Meta kërcënon dhe në Ditën e Europës: Koha të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi hibrid, për të ecur më shpejt e pa pengesa artificiale drejt BE

9 Maj 2021, 14:09Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh në këtë 9 Maj, Ditën e Europës, nuk i ka kursyer kërcënimet ndaj qeverise se kryeministrit Edi Rama!

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit shkruan se është që Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Shekuj më vonë, Shqipëria u bë viktima e parë e nazifashizmit në Europë, por u rreshtua në anën e duhur të historisë, për të dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke filluar nga vetja dhe vijuar me çlirimin e popujve të tjerë, në mënyrë që të vinte 9 maji i 1945.

E izoluar dhe e harruar për dekada nën regjimin më të egër diktatorial të kontinentit, Shqipëria e përqafoi fuqimisht mesazhin e 9 Majit me përmbysjen e atij regjimi shtypës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për t’ju përkushtuar në emër të tyre dhe të dinjitetit njerëzor, të paqes dhe progresit shoqëror, të vetmit objektiv dhe projekti gjithëpërfshirës për të cilin vendi ynë dhe i gjithë rajoni ka nevojë, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa.

Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si “dimri demografik”, dramën më të madhe të vendit.

Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

GËZUAR DITËN E EUROPËS! ????” shkruan Meta.

3 komente në “Meta kërcënon dhe në Ditën e Europës: Koha të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi hibrid, për të ecur më shpejt e pa pengesa artificiale drejt BE”

  1. Fatosi-kosove says:

    Nje lajm per illir meten,koha kur pakica dhe kriminelet sundojne nje popull ka perfunduar,i fundit ne ballkan ishte millosheviqi kur u shporr nga kosova bashk me kriminelet, andaj ky mesazh qe ti shkarravit ne rrjetet sociale me mire se ty nuk i shkon askuj, ti dhe burri yt mona sipas shqiptareve jeni me pak se pakice ku edhe bashk le ortaket kriminel tu berisha e basha nuk bani dot shumicen, pra nese duhet respektuar vullnetin e popullit ti duhet te jeshe ne pushime diku ne Burrell ose spaq e JO te kercenon se vetem me ty kthehet demokracia,e nese ka mbetur demokracia ne Ty bashen, berishen e monen mjer shqiptaret e shqiperia.

  2. Boston1 says:

    Like Floriri nuk TE beson me njeri ….dorzo floririn qe I Ke vjedhur ketij populli more hajdut ..kjo eshte gjeja me e mire qe mund Te besh..se rrugen per ne BE e kemi te hapur tani.

  3. Xhemal says:

    Si fillim duhet te shpetojme nga surrati jot i shemtuar edhe nga ai mutacion i deshtuar qe eshte gruaja jota pastaj te tjeret. Plere president

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje