Demokratët e Lezhës dhe Mirditës sulmojnë Bashën: Na le 12 vite në opozitë, tani na vjen me Markun për të bllokuar diskutimet e llogaridhënien

12 Maj 2021, 20:54Politika TEMA

Turi i Lulzim Bashës në qarkun e Lezhës, ku mezi kishte mbledhur njerëz dhe nga rrethet Mirditë e Kurbin, është pritur me shumë indiferentizëm.

Demokratët e kësaj treve, ndonëse kanë shënuar rezultat fitues më 25 prill, kanë qënë të bindur se nuk do të lejohen diskutime, mbajtje përgjegjësie për humbjen, por do të aplikohej strategjia e gjithëhershme që të flasë kryetari, të akuzohet kundërshtari dhe të mos mbahet përgjegjësi.

Por një demokrat nga Mirdita, në rrjetin social ka publikuar një mesazh domethenës ku i ka renditur të gjitha përgjegjësitë Bashës, që për fajin e lidershipit kanë mbetur demokratët 12 vite në opozitë. Madje ka sulmuar dhe kreun e listës së deputetëve në qark Mark Markun, se aplikoi strategjinë e mbylljes së diskutimeve.

Demokrati Doda thotë se përgjegjësia është PD që i lëshoi gjithë institucionet Ramës, përmes vendimeve të gabuara dhe njëherësh nuk mban asnjë përgjegjësi.

“Lezha më një idiferentizem të paparë !

Mbyllet takimi nga drejtuesi  politik  Mark Marku, më nje stategji  për të mos patur diskutime. kritika analiza!?

Kjo strategji u ndjek edhe pak vite më parë  në mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale për t”ju mbyllur  gojen kritikëve qe nuk janë të paktë !?

Askush nuk e përmendë  gafen historike të faljes se pushtetit lokal !?

Askush   nuk fol për faljen e reformes territorjale !

Askush nuk foli për neshkimin që na faturojë kualicioni më LSI!

Askush nuk foli për dorzimin e mandateve , që nuk finalizuam  asgjë  përveçse ndryshime kushtetuese dhe kodit zgjedhor!?

Zoti mark !

Kot nuk shpërndave edhe do fletë nderi !? mos harro Mirdita ime se i latë demokratet 12 vite  në opozitë !?

Nuk arrita më kuptue se cili ishtë mesazhi !?

Apo për ti mbajtur demokratet t më rrena  e mashtrime!?

Edhe, na vodhen !?

Edhe si njohim.!?

Edhe do hymë në parlëment !?

Shpesh herë përdoret postulati biblik: për fajin tonë!?

Për më të madhin fajin tonë !?

Shkaku nuk justifikon qellimin !

Nuk e meritojnë demokrat 12 vite në opozitë.!? .

Koha ka ardhë për të marrë përgjegjesi çdo njeri prej nesh!? Demokracia eshtë më e kanosur se kurrë.!? kritikat nuk e demtojnë demokracinë!”, shkruan demokrati në rrjetin social.

14 komente në “Demokratët e Lezhës dhe Mirditës sulmojnë Bashën: Na le 12 vite në opozitë, tani na vjen me Markun për të bllokuar diskutimet e llogaridhënien”

  1. Ore Lulzım me gjıthese ıshe ı mbytur shkove dhe ı vure gure ne qafe PD duke futur ne lısten e deputeteve Mark Maekun dhe Agron Gjekmarkajn

  2. Aleksander says:

    Turp per partin demokratike .
    Turp i madh.

    1. ben says:

      Aleksander-PD-istet nuk e njohin turpin; te pakten lidershipi i tyre turpin e kane ngrene me buke per vite me rradhe. Nuk mund te kene turp individe qe vrasin femijet e banoret e Gerdecit, qe vrasin 4 te pafajshem ne mes te bulevardit qendror te Tiranes, qe vjedhin e mashtrojne, qe ndertuan nje sistem ligjor nga me te korruptuarit, i denje per shtetet e botes se peste, qe shkaterruan cdo qelize te industrise dhe ekonomise te ngritur me mundin e brezave te tere shqiptaresh ne menyre qe te mbushin xhepat e tyre. Per PD-ne, fitimi i zgjedhjeve nuk d.m.th. detyrime karshi popullit, por fillimi i mjeljes se lopes se rradhes. Vetem idjotet nuk arrijne te kuptojne kete gje qe eshte aq e dukshme ne lidershipin e kesaj partie. Ata nuk e qajne humbjen e zgjedhjeve, por qajne faktin se nuk do kene mundesi qe te vjedhin edhe ne 4 vitet qe vijne.
      Nuk eshte e vertete sic thote ky zoteria demokrat, se “nuk eshte e drejte qe demokratet te qendrojne ne opozite per 12 vjet”. Me lidershipin qe kane dhe uzurpimin e PD-se prej krimit, demokratet do vazhdojne te qendrojne ne opozite pergjithmone. Shqiptaret nuk jane budallenj qe ti japin celesat e vendit bandave te Salih Berishes dhe Ilir Metes, qe te vjedhin edhe ate pak qe na ka mbetur.
      Ata pak anetare te ndershem te PD-se, duhet te kuptojne se partia qe ata duan nuk ekziston. PD-ja ka kohe qe eshte kthyer ne fole te krimit dhe si e tille ka humbur pergjithmone mbeshtetjen e shqiptareve, te cilet kishin shpresuar per liri e demokraci, kur kjo parti lindi ne vitet 90. Kot qahen; fajin e kane vete qe vazhdojne te mbeshtesin lideret e tyre qe bejne shurren para Salih Qen Berishes, pasi ai jua di te gjitha maskaralleqet qe kane bere dhe i mban te gjithe nen vete. Se cfare eshte PD-ja, duket qarte se si zhvillohen zgjedhjet ne ate parti. Fjalet e tjera jane te kota.

  3. Gjekleshi do merzis ramen dhe do paguhet says:

    Me mire do ishte te thonit,na le 12 vjet pa vjedhur dhe jo na le ne opizite.
    Te vjen keq qe mark koke faqorja dhe gjekmuti qe do shkoj ne parlament per te merzitur ramen,te paguhet me taksat e popullit.
    Keta langaraq qe luftuan per peivilegje,nuk duhet te shkelin ne parlament

  4. doni says:

    ik lyej floket o lul ik

  5. BBC says:

    Po fillojne te ftillohen analfabetet e PD

    1. Lasgushi says:

      Demokratet e Leshit .Cfare muti duan.Edhe keto vota qe mori.PD,jane produkt i gafave te brekushes “djathtist”.Ai nuk e di qe nuk mund te jetohet me keto pensione dhe paga minimale.Megjithese u punua mire Per termetin dhe anticovid dhe populli sakrifikoi shume..rezultat ishin te dobeta per ps.Te mare PD kaq shume vota.Kjo pd qe ska bere asgje dhe vetem ka.vjedhur genjyer e vrare.Kjo PD qe sa here me vjedhje eshte ngjitur ne krye dhe e ka cuar Shqipetine e Tiranen,vetem ne shkaterim dhe eren e shures dhe te rrezikoje me Market e co.Me lire i Edi mbytu dhe mos lufta Qemsl Stafen qe i ndrit shpurti aty ku eshte.

  6. Lulezimi says:

    Po pse o burrë nuk ju pëlqen pë Kryetar i Përjetshëm Lulëzim Surratenveri…????
    Pse prisni prej tij e zgjedhjeve si jo demokratike kur ata kanë nja 25 vite që nuk bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme në PD.?????

  7. Ore kaq rrota cari qenka ai popull dhe merret ala me kte shkerdhate mashtruesi ordiner !
    Po ku di ky nastradin cdo e then Politike more te mjere ?
    Ky eshte kokrra e mashtruesit qe vetem vjedh e bo Pasuri
    e bo gjasme tu gerthit me trimat e Hamasit duke i hudh raketat Kryeministerise .
    Cilit Politikeani ne Bote i ngjajn ky surrat muti pervec se terroritseve te Hisbullaut ?
    Si mundet te merret per politikane ky kokrra e idiotit qe perserit per 10 -vjet te njejtat idiotizma hahaha
    Mblidhni mend dhe zhdukeni kte funderine nga Politika ,qe sot duhet te ishte brenda .
    Nuk ka moral ky maskara tradhetar kriminel e funderine mbi te gjitha qe sja ka iden asgjeje ne kte bote
    me u shit si Politikane .
    Ky eshte thjeshte nji Xhambaze qe ka gjetur ne ate vend dhe po shin ne leme .

  8. Moisi Golemi says:

    Ky duhet të jetë kushëri i Dashnor Kaloçit, sepse vendos pikëpyetje/pikëçuditëse në fund të fjalive dëftore.

  9. Arber iliri says:

    Berisha arkitekt I qendrimit te Bashes e co pas zgjedhjeve.Etiketimi”Masaker Zgjedhore” tipik fjalor I Berishes.Nga te gjitha zgjedhjet prej 91 deri me sot zgjedhjet e 1996 ishin masker.Gjate fushates me pengimin e opozites per mitingje etj,involvement e te gjithe shtetit ne manipulim e qe u finalizua me largimin e komisionereve te opozites.
    Aktualisht Berisha udheheqes I PD.Basha I mbaruar me keq se gjate fushates.Nje udheqesi I ri I jep fund drejtimit nga Berisha I PD.Mbase do shohim Berishen te kandidoje nese ai ndjen se Basha po humber.Nuk me duket cudi me primitivin shejtan SB.

  10. mark gjeka says:

    Nuk vjen pranvera ne PD me nje Dod.

  11. Alfred says:

    Turi shetites I nje te vdekuri! Ky mjeran,vetem shputat I ka te vetat! “Do I degjoj zerat kritike”-thote
    Ka kurajen ky palaco te beje seleksionimin e kritikave-konstruktive dhe jo konstruktive!
    Jep doreheqjen,maskara,pastaj dil matane gardhit e degjoji kritikat! Ashtu dhe vetem ashtu ka pak gjase te kuptosh dicka. Kur te jesh jashte gardhit do fillosh te ftillohesh dhe orientohesh!!!….

  12. Xhovalini says:

    Pranejna jena nopozit se po dojn ala Mark marka, po kjo asht marre per te tan na, qi po kujton ky i marre me na shit kto vjetersina si markat. A i shtu dona me vazhdu na demokratet, nuk po kena djelm e varza te shkollum na ne PD. Besa nji i tash me u ba zgjedhjet kurr nuk po tvijm ma mrapa si te marre, me kthye persona si u ka perenu dilli me koh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje