Ditari politik i Enver Hoxhës: Titoja, Moshe Pijade, Miladin Popoviçi kanë folur, por Kosova nuk qetësohet duke hequr Mahmut Bakallin dhe duke sjellë në krye të saj…

9 Maj 2021, 09:03Politika TEMA

Memorie.al Publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përket datës 8 maj të vitit 1981, ku ndodhet ditari politik i udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, me shënime për ngjarjet e Kosovës të cilat kishin filluar që në ditët e para të pranverës së atij viti, fillimisht me protestat dhe demonstratat e rinisë studentore dhe më pas edhe të popullit të Kosovës, të cilët u ngritën për të kërkuar liritë dhe të drejtat e tyre të ligjshme, ashtu si të gjithë popujt dhe etnitë e tjerë që ndodheshin asokohe në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë. Ditari i plotë i Enver Hoxhës, nga porositë e dhëna Ramiz Alisë për t’i dërguar të gjitha faqet e gazetave të huaja nga e gjithë botë që kishin pasqyruar dhe komentuar ngjarjet e Kosovës, përgatitjen për një artikull në gazetën “Zëri i Popullit” lidhur me ato ngjarje në periudhën mars-prill 1981, përgjigjen për politikanin dhe ish-diplomatin serb, Milosh Miniç, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve të JugosIlavisë, i cili kishte bërë një provokacion të rrezikshëm në adresë të vendit tonë”, duke deklaruar se: “Udhëheqja shqiptare, nëpërmjet veprimtarisë së organeve të saj të informacionit dhe të diplomacisë, duke përfshirë ambasadën e saj në Beograd, zbuloi vetangazhimin dhe ndërlikimin e saj të plotë në ngjarjet që u zhvilluan në Kosovë”, etj.

Nga Dashnor Kaloçi

 “Deklarata e bërë nga ana e zotit Miniç përbën një problem për ne, prandaj duhet diskutuar qëndrimi që duhet mbajtur. Gjatë bisedës Ramizi më tha se kjo deklaratë e Miniçit dhe deklaratat e bëra nga udhëheqës të tjerë jugosllavë kërkojnë reagim nga ana jonë. Drejt e tha ai, por unë nuk jam i mendimit të bëjmë as protestë publike zyrtare nga ana e Qeverisë sonë, as ndonjë deklaratë nga ana e ATSH-së. Kjo e dyta mund të ishte një variant për të shprehur publikisht pikëpamjen tonë. Megjithatë si mbrëmë, ashtu edhe sot, unë e kam menduar një çikë më thellë këtë çështje. Së pari, qëndrimi i mbajtur nga ana e udhëheqësve titistë të çdo niveli, nuk mund të mbetet pa një përgjigje nga ana jonë. Por, para se ta bëjmë këtë, përpara se të përgjigjemi, ne duhet të analizojmë përse veprojnë kështu udhëheqësit jugosllavë. Këtë veprim të tyre, që shoqërohet me gjithfarë akuzash kundër vendit tonë, unë e konsideroj një provokacion, të cilin ata e bëjnë që ne të biem në të dhe jo vetëm të largojmë ambasadorin tonë nga Jugosllavia, duke bërë këtë t’u japim atyre të drejtë për të gjitha ato që kanë deklaruar kundër nesh, por të shkojmë edhe më tej, të tërheqim ambasadën tonë nga Beogradi, sepse edhe Miniçi nuk tha ambasadori shqiptar, po ambasada shqiptare. Ky është një provokacion i madh, veç ata duan që pasojën që sjell ai, të mos e bëjnë vetë, por nxitin ta bëjmë ne. Kjo që bëjnë ata është e dënueshme. Bile ne e kemi dënuar, prandaj në këtë provokacion të tyre nuk biem”.

Kështu thuhet në mes të tjerash në ditarin politik të udhëheqësit të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, që mban datën 8 maj të vitit 1981, ku ai ka mbajtur shënime lidhur me ngjarjet e Kosovës, të cilat kishin filluar që në ditët e para të marsit të atij viti, kur rinia studentore e Kosovës doli në protesta dhe demonstrata të cilave më pas i’u bashkua edhe populli i Kosovës, duke kërkuar liritë dhe të drejtat e tyre të ligjshme, ashtu si të gjithë popujt dhe etnitë e tjerë që ndodheshin asokohe në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë. Për më shumë rreth kësaj dhe të gjithë qëndrimin që mbajti udhëhqja e Shqipërisë komuniste dhe personalisht Enver Hoxha ndaj udhëheqjes komuniste të Jugosllavisë, na njeh ky document arkivor që Memorie.al po e publikon të plotë në tre pjesë.

Ditari politik i Enver Hoxhës për ngjarjet në Kosovë, maj 1981

Ju e keni gjakosur rëndë tri herë popullin martir shqiptar që jeton në trojet e veta në Jugosllavi dhe që me 50 mijë veta luftoi krah për krah me vëllezërit jugosllavë dhe me popullin vëlla shqiptar që dërgoi brigadat sulmuese çlirimtare të tij në Jugosllavi kundër pushtuesve nazifashistë, çetnikë dhe ustashë. Me gjithë këtë luftë, ju me Rankoviçin e gjakosët në vitin 1945, në vitin 1966 dhe përsëri më 1981 e mbuluat me gjak. A mund të ecet më kështu, zotërinj udhëheqës jugosllavë? A i thonë kësaj «zgjidhje e drejtë e çështjes nacionale», siç po e trumbetoni çdo ditë këtë slogan? A do ta duronit ju një terror të tillë me popullin tuaj, a do të ishit ju aq gjakftohtë dhe aq të durueshëm, siç janë treguar kosovarët përpara këtyre ngjarjeve mizore? A nuk ka të drejtë të rrojë e qetë dhe e lirë popullsia shqiptare që jeton në trojet e veta në Jugosllavi? A nuk ka të drejtë ajo që të mos i hyjë udbashi në shtëpinë e tij dhe të burgosë, të torturojë e të dhunojë trimat e trimëreshat e saj? Shqiptarët e Jugosllavisë duhet t’i kenë të gjitha të drejtat dhe Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë do t’i mbrojë ata kur t’u shkelen këto dhe sidomos kur mbyten me gjak, siç ngjau kohët e fundit në të gjithë Kosovën. Këto të vërteta që ne afirmojmë dhe këto të drejta që mbrojmë botërisht, ju i quani «ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë», i quani “organizim subversiv të Tiranës” etj. Jo, zotërinj, nuk është kështu dhe nuk ju beson njeri. Populli shqiptar që jeton në Jugosllavi është i zgjuar vetë dhe di çfarë bën, s’ka nevojë as ta mësojmë dhe as ta nxitim ne, shqiptarët e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ai është trim dhe i besës, di të kërkojë çka i takon, siç di të mbrohet vetë. I çmoni drejt, zotërinj udhëheqës jugosllavë, virtytet e larta të kësaj pjese të kombit shqiptar që jeton në trojet e veta në Jugosllavi, mos e bëni armik, se nuk është mirë as për ju, as për ata, në qoftëse u shkelni të drejtat që u takojnë.

Marrëdhëniet arsimore, kulturore e shkencore që Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ka zhvilluar, në radhë të parë me Kosovën, por më pak edhe me Republikën Socialiste të Maqedonisë dhe me atë të Malit të Zi (dhe me këto të fundit më pak jo se ka munguar vullneti ynë), për mendimin tonë kanë qenë shumë normale, shumë frytdhënëse, shumë të dobishme dhe korrekte për të dyja palët. Këto marrëdhënie janë zhvilluar me pëlqimin e të dyja palëve dhe me marrëveshje në mes dy qeverive tona. Besojmë se qeveria e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë u ka dhënë pëlqimin si Krahinës Autonome të Kosovës, ashtu edhe të dyja republikave të federuara ku jetojnë shqiptarë. Por kjo është një çështje që nuk na përket neve. Të dyja palëve na përket fakti që këto marrëdhënie ecnin në rrugën e drejtë, ato nuk kishin karakter politik, as nxitnin nacionalizmin, shovinizmin dhe irredentizmin. Bashkëpunimi shkencor dhe kulturor ka qenë vëllazëror, i çiltër, i sinqertë nga të gjitha palët. Asnjë reklamim të mungesës së korrektesës, të shkeljes së ligjeve të njërës ose të tjetrës republikë nga njerëzit në vajtjet dhe ardhjet në vendet tona, nuk u bë dhe asnjë incident, qoftë edhe i vogël, nuk ngjau. Ne kemi bindjen e plotë se këto marrëdhënie, siç keni qejf ta përsëritni shpeshherë, shërbyen si urë për forcimin e marrëdhënieve të popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë. Dhe në fakt këto marrëdhënie shkuan duke u forcuar.

Turbullirat që ngjanë në Kosovë, nuk erdhën për fajin tonë, as të nxitjes e ndërhyrjes më të vogël nga ne dhe as të marrëdhënieve ekonomike, tregtare e kulturore në mes Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, të cilat udhëheqja e Federatës Jugosllave i konsideroi si “ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë, si nxitje të shovinizmit shqiptaro madh, si rivendikime territoriale, si irredentiste”. Ajo këto marrëdhënie që po zhvillohen prej kohësh në dritën e diellit dhe jo në skuta, i cilësoi si frymëzim bazal të nacionalizmit shqiptar, i importuar nga Tirana, nga shkencëtarët, nga profesorët, nga akademikët, këngëtarët dhe valltarët tanë. Ky mendim shpifës dhe armiqësor asnjëherë nuk u shfaq si kritikë ose si vërejtje nga ana jugosllave. Përkundrazi, duam të theksojmë se disa udhëheqës nga më kryesorët të udhëheqjes shqiptare në Federatë dhe në Kosovë, që u treguan nga më të egrit kundër demonstruesve në Kosovë, njerëzit tanë të artit dhe të kulturës që shkonin në Kosovë, vazhdimisht i kanë marrë si shembull dhe i kanë lavdëruar e falënderuar publikisht për mirësjelljet e tyre. Kjo ngritje e shpatave dhe e mburojave kundër nesh nga ana e udhëheqjes jugosllave u bë sigurisht për të mbuluar diçka të tmerrshme, të llahtarshme dhe të dënueshme që ngjau në rrugët e qyteteve dhe të fshatrave të Kosovës, ku u derdh gjak i shumtë i popullit. Sa u vranë dhe si u vranë?

Kjo mbahet e fshehtë, por populli shqiptar i Kosovës i di djemtë dhe vajzat e tij që janë vrarë, janë torturuar dhe janë zhdukur e burgosur. Sa më shumë të fshihet e vërteta, aq më e rrezikshme bëhet. Gjaku nuk bëhet ujë! Mos e harroni! Udhëheqja jugosllave këtë tragjedi i’a veshi “nacionalizmit”, “shovinizmit shqiptar” dhe “irredentizmit”, ia veshi ndërhyrjes dhe nxitjes nga ana e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë së Punës të Shqipërisë. Por kjo nuk qëndron. Kjo mund të gënjejë disa dhe jo për një kohë të gjatë. E vërteta e plotë do të dalë në shesh dhe kjo e vërtetë do të jetë e tmerrshme për ta. Udhëheqja jugosllave harron se kombi shqiptar është një, pavarësisht se një pjesë rron në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe pjesa tjetër në tri pjesë të Jugosllavisë Federative. Ai ka historinë, kulturën, gjuhën e tij të njëjtë, ai ka heronjtë e tij, poetët, piktorët, muzikantët etj. të përbashkët. Ky është thesari i tij i madh që ai e ruan, e kultivon dhe e zhvillon. Këto janë tiparet kryesore të një kombi. A mendojnë jugosllavët se këto tipare të kombësisë shqiptare duhet të shuhen, duhet të cilësohen si shenjat dhe dukuritë e një “nacionalizmi romantik të perënduar, të sëmurë dhe të një shovinizmi të dënueshëm”? Për njerëzit e Shqipërisë socialiste që kanë shkuar në Jugosllavi dhe për shqiptarët që jetojnë atje dhe që kanë ardhur në Shqipëri, që kanë shkëmbyer mendime me njëri-tjetrin për pasurimin e gjuhës shqipe, për gjenezën e popullit shqiptar, për historinë e të parëve tanë, për shkencat ekzakte, për shkencat shoqërore dhe natyrore, a mund të konsiderohen këto si nxitje të shovinizmit dhe të irredentizmit shqiptar?

A mund të konsiderohen vallet dhe këngët tona popullore që janë shfaqur në Jugosllavi si nxitje të shovinizmit dhe të irrendentizmit? Ky është thesari ynë, i gjithë shqiptarëve, i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në veçanti. Planet dhe programet tona jua kemi paraqitur dhe i keni aprovuar. Ato i ka pëlqyer shumë publiku, i ka duartrokitur. Të bukurën dhe të shëndoshën të gjithë e duan. Ansamblet tona artistike kanë shkuar kudo. Ato janë pritur dhe janë duartrokitur me një simpati dhe entuziazëm të madh nga populli grek dhe udhëheqësit e tij, nga artdashësit dhe shtypi i këtij vendi. Po e njëjta gjë, vallet dhe këngët tona popullore i kanë pëlqyer shumë populli turk dhe udhëheqësit e tij të çdo rangu. Kështu ka ngjarë në Francë, në Itali, në Algjeri, në Tunizi, në vendet nordike e kudo. Asnjë s’na ka akuzuar as për nacionalizëm, as për shovinizëm. Ata kanë respektuar ndjenjat tona dhe ne kemi respektuar të tyret. Pyesim: Pse ky qëndrim i udhëheqësve jugosllavë? Çfarë i shqetëson ata në realitet në kokën dhe në ndjenjat e tyre? Pse nuk e kanë ndërgjegjen të qetë? A mos mendojnë ata se kanë shkuar shumë njerëz ose grupe njerëzish nga ana jonë në Jugosllavi? Statistikat tregojnë të kundërtën dhe ne gëzohemi.

Apo mos duan të gjejnë një arsye pa bazë që këto marrëdhënie t’i ngushtojnë, t’i zvogëlojnë vajtje-ardhjet dhe shkëmbimet në shkencat, në kulturë, në arte? Ata, po të duan, e kanë të drejtën e tyre ta bëjnë një gjë të tillë. Ne dyert nuk i sforcojmë. Ne do t’i kemi dyert të hapëta për të gjithë miqtë e sinqertë, cilët do qofshin këta dhe veçanërisht për vëllezërit tanë shqiptarë që jetojnë në Jugosllavi. Kjo do të shërbejë që ata të shohin “skëterrën shqiptare”, sikurse thonë udhëheqësit kryesorë të Krahinës Autonome të Kosovës dhe të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe ta barazojnë atë me “parajsën jugosllave”, sikurse themi ne. Por mendimin tonë ne po e themi: në rast se jugosllavët i marrin këto masa nacionaliste e shoviniste, do të jetë gabim i madh nga ana e tyre. Shqiptarët e Jugosllavisë dhe gjithë populli shqiptar do t’i dënojë ata dhe kanë të drejtë të thonë se jugosllavët kanë frikë nga zhvillimi i kulturës shqiptare dhe s’kanë frikë nga kultura dekadente! Po u themi sinqerisht jugosllavëve, që masa të tilla nuk do ta qetësojnë opinionin shqiptar në Kosovë dhe në viset e tjera të Jugosllavisë dhe opinioni i shëndoshë jugosllav e ai botëror do ta dënojnë, gjithashtu, këtë veprim. Edhe një herë e kemi për detyrë t’u themi udhëheqjes jugosllave dhe shqiptare në Kosovë dhe në vise të tjera, të ruajnë gjakftohtësinë në mendime dhe në veprime.

Udhëheqja jugosllave të shikojë me drejtësinë më rigoroze nevojat e shqiptarëve të Jugosllavisë, të mos i trajtojë keq dhe të mos diskriminojë popullsinë shqiptare, të shikojë me seriozitet dhe me objektivitet kërkesat e ligjshme të kosovarëve, të mos prekë dhe të mos trajtojë keq rininë heroike shqiptare, veçanërisht rininë studenteske, mësuesit, profesorët dhe gjithë inteligjencien patriote të Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve në viset e tjera të Jugosllavisë, të mos i konsiderojë Universitetin e Prishtinës dhe shkollat fillore e të mesme shqiptare si çerdhe armiqsh, kundërrevolucionarësh, shovinistësh etj., të mos e sakatosë Universitetin e Prishtinës, me pretekstin se ka superprodhim të të shkolluarve dhe t’i hallakatë studentët shqiptarë në të gjitha universitetet e Jugosllavisë, pse asnjeri nuk gënjehet përse bëhet kjo. Shqiptari nuk e harron «vendin ku ka lerë dhe ku e ka nderë». Asnjëherë nuk mund të ketë superprodhim të shkolluarish, në qoftë se shtohet prodhimi në Kosovën e pasur dhe të varfër njëkohësisht. Këtu duhen marrë masa serioze, të mos fshihet ky realitet i hidhur, pa ju lejojmë të bërtitni sa të doni se në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë “populli s’ka të hajë, s’ka liri”. Këto gabime të mëdha mos i bëni, po i ndreqni.

Nuk duam t’ju japim mend dhe as të ndërhyjmë në punët e brendshme tuajat, por po jua themi për të mirën e përbashkët të të dy vendeve tona, se shumë i keni acaruar çështjet me kosovarët e me shqiptarët e viseve të tjera në Jugosllavi dhe me emigracionin ekonomik shqiptar jashtë Jugosllavisë. Ju po krijoni dasi te këta të fundit. S’janë «agjencitë tona diplomatike» jashtë, zoti Miniç, që e bëjnë këtë dasi, por jeni ju. E theksojmë edhe një herë, dhe për këtë kemi bindjen e plotë, se Kosova nuk mund të jetë kurrë për minimin e Federatës, në rast se kjo e studion dhe e zgjidh me drejtësi këtë çështje të madhe që vetë shqiptarët kosovarë e kanë hedhur në tryezë, që vetë Titoja, Moshe Pijade, Miladin Popoviçi kanë folur për këto çështje nga ana teorike dhe praktike. Kosova duhet të qetësohet, po atë nuk e qetëson heqja e Mahmut Bakallit dhe sjellja në krye e një Mahmut Çakalli. Kosova do të qetësohet, po të hiqet shtetrrethimi, të tërhiqet ushtria dhe policia ndëshkuese serbe, të normalizohet gjendja, të lirohen të burgosurit e pafajshëm që kanë mbushur burgjet, t’u kthehen familjeve të vrarët e tyre në demonstrata, se kjo është një çështje e shenjtë dhe humanitare. Studioni me vëmendje dhe me drejtësi kërkesën e popullit të Kosovës për republikë, zgjidhini drejt problemet ekonomike të saj. Vetëm kështu do të qetësohet Kosova, vetëm kështu do të jetë një mike e republikave të tjera të Jugosllavisë dhe brenda Federatës.

42 komente në “Ditari politik i Enver Hoxhës: Titoja, Moshe Pijade, Miladin Popoviçi kanë folur, por Kosova nuk qetësohet duke hequr Mahmut Bakallin dhe duke sjellë në krye të saj…”

  1. dardan says:

    Burre i vertete shteti!

    1. L.R says:

      Kujdes Dardan ” demokratet ” veriut ofendohen.

  2. XXI says:

    Kur mësohet puna dhe angazhimi i M.Popoviq malazez kundër shovenizmit serb ndaj shqiptarëve dhe kur sot ndëgjhen Skelzen Gashët dhe tjerë historian manipulues shqiptarë pasardhësit të politikes tëDushan Mugoshes se si fyejnë dhe denigruan emrin e Popoviqit (i cili besohet se rrejdh nga familje shqiptare krishtere Popaj) dhe ngehin në qiell nji Sonja Biserko kjo është alarmante

  3. Ergys says:

    Enver Hoxha e ka patur ne zemer Kosoven dhe ka punuar dhe luftuar per te mbajtur te ndezur ndjenjen e patriotizmit ne Kosove.Beni shume mire qe i publikoni keto dokumente seose i sherbeni te vertetes.Shume shpifje dhe balte jane hedhur keto 30 vjet nga veglat e UDB ketu ne Shqiperi kunder te vertetes me qellim qe te krijojne percarje dhe kaos nder shqiptare.E verteta eshte qe Enver Hoxha deri ne fund te jetes se tij luftoi me mish e me shpirt per bashkimin e Kosoves me truallin meme.E kishte kuptuar qe ne 1948 qe Titoja nuk e mbajti premtimin dhe punoi me menyrat e tij efikase luften e shqiptarizmit ne nje terren te veshtire dhe me pengesa pa u perkulur kurre perballe pabesise jugosllave.

  4. Shqiptari says:

    A ka me politikane te tille qe te jete investuar kaq shume,kaq drejt dhe sinqeisht per pjesen tjeter te popullit shqiptare qe padrejtesisht ishte ndar nga trungu meme ? Shikoni,gjykoni dhe beni vet krahasime.
    Politikan te ketij kalibri rralle lind nje komb.

  5. Enver Boshnjaku djale i bimbashit says:

    O mbeturina,po e rehabilitoni plehren duke i manipuluar shenimet?! Ai qe e shiti Kosoven do i dhimbsej atij?? Apo po thoni mire qe e paska shitur se maloke dhe ata e nuk behen njerez!!!! Zot mos i meshiro me se ata tashme e kane te qarte se cfare kane bere e bejne!!!

    1. Shkullaku Uturaku says:

      O cuni bimbashit per saktesim: Dulla nuk e kishte Kosoven kesisoj nuk mund ta shiste. Thuaj tradhetoi ceshtjen e Kosoves por jo Kosoven. Dmth i bie qe dhe Zogi e ka tradhetu Kosoven???
      Jepi Cezarit ate qe i perket Cezarit. Pra dhe Dulles hepi ci takon.
      Keto brockullat qe shkruante Dulla i kish per vete, nuk i shkruante tek ZP-ja.

      1. ? says:

        Ti uturaku sic duket nuk e dike qe Enver Shkerdhata ishte bastard i bimbashit te Gjirokastres.

  6. Fuck it says:

    WoW . Bukur, nje shpalosje e ngjarjeve dhe histories shume perfekte. Me gjeni nje politikan ne Shqiperi qe te kete nivelin e Enverit. Nuk gjen njeri, atdhetar dhe patriot I pamohueshem. I pa krasueshem , I pa aritshem

    1. ? says:

      Ti e ke fjalen qe te gjejme nje politikan sot ne Shqiperi qe QIHET NE BYTHE SI ENVERI? Po ja thone edhe Edvini nuk i ka lene kusur bythes se tij, cfare s’ka futur, tranguj, patlixhane, karrota, etj.

      1. loni says:

        ai nuk po pyet ata qe enveri i ka qire ropt e shpise sic eshte puna jote qe atehere quhesh kulak dhe ne te tjeret ti shkerdhenim ropt qe te gjesh nje politikan te tipit te tille sic eshte enver hoxha,ai pyet ata njerez qe jan me te vertet shqiptar atdhetar patriota per te gjetur nje figur te tille,ju kulaket bashk me ballistat nuk keni te drejte te flisni dhe te nderhyni ne komentet tona qe deri dje ju kemi qire ropt e shpise,sigurisht qe ju na urreni,apo nuk eshte keshtu te qifsha katunaren qe ke ne shpi kulak i peshtire,kuc nga ktu,dhe mos komento me shpifaruk i ndyre pith motre.

        1. ? says:

          loni, kush je ti o i gjore, ish-kryetari i deges se brencme Fier? Apo kopili i operativit te lagjes me mamin komuniste? Akoma nuk e ke marre vesh ti qe Enveri me shume ua qiu ropt juve qe i shkonit prapa se sa neve kulakeve dhe ballistave (pidh te s’emes nga e more vesh mor kodosh qe une jam kullak dhe ballist, apo hape dosjet). Ai shoku Perlat siper le te pyesi ke te doje, po mua nuk ma heq dot te drejten e pergjigjes. Me vjen keq qe e more vesh prej meje qe Enveri Kumandar shkerdhehej nga prapa. Ngushellime.

          1. Enveri says:

            Une jam ai qe palloja tet’eme …

            1. ? says:

              Ti je ai qe shkerdhehesh ne bithe.

  7. Vlora says:

    Gjysmen e artikulimit politik të Enver Hoxhes të kishin këta drejtuesit e sotem të shtetit.. Kur e krahason (sidomos po te kesh parasysh edhe periudhen kohore kur Enver Hoxha artikulon këto mendime) kupton nivelin mizerabel të pushtetarve të pas 90′ dhe kupton përse Enver Hoxha qendroi në pushtet per 45 vjet!

  8. Petrit says:

    Largqofti ne 1981 nuk ishte i Zoti te bante as shurrë vetë e jo ma te shkruante ditare.
    Nuk largihet vemendja nga skandalet me keto zhgarravina.

    1. Kola. says:

      Ha Petrit, Pjeter shpellari. Dukesh o spiun qe fsheh kokën mbas trutharit. Qetsohu he burre se Enveri asht i vdekun, vetëm veprat qe ty nuk te pelqejne kane ngelur.

      1. Nje qytetar neutral says:

        Po or taj Kola, jane veprat qe edhe ne ate kohe i shkruanin te tjeret (ke degjuar ti per Institutin e Marksizem-Leninizmit, me drejtroreshe Nexhmie Shtriga Hoxha?), kurse sot cfare nul po falsifikohet. Kjo eshte e gjitha ne funksion te rehabilitimit te tradhetarit me te madh te kombit shqiptar, atij qe e shiti tre here atdheun, dhe kur nuk gjeti bleres tjeter e ngordhi per buke, Enver Bastard Hoxha.

        1. heu bre says:

          Neutralo, sa klase shkolle ke ti mor katunar ?

          1. Nje qytetar neutral says:

            PhD

            1. heu bre says:

              Pallosh hi Doctor nga Universiteti i Bathores…

              1. Nje qytetar neutral says:

                Po qe që ty te behet qefi keshtu si thua (si kokerr debili qe je), mua nuk me rruhen hiç kaçurrelat.

  9. Shqiptari says:

    O petrit ty ta futi koken ne byth , ne at koh ti mut i beje shuplaka mos ti baba jot , ate tasin e shurres ja mbante saliu qe ty ka 30 vjet qe te perdhunon , ngriheni ju vemje kelysh kolaboracionistesh dhe ofendoni Enver Hoxhen burrin me te madh ne historin e kti kombi , dhe lufta UÇKs themelet i kishte nga mbeshtetia qe i jepte ky burr shteti me qeverin e PPSHs kosoves , kelyshet eburgaxhive dhe ish tradhtarve dhe ish agjenteve ne kte vend sot hedhin balt dhe duan ti ulin vleren burrit me te madh te ktij kobi Enver Hoxhes , rrespekt per ate atdhetar e patriot te madh per ate udheheqes qe çliroi shqiperin dhe ruajti si askush tjeter dinjitetin komtar dhe panvarsin e kti vendi .

  10. Sandri says:

    Enveri ishte politikan i rangut boteror.
    Kujtoni vetem ballafaqimin e tij me Hrushcovin, brenda ne Kremlin.
    Por une jam optimist se politikane te ketij rangu po rriten ne brezin e ri te shqiptareve.

  11. betixho says:

    Po,po zoti Kaloçi,ashtu ishte mundesia në atë kohë,që mund të mbrohej e drejta e Popullit Kosovar në Kosove dhe rajonet e tjera ne ish Jugosllavi,por tani janë kohe të tjera, dhe situata sot, eshte favorizuese qe gabimet e se kaluarës të bera nga fuqite e medha,duke coptuar tokat Shqiptare ne favor te fuqive Ballkanike, të korigjohen njehere e mire.Tani eshte momenti oportun që ato toka ti kthehen perfundimisht Kombit dhe Shtetit Shqiptar.Eshtë koha te bashkohemi,mbasi kejo ide po qarkullon,dhe me te drejte po qarkullon,sidomos per NE Shqiptaret.Shtetet Sllave edhe mund te mos shqetesohen shume per kufijt e diskutueshem te tyre,mbasi kane shume gjera te perbashketa,kane kulturen,gjuhen,periudhen historike se bashku,mjund te kene edhe nostalgjite e tyre per tu marre vesh,por kursesi per neve.Neve duhet te kërkojme tani te rivendosen te drejtat e shkelura të Shqiptareve per 100 vjet,me rruge dhe marreveshje paqesore,dhe te bashkohemi.Ne Shqiptaret nuk kemi luksin ti leme keto me idete utopiste se zhvillimet e Europes pa kufij mund te mos kerkojne nevojen e korigjimit te kufijve,Jo ne kemi luksin – YLLIN tone-qe jane kushtet e demokracise dhe paqes si edhe mbeshtetjen e USA dhe EUROPES që tu japim fund padrejtesive te se kaluares.Populli te mblidhet,te bashkohet,te unifikohet dhe te prosperoje.Atehere behemi te barabarte me shtetet Ballkanike.Kejo eshte rruga e vetme per NE -SHQIPTARET-.

  12. shefki says:

    Ne saje te Shokut Enver Hoxha punes se tia veprave te tia atedhedashuris se tij etj, etj…………
    Kemi sot Shqipnin e Kosoven se perndryshe ne kah moti ishim harruar kishim humb gjuhe e Atedhe

    Shefki Mexhani SH B A

  13. shefki says:

    Lavdi … jetes e Veprave te Shokut Enver

  14. Në Kohën kur ishte Enver Hoxha zotri, dhe një diktatur por kishte gjëra i gjithë njerëzimi kishte lakami; Nuk kishte analfabet, hajni e korrupcicon, nuk kishte porstitucion, krime /vrasje dhunime tej/ nuk kishte as muxhahedin, Janatullosa dhe as drogë e mafi e banda kriminale siç ndodhi 1997 vetëm për 2 muaj kur u vranë disa mija vetë shumë më shumë se gjatë 40 vjet sundimi të Enverit!. Tash vetem për një ditë vrtiten më shumë se për 20 vite atëherë etj. Nuk kishte ikje masive dhe as aso që shesin trupin e tyre në metropolet e Evropës etj. Nuk kishte asnjë shëpi pa elektrik dhe fltej e jetotjeh shqip etj. Tash ka shumë gjëra tjera por as hije e shqipatrisë.

  15. Nje mergimtar says:

    Enver Hoxha tha ato qe ai ndjente si shqiptar.Atij buri mund ti thuhenshume gjera,qe nga diktator(Ai nuk e mohoi kurre) e deri ne shkeles te te drejtave te nje pjese te popullsise me luften e klasave.Por Atij BURRI nuk mund ti thuash qe s’ishte paterjot,qe nuk donte pjesen e popullside shqiptare qe nuk jetonte brenda teritorit te Shqiperise.Kush ka jetuar ne ate kohe e ka degjuar me veshet e tij keto fjale.Te thuash te verteten dhe ta argumenta nuk eshte nostalgji.Duhet ti respektojme te vertetat dhe te denojme marrezit qe u bene ne ate organizimin eshoqerise.

  16. Mos u dorezoni shoke hetuesa , oficera e shume ish sherbetore te sistemit te kjofte largut , mbase e perseritur por perseri po ju pyes, si ka mundesi qe nuk ju shkon ne mendje qe ai kjofte largu Enver sić i pati derguar ne boten tjeter pothuajse te gjitje shoket e tij , nje nga nje mund te perfundonit edhe ju ne shpaten e pameshirshme te tij . A nuk paten kete fat te gjithe ata qe dikur i puthte e i perqafonte me nje dashuri marramendese . Persa i takon anes se ish yugosllavise dihet qe nga 41 e deri te pakten ne 80 en paten luajtur si macja me miun me kjofte largun , por pasojat i vuante populli i shkrete me zbore fushime marshime deri ne reskapitje totale gjoja per tu pergatitur per mbrojtjen e vendit nga armiqte , edhe pse armiq simas djadhit ishte pothuajse e gjithe bota ……. perjashto Kuben e Korene e veriut , aa desh harrova edhe partite marksiste leniniste qe i mbante edhe me dollare gjakatari juaj Enver …..

  17. E forte kjo na kishte lakmi njerezimi !!?? kurse mua personalisht me ka qelluar qe te pyes disa persona nga vende te ndryshme shume te zhvilluara (e ku prona private eshte e shenjte ) se nga kur e keni njohur Shqiperine , pergjigja ishte vetem kur i patem pa shqipetaret skllever nga bota e trete ne anie duke u larguar nga parajsa e kjofte largut Enver , atehere morem vesh se paska nje Albania ne jug te Ballkanit ………

    1. heu bre says:

      Analfabet, Albania nuk eshte ne jug te Ballkanit o katunar i trashe, njesoj si ata qe ke pyetur …

  18. Astrit says:

    Si femije gjithmon kemi degjuar dhe mesuar nga prinderit vettem keq per Titon ,por sot kur shoh nga e kaluara dhe historia e ish jugosllavis dhe duke par poziten e kosoves para viti 45 ,kam mendim tjeter per titon,sepse e nxori Kosoven nga nje vend i okupuar dhe analfabet e beri krahin autonome ndersa me kushtetuten e 1974 e beri elemnet konstutiv i federates jugosllave ku kosova ishte e barabart me republikat tjera ku kishte te drejt ta zgjidhte eshe kryetarin e jugosllavis nga kosova siq ishte sinan hasani
    Tito ishte sloven i lindur ne kufirin me Kroacin,duhet me ditur se serbet ishin populli me.i.madh ne jugosllavi dhe tito nuk e.kishte te leht te vepronte deri sa e rrezoi Nacionalistin Rankovic
    Me pas Kosova hapi univerzitetin e Prishtines ne vitin 1970

  19. Heu bre po ku eshte Shqiperia ne veri te Ballkanit ?.Kjo te beri pershtypje , por qe ne ishim popull skllav qe jetonim ne nje vend te rrethuar me tela me gjemba nen shpaten e kjofte largut Enver , kjo nuk te ben pershtypje tru bunker ?????????!!!!!!!!!!! Apo nuk ishte keshtu …………..

    1. heu bre says:

      Trushpelar dhe Trupeshk, skllav ishe dhe je ti, o analfabet, sepse ke qene dhe ke mbetur KOKTRASH! Je skllav i idiotizmit dhe koktrashesise dhe nuk ke asnje sherim, sepse ke jetuar dhe jeton pergjithmon me pallen e Enverit ne sume!
      Shiko harten e Ballkanit o torrollak dhe do kuptosh se Shqiperia nuk ndodhet ne jug te Ballkanit, o pallosh!

  20. Per heu bre , jashte qitja e shekullit te kaluar ……………une thjeshte e kam urryer dhe e urrej kjfte largun , kurse ju jeni ne dashuri edhe mas kaq shume vitesh me djadhin , keshtu qe ju e keni na koke e bythe pallen e tij fare e keqe vrasese komuniste , por ama jeni te deshtuar FLM Zotit .

    1. ? says:

      MIko, mos u merr me kete idiotin “heu bre”, nuk mush hiç dhe eshte nga ata qe i duket muti hallve.

  21. Zoti ju bekofte ? sigurisht qe e di qe tru tharet shperlaret fatkeqesisht nuk mund te ndryshojne , por ja vlen qe per krimet e ideuara nga djadhi Enver e te zbatuara nga keta tipat heu bre , te shkruhet vazhdimisht , mbasi pjesa ma e madhe e gjoja historianeve jane te bastarlluar e me tru te pjerdhur nga periudha 45 vjećare e kjofte largut ………. Te pershendes nga pertej oqeanit ……………

    1. ca po thua says:

      Injoranto, i lave pjatat!?

      1. Hiç, po them says:

        Jo, ia lashe sat’ome.

        1. ca po thua says:

          Paske ngel pa buke!
          Fut bythen ne pune …

          1. Hiç, po them says:

            Mos ma qaj hallin, po deshe te hash gje, po ta ruaj nje kokerr kake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje