Frrok Çupi: LSI është bezdisëse edhe për aleatët e saj, ka kosto. Të dyja partitë e mëdha duan që ajo parti të mos jetojë më

14 Maj 2021, 08:48Politika TEMA

Analisti Frrok Çupi është shprehur se të dyja partitë e mëdha, PS dhe PD, duan që ta zhdukin LSI-në, pasi është bërë një parti e bezdisur edhe për aleatët.

Ai u shpreh në “Politik On” se LSI ka rënë në 4 deputetë jo për faj të agresionit të partive të mëdha, por për shkak se po paguan faturën e vfet për mënyrën se si është sjellë që nga krijimi i saj.

“LSI që prej krijimit të saj ka bërë “king maker-in”. Ta bësh këtë rol për kaq shumë kohë, është shumë e vështirë. Për këtë duhet të jesh vërtet një mbret, mirëpo mesa duket LSI ka qenë bezdisëse edhe për aleatët e vet.

Kur ka qeverisur me PD, i ka kushtuar shumë Partisë Demokratike. Është një kosto që kur të analizohet gjyqësisht, nuk dihet se kë do të marrë me vete, duke iu referuar regjistrimit që çoi në protestën e 21 janarit.

Të dyja partitë e mëdha nuk e durojnë më LSI-në. Asnjërës nuk i intereson të jetojë më ajo parti që i bezdis kaq shumë. LSI nuk po paguan agresionin e të tjerëve, po paguan faturën e vet”, tha Çupi.

3 komente në “Frrok Çupi: LSI është bezdisëse edhe për aleatët e saj, ka kosto. Të dyja partitë e mëdha duan që ajo parti të mos jetojë më”

  1. Eduart says:

    Zoti Cupi i keni bere nje analize perfekte .

  2. lato says:

    LSI eshte miza ne bythe te kalit,qe mburret se leroi aren.Per kete merr gjysmen e tepsise,,NE CFAREDO KOALICIONI TE JETE.

  3. Realpolitika says:

    PERFEKT, Z FRROK ÇUPI, SI GJITHMONE.
    I SHERBEN VENDIT SI PATRIOT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje