VIDEO: Nxënësit hidhen nga dritarja për t’i shpëtuar sulmit në shkollën ruse, rritet bilanci i viktimave

11 Maj 2021, 12:44Bota TEMA

Publikohen pamjet nga ngjarja e rëndë i ndodhur sot në Rusi, ku dy persona të armatosur hapën zjarr në një shkollë në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit.

Në këto pamje, shihen nxënës që hidhen nga dritarja për t’ju shpëtuar të shtënave. RIA Novosti citoi shërbimet e urgjencës të thoshin se dy nga studentët e vdekur ishin hedhur nga një dritare në katin e tretë.

Sipas të dhënave të fundit, 11 persona, u vranë nga të shtënat në universitet, shumica prej tyre fëmijë.

Presidenti i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, tha se katër djem dhe tre vajza u vranë. 16 persona të tjerë, përfshirë 12 fëmijë dhe katër të rritur, u shtruan në spital me lëndime.

Nxënësit e mbetur janë evakuuar nga ndërtesa. Psikologët po punojnë me ta.

Sipas medieve lokale, një shpërthim ndodhi në ndërtesën e shkollës pas të shtënave dhe më shumë se 20 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes.

19-vjeçari Ilnaz G. dyshohet për organizimin e të shtënave. Ai u ndalua nga policia. Sulmuesi i dytë u bllokua në katin e katërt të shkollës.

Njëri prej adoleshentëve që kryen sulmin, ishte një nxënës i kësaj shkolle. Një person i tretë i dyshuar për të shtënat u arrestua gjithashtu. Ai quhet Ramil M, 41 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje