Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha ka thënë se zyrtarisht Partia Demokratike ndodhet në një batak të madh që është hedhur nga drejtuesit dhe nga ata që janë pjesë e kësaj partie.
Ndërkaq Hoxha ka shtuar thirrjet për debat të brendshëm politik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se, kanë kaluar vetëm dy javë nga momenti që PD humbi zgjedhjet dhe i dhuroi Ramës mandatin e tretë.
Sipas tij, lufta virtuale e opozitës do të zgjasë deri në 2025-sën.
Mes të tjerash ai thekson se, populli mbetet i vjedhur, i varfër, i papunë dhe pa të drejta, ku të rinjtë po ikin çdo ditë dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.
“Kronika e opozites se trete.
Sot eshte dita e 14 e opozites dhe beteja sapo ka filluar. Na presin akoma 1446 dite shfryrje, protesta dhe lufte virtuale.
Nje loje e ndyre po luhet me SPAK-un, ku akuzat hapen dhe mbyllen sipas marreveshjeve politike dhe jo per te bere drejtesi.
Edi Rama po pret pergjigjen e ofertes se Rinasit, mbi te cilen kerkon te kontrolloje demokracine e vendit.
Juristet e PD-se jane detyruar te zbulojne alibi per ta shtyre me ankimime dhe denoncime te gjithe veren.
Dhalla shkon si lume ne rrylat e kriptobullisteve, te cilet pa pushim shpikin tradhetar ne rrjetet sociale sa per te mbajtur gjalle klimen e konfliktit, pa te cilen humbesit nuk do kishin asnje alibi per te mbajtur vulen e partise peng.
Populli mbetet i vjedhur, i varfer, i papune dhe pa te drejta. Te rinjte po ikin çdo dite dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.
Ne vazhdojme te therrasim per debat te brendshem politik sepse akoma mund te shpetohet kjo parti nga bataku ku e kane hedhur.
Kane kaluar vetem dy jave nga humbja turperuese e zgjedhjeve te pahumbshme. Rama mori mandatin e trete dhe me sa duket retorika politike eshte nje mekanizem i tmerrshem, me ane te se cilit manipulohet opinioni publik çdo dite.
Zoti i bekofte demokratet”, shkruan Hoxha.
U ngrit fati Shqiperise;
si i vdekuri nga varri;
mori rrugen e Azise;
duke ikur si i marri…..
dhe fati Shqiperise eshte ne doren e atyre qe sot pertojne te lajne fytyren si ky njomshiu me larte. Kujt ja thoni ato llafe neve qe i dime me mire dhe me sakte se ti?! Ngelet duke dale televizoreve, kompjuterave, gazetave, mbase mbase u bini ne sy atyre qe kane çelesin ne dore. Jeni krejt ne idiotesine tuaj. Pa lere qe ben dhe llogari e jep direktiva nga pervoja ne barkun e nese. jeni bere te besdishem, po nuk e kuptuat , keq per njerez si ti.
z.Hoxha:Paskemi “Demokrate” ne Shqiperi???Si nuk e ditekam…??Po kush eshte “Demokrat”??he Harruac eshte Lul-Hollandezi??Po si…ore…ja mu kujtuac……eshte Berisha….si nuk ju ha NJe MOrtje te gjitheve o Hoxha???????????Ne shqiperi nuk eshte askush Demokrat por KLEPTOKRAT(Vjedhes te Shtetit) nga greqishtja..lol