhuar një nga periudhat më të vështira në historinë e vendit. Mandati 2017- 2021, u shndërrua në 4 vjeçarin më unikal politik, të tri dekadave të post komunizmit në Shqipëri.
Detajet që bëjnë diferencën
Pasi doli nga dera e sistemit, opozitës i duhej dhënë mundësia, të rikthehej nga oxhaku. Tryeza e Këshillit Politik për reformimin e sistemit zgjedhor, i dha mundësinë palëve, të rinisnin lojën e prishur të shahut politik. PS ishte në pozita më superiore pasi në fund të fundit, marrëveshja politike do përkthehej në ligj e do reflektohej me ndryshime Kushtetuese, në Parlamentin e braktisur nga PD dhe LSI.
Koalicionet ndryshe nga më parë, do të ishin parazgjedhore, përmes një liste unike kandidatësh për deputetë. Kjo i hiqte mundësinë opozitës, të përsëriste në 2021, lojën që PD dhe LSI bënë kundër PS në zgjedhjet e 2009. Basha e Meta betoheshin se kishin qëllim, vetëm largimin e Edi Ramës, ndaj Kryeministri shfrytëzoi një parim europian për ti vendosur në provë. Intuita e tij triumfoi, sepse PD dhe LSI, nuk bënë një koalicion të përbashkët. Si të mos mjaftonte kjo, nga partia e Bashës u krijuan disa parti të reja politike, të cilët e fragmentarizuan akoma edhe më shumë votën e opozitës.
“The Queen’s Gambit”
Shifrat e 25 prillit dëshmuan se PS fitoi jo vetëm se menaxhoi mirë projektin e rindërtimit nga tërmeti dhe pandeminë, por edhe lojën e shahut politik me opozitën. Mbledhja mekanike e votave që çertifikoi KQZ tregojnë se; nëse PD dhe LSI do të ishin në një koalicion të përbashkët parazgjedhor do të fitonin 68 mandate, PS 70 dhe PSD e Tomë Doshit 2 mandate. Pra opozita do të fitonte 5 mandate më shumë.
Nëse të gjitha forcat opozitare (përfshi partitë e reja të Topallit, Patozit, Murrizit, Rudina Hajdarit, etj) do të dilnin në një front unik, atëherë PS po sipas kësaj mbledhje mekanike të votave, do të merte 69 mandate. Edhe Opozita e Bashkuar, do të merte 69 mandate. Fati i qeverisjes së Shqipërisë deri më 2025, pas kësaj, do të ishte në dorë të PSD të Tomë Doshit.
PS fitoi sepse Edi Rama diti ta luantë me mirë shahun politik. Në 2017 ai bëri marrëveshje me Lulzim Bashën për ti shtyrë zgjedhjet më 25 qershor, nga 18 qershori që ishin dekretuar fillimisht. Kjo manovër çoi në djegien e afateve për krijimin e koalicioneve të reja. Në 2021 Gjiknuri e “qëndisi” këtë në amendamentet kushtetuese, duke ia djegur mundësinë opozitës, që të shfrytëzonte një artific për të fituar mbi PS.
Lulzim Basha vetë e ndihmoi Edi Ramën që të kalonte nga shtegu i duhur duke dëshmuar se nuk kishte as “poli”-sin me vete dhe as “tik”-un e duhur, për të qenë një lideri fitues!/Arben Shehu, ISR
Si do fitonte opozita kur 61 bashkite jane te pushtuara nga Socialistet.
Gjithe buxheti i shtetit u hodh per zgjedhjet.
Oligarket hodhen miljona euro me te cilat blen te pakten 100 mije vota.
Nuk fitohet pushteti me zgjedhje kur nuk organizohen zgjedhje te ndershme.
Fatkeqesisht populli yne eshte injorant ka 75 vjet qe i ben varrin vetes me idet sllavo-komuniste.
Edhe kete here votoj per te preferuarin e Vucicit psikopatin Edi Rama.
Nuk duhet te ankohet me populli qe ne Shqiperi nuk jetohet edhe pse eshte katandisur si iriqi qe diten del ben xhiro por ne dark thehet ne ferre.
Ramanca e 17 maj 2017 vazhdon!
Partia Demokratike;
U lind nga shpresa,
U rrit nga Dhuna, dhe
U shkaterrua nga injornca e lidershipit bajraktaresk.
Varrosur me 25 Prill 2021,
Cashtu bre Tao cashtu .
Po ci keni leto pallavra – a thua se ky popull eshte vetem numra banakesh opinionistesh televizive!??
Kur do ta kuptoni ju qe per cdo nate, ja rrokanisni koken ketij populli, se jeni komplet te pa ditur, te pa informuar, te pa pjekur – jeni vetem interesaxhinj te vegjel qe siguroni buken e turpit nepermjet pallavrave dhe perrallave – krejt larg realitetit…
O Ladi, o bole. Po kur do ta kuptosh ti se politika dhe gjithcka tjeter ne kete bote eshte aritmetike?! Cfare realiteti do tjeter ti o idiot i lindur, kur shkrimi eshte bere, bazuar mbi shifrat konkrete te zgjedhjeve te 25 prillit?! Kur qenke kaq i mencur zoterote, pse nuk na i tregon ate formulen tende sekrete prej gjeniu te shperfillur, qe te shpetoje njehere e pergjithmone ky vend? Rrot kari
Andej nga Korça, nje nene, kur nisi te birin qe te shkonte tek shtepia e te fejuarës, i dha me vete edhe dajen e tij ( te vëllanë e vet ).
Fytyra i tregonte nje shqetësim, nje stres te madh.
Qetesohu tani, prit te vijnë dhe te marrim vesh si ka shkuar puna, mundohej i shoqi ta qetësonte.
Ah, qe përveç hudhrën qe i futa ne xhep, te kisha mundësi ti vija dhe gojen time, qe te fliste si duhet, renkonte nena e shkrete, se e dinte çfar fëmije torollak kishte.
Lulushi i shkrete!
Luli dhe cdo person tjeter nga partia demokratike behet kryeminister vetem kur te mos jene kuklla e mos drejtohen nga saliu.Kur partia demokratike te behet parti ewropiane dhe jo talibane ,
Per “Taulant”, komentuesin e pare.
Kur ky “popull injorant”, nuk voton shpellaret, çfar kërkoni neper qytete?
Shkoni ne habitatin tuaj, ne shpellat e arinjve, sepse atje ju kuptojnë, ju vlerësojnë, ju votojnë.
Sa per oligarket, ata i krijuat ju, shpellaret, sepse, sipas kanunit, ata do te ishin hambari i votave per te ekipin e neandartaleve.
61 bashkite, GJGANDIT EDI RAMA, ja dha vota e sovranit, pasi shpellaret ishin ne gjumin letargjik dhe kur u doli gjumi zgjedhjet ishin kry.
Cashtu bre Tao cashtu .
Sa te jete Sali Vik karaxhich ne kete jete, PD-ja do te mbetet ne opozite,
ndersa Edi Rama do te sundoje ne Shqiperi si Putini ne Rusi…
Rama nuk ka per te ikur me nga pushteti se ne Shqiperi kane mbetur vetem pleqt ideologjikisht te perdhunuar prej sllavo-komunizmit.
Ata edhe ne varr per Ramen do votojn.
PD-ne e shkatrruan Drejtuesit kryesor qe dolen nga parlamenti,mos pjesemarrja ne zgjedhje.
POR NE MENYRE TE VECANT
ANALISTET (chakallet) me te pa skrupullt dhe ma te neveritshem qe po I coin ne qorrsokak mbeshtetsit e djatht.
PD-ja duhet te analizoj ceshtjet e brendeshme te saj,jo te justifikoheni me mazhorancen.
Ne kunderten te jeni te sigurt kurr skemi per te fituar.
Eshte per tu habitur,si eshte e mundur si nuk rreagon BERISHA per gjullurdine ne PD.Gjithe keto sulme kunder BASHES ,ne fakt jane Lauder BERISHES.
Politika dhe Krimi jane e njejta gje..(Corleone)…..Mafjozi i Famshem….te tjerat i shikojme perdite….
PO te shikosh Fytyrat e Mesiperme …do te mendoni ne Fjaline e Mesiperme te Corleones….ata jane te gjithe Mafjoze dhe Gangester me Pushtet..lol
Edhe ato mandate qe mori i mori sepse te gjithe anetaret e simpatizantet e opozites bashkuar jua kishte mbushur mendjen Basha qe do te kete rrotacjon sepse nuk mbahet pushteti me shum se 8 vjet e kete jua thoshte te sigurte sikur eshte e shkruar ne kushtetute apor e shprehur ne ligj . Ja mendojeni sikur prap te behen zgjedhje mbas 6 muajsh ata humbin shume rende sepse populli u bind qe opozita me kryetar Lulzim Bashen dhe socjalistja me kryetar Edi Ramen per 100 vjet nuk fiton Basha sado te bejne diversion qe e kena te sigurte fitoren siç jan shpreh .Edhe nje gja tjeter i ka demtu ajo largimi ne bllok nga parlamenti dhe mosmarrja pjese ne zgjedhjet lokale , ajo i shkatrroj peffundimisht . I lumte Berishes e Metes qe i urdheruan . Po mire more , une e di qe kjo opozit e bashkuar ka boll ish ushtarake pra edhe ish gjenerala me ngarku me lopate bilesune e di qe edhe ish presidenti Nishani ka qene ushtarak kapter a ça ka qene . Po ku kan pare ata qe ka terheqe strategjike qe do te thot me ja lene vendin armikut , terheqa njihet vetem ajo taktike nje pjese . Edhe ato benen terheqe strategjike dhe ja lane fushen e lojes kundershtarit .
Sllavo komunizmi ne Shqipëri shihet neper mjet fytyrës se familjes hale dhe mafioze, familjes Sali Ram Berisha.
Kuptove o “Taulant” ose me sakte Taulantoviç?