Holanda: Nuk kemi thënë “Jo”. Për negociatat me Shqipërinë do të shohim a janë plotësuar kushtet

12 Maj 2021, 21:15Politika TEMA

Shtatë vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria është një hap larg hapjes së kapitujve të integrimit. Komisioni Europian është i vendosur për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në muajin qershor dhe është duke punuar për miratimin e kuadrit negociues. Në një vizitë në Tiranë, komisioneri i zgjerimit Oliver Varheliy deklaroi se ekzistonte mundësia që BE të vazhdonte negociatat përpara vetëm me Shqipërinë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut punon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë

Mbajta e konferencës së parë me Shqipërinë do të vinte në fakt një vit pas dritës jeshile për negociatat nga Këshilli i BE-së dhe do të kërkonte edhe njëherë miratimin e të gjitha vendeve anëtare, përfshirë edhe një ndër shtetet me qëndrimin me skeptik ndaj vendin tonë, Holandës.

Por çfarë qëndrimi do të mbajë Holanda dhe a do të kërkojë sërish shtyrjen e bisedimeve me Shqipërinë edhe këtë herë?

Në një përgjigje zyrtare për GazetaSi.al, ambasada holandeze në Tiranë thotë se Amsterdami zyrtare nuk ka marrë ende një vendim për negociatat me Shqipërinë dhe se po pret raportin e Komisionit Europian mbi progresin dhe plotësimin e kushteve nga Shqipëria.

“Një vendim për mbajtjen ose jo të konferencës së parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të merret nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, sapo të bien dakord për kuadrin negociues”, thotë përfaqësia e shtetit holandez në Tiranë.

Duke komentuar raportet që qarkullojnë në qarqet diplomatike se Holanda ka dalë kundër mbajtjes së kësaj konferencë me vendin tonë, ambasada holandeze i hedh poshtë, duke theksuar se vendimi do të merret nga parlamenti holandez.

Ajo thekson megjithatë, se për mbajtjen e kësaj konference e cila do të bëjë të mundur hapjen de facto të kapitujve, Shqipëria do të duhet të ketë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Këshillit Europain në marsit të vitit 2020.

“Holanda do të presë një raport të përditësuar nga Komisioni Europian mbi përparimin e bërë nga Shqipëria për kushtet e vendosura nga Këshilli. Pasi të jetë marrë ky përditësim, qeveria do ta studiojë atë dhe do t’i dërgojë një vlerësim parlamentit holandez”, thekson Ambasada holandeze.

 

5 komente në “Holanda: Nuk kemi thënë “Jo”. Për negociatat me Shqipërinë do të shohim a janë plotësuar kushtet”

  1. qytetar says:

    Pyesni Lul Hollandezin .

    1. Kalec Dega says:

      Pysni EdDroganin nese ka kaluar klasen apo provimet e BE?
      =
      1.SHteti ligjor akoma ne duart e mafjes , shokeve dhe miqve te Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit te Kuvendit
      2.Lidhjet e padiskutueshme mes krimit te organizuar dhe shtetit, qeverise Shqiptare.
      3- Mos pamvaresia e pushteteve- kontrollll total e absolut nga Diktatori Rama e lakejte e tij e miku Ilir Meta
      4-Fallsifikimi i modelit te Vetingut, nje shaka dhe lluster politike pa asnje rezultat cilesor dhe farse politike
      5- SPAK – NJE SAJESE NE DUART E PUSHTETIT PER PUSHTETARET…ASNJE VEPRIM KUNDER POLITKANEVE DERI ME SOT ,VETEM LUFTE KUNDER CIRRONKAVE ….
      =
      2025 dhe asnje dite me pare, mos u mashtroni nga mashtrusi Edrama…

  2. Lani says:

    Hahaha! Sa humor që kanë!

  3. Fred says:

    Mashtruesi i sat’eme dhe i tyt’eti o Kaleco karkaleco. Perralla me bisht e llafe ne ere si ato te Lulkes neper mitingje. Nese po vepron nje shtet ne kete vend, eshte vetem ky nen drejtimin e Rames. Dridhu e sperdridhu ti sa te duash o Kaleco.

  4. ................ says:

    Shqiptar jemi o zotni holandez po zemren e kemi ne turki.
    S’ka asgje europiane ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje