Nga Glevin Dervishi
Historia e shtetit të Izraelit është një nga historitë më interesante dhe komplekse të Lindjes së Mesme, por edhe një rast i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare sa i takon shtet-ndërtimit, rrugës për konsolidim, rolit të tij në arenën rajonale dhe atë globale.
Që prej krijimit të tij në 1948 dhe të gjitha luftrat që pasuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë luajtur një rol esencial jo vetëm në sigurinë e vendit dhe të qytetarëve, por kanë formësuar dhe kultivuar një komb, vijën e sjellies, përgjegjshmërinë, gatishmërinë, sensin e detyrës, sakrificën, disiplinën që kanë shpërblyer vendin në disa luftra, duke u imponuar respekt mbi të gjitha rivalëve të Izraelit.
IDF është ndër të paktat forca të armatosura në botë në të cilin kryejnë shërbim të detyrueshëm ushtarak si djemtë dhe vajzat, madje edhe pas përfundimit të shërbimit ata qëndrojnë si forcë rezerviste e vendit në rast mobilizmi.
Reputacioni që ka ndërtuar kjo forcë prej nga kanë kaluar të gjithë ish kryeministrat apo presidentët e vendit, të cilët kanë shërbyer në të gjitha njësitë përfshirë dhe njësitet speciale si Shaldag, apo brigadat Golani dhe Givati ka marr tashmë një dimension tjetër.
Për herë të parë dy prej ish shefave të shtabit të saj janë në të njëjtën kohë Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Jashtëm i Izraelit. Gjeneral Lejtnandët me 3 yje Benny Gantz dhe Gabi Ashkenazi që vijnë nga një eksperiencë e gjatë dhe pjesmarrës direkt në disa prej luftrave të Izraelit që nga 1973 e në vazhdim, janë modeli i suksesit në komandë dhe burim sigurie për qyetetarët e vendit. Fati i ka ndjekur që të dy të pasojnë njeri tjetrin në poste komandues si në Komandën Veriore në zonë operacionale Liban-Siri, Zëvendës Shefa Shtabi e në fund Shefa Shtabi duke qënë shefat e 20 dhe 21 të IDF.
Zhvillimet e fundit tragjike në Gaza, Azhdod, Lod apo Tel Aviv duhet të adresohen me dialog dhe jo nëpërmjet forcës, por duke respektuar një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete që mundëson një ekzistencë në paqe për të dy popujt, në respekt të së ardhmes por edhe përpjekjeve të fuqive të mëdha për procesin e paqes.
Gjatë këtyre orëve është e qartë që Kryeministri i Izraelit Bibi Netanyahu po ndjek nga afër operacionet në Shtabin e Komandës Jugore të vendit përgjegjëse për rajonin e Gazës dhe kufijtë me Egjiptin. Familja Netanyahu është gjithashtu një ato familje që ka shkruar emrin në altarin e IDF në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Vëllai i tij i madh Kolonel Lejtnand Yoni Netanyahu drejtoi operacionin Thunderbolt në Entebe të Ugandës, ku dhe humbi jetën në 4 korrik 1976 për lirimin e 106 pasagjerëve kryesisht izraelit të marr peng nga PFLP – EO.
Për vetë të shkuarën e tij Izraeli e kupton shumë mirë rolin e ushtrisë në sigurinë e vendit dhe pasjen e fatit në duart e strategëve të betejave. Në këtë foto të realizuar 1 ditë më parë në Komandën Jugore në Beersheba, pavarësisht diferencave politike ka bërë bashkë eliten politike dhe ushtarake të vendit të cilët kanë të përbashkët vendin, të shkuarën, dhe lidhjen e tyre me uniformën.
Rrofte Izraeli
Rrofte Shqiptaria
Izraeli eshte shtet militar qe po te mos e mbeshteti SHBA do ish zhdukur…..
Ca thua o kokrra e injorantit!? Po Amerika nuk eshte shtet militar, po Rusia nuk eshte shtet militar, po Kina nuk eshte shtet militar …! Kur nje shtet eshte militar nuk e zhduk dot, por me perpara e c’militarizon pastaj e zhduk. Prandaj i hane mutin Izraelit, se eshte vend i zhvilluar demokratik dhe militar njekohesisht. Kuptove o KATUNAR pa shkolle, o islamist antishqiptar!
Kete Izrealitet duket se nuk kane “Mesuar nga Demokracia Berishjane”…qe Shkaterroj Gjithcka……dhe po vazhdon Shkaterrimin me Lul-Hollandezin…..!!!!!!!!!!!
T’i jepet Izraelit një mësim i fortë”/ Erdogan i kërkon Putinit dërgimin e “një force ndërkombëtare për të mbrojtur palestinezët”
shoku mero e ka heq fare lajmin qe kishte te faqja.anen e kujt mban mero?mos i ka thene vellau i vpgel rama hiqe se na mezitet erdomuti per shkak te komenteve pro israelite?
NE per mik ne kohe te veshtira kemi AMERIKANET per ne rang boteror ,ne rang rajonal TURQINE ,dhe si rjedhim miqte strategjik ( po flase per IZRAELIN ) te Amerikaneve jane dhe tanet,se Turqia eshte e vogel para AMERIKES ,por nje gje kuptohet se NETANJAHU eshte ne nje pike kritike per te fituar popullaritet hodhi ne sulme falangat ultraortodokse dhe ndezi luften midis izraelit dhe bandustanit GAZA te Palestinezeve,shpresojme te harijne ne armepushim se dhe IZRAELI ka te drejte te mbrohet dhe PALESTINEZET te jetojne.
Pallavesh, nuk e filloi Netanjahu rremujen, por falangat islamute te arabeve …