Fatbardh Kadilli deklaroi se nëse vjen në krye të PD nuk do ta largojë Lulzim Bashën nga partia.
Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV Kadilli tha të gjithë që janë prodhime politike të PD duhet të jenë aty, duke përjashtuar rastin nëse ai vetë vendos të largohet.
“o askënd, përkundrazi. Të gjithë që janë prodhime politike të PD duhet të jenë atje, nëse ai nuk do të jetojë më politikisht është punë e tij”, tha Kadilli.
Kadilli tha se nuk i përket grupit që synon të ndjekë strategjinë e deritanishme pas humbjes së zgjedhjeve.
“Unë e bëra se kisha vetëdijen për çfarë po ndodhte dhe kurajën e nevojshme për ta bërë. Rruga është e vështirë.
Që të ndryshosh disa gjëra që janë ngulitur në ADN e kësaj partie. Nuk e pranojmë humbjen, krijojmë autosugjestion, relaksohemi dhe kryetari rri ai që ishte. Unë nuk i përkas kësaj.
Demokratëve duhet t’u themi të vërtetën, nuk u themi dot prit se mund të bëhet përsëritje zgjedhjesh. Me 59 deputetë thua kam fituar po ma vodhën”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me mundësinë e një kandidimi fiktiv, Kadilli tha se nuk është nxitur nga askush.
“Nuk më ka futur askush. Jam konsultuar vetëm më veten time dhe me familjen time”, tha Kadilli.
mos ki merak o plak se nuk do vish ,jo ti po asnjeri pervec atij idiotit qe keni aktualisht …..ai e ka kapur ate parti ,duket qarte tek cdo eksponent qe u zgjodh deputet qe ka mbajtur linjen e kryetarit se pa ate kryetar qesharak ata deputete nuk do ekzistonin ….