Ngërçi me vaksinat në Kosovë: Arrijnë 38,400 doza kundër Covid-19, Kurti del t'i presi në aeroport

12 Maj 2021, 10:47Rajoni TEMA

Ka arritur sot kontingjenti prej 38,400 dozash të vaksinës kundër COVID-19.

Në aeroportin “Adem Jashari”, kontingjentin e ri në kuadër të Aleancës COVAX e pranuan Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, drejtori i UNICEF-it, Murat Sahin dhe drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno.

Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti i falënderoi shtetet e QUINT-it dhe organizatat e tjera për ndihmën e vazhdueshme në ballafaqimin e Kosovës me pandeminë COVID-19. Përfaqësuesit diplomatikë dhe ata të organizatave ndërkombëtare në Kosovë premtuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë Republikën e Kosovës në këtë përpjekje të përbashkët.

Me kontingjentin e pranuar sot numri total i vaksinave të siguruara nëpërmjet Aleancës COVAX arrin në 62,400. Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në sigurimin e sa më shumë vaksinave nëpërmjet sa më shumë kanaleve deri në përmbushjen e synimit që brenda viti të imunizohen 60% të popullatës.

6 komente në “Ngërçi me vaksinat në Kosovë: Arrijnë 38,400 doza kundër Covid-19, Kurti del t’i presi në aeroport”

  1. Fatos says:

    Populist I ndryrë, kur ti fali Rama mor bythqir nuk I pranove, I le njerëzit të vdisnin. Po kshu është kur votohesh nga injoranca.

    1. Arben says:

      mos ofendo o shkja

  2. ?????????????? says:

    Të gjith keta Ka dale me prite vaksinat?? O Nene o Nene. Çfare propaganden e shfrenume

  3. Tetovari2 says:

    Shyqir që ishin 38400 vaccina,se mos dhasht Zoti
    të jenë nja 1milion vaccina do të dilte krejt palamenti
    e institucionet,maskarallek pa fund.

  4. COVID KS says:

    Turpi ska fund. Refizuam ndihmën e Shqipërisë / Z. Rama/ ato të kontratës dhe tash njerëzit po shkojnë në Serbi me marr vaksina / me arsye/ e të tjerët le të shkojnë për lesh. Qeveri pa vizion dhe aspak e intresuar për popullatën. Nuk kanë siguruar asnjë vaksin të vetëme . Albini me suiten e tij kanë marr e për tjerët le ti ha dreqi. Mirë po na e bëjnë se i votuam, ky është shpërblim i satanit.

  5. Sillo says:

    Shoke kush pordhi nga fundi,asnja por foli Al Bin Kurti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje