Ish kreu i Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu duke analizuar atë se si do të jetë mandati i 3 i kryeministrit Edi Rama, tha se ky është një mandat i paprecedentë, pasi kemi një qeveri të cilës i është besuar për herë të tretë radhazi.
Spahiu tha se Rama ka disa sfida në këtë mandat të tretë, që përkon dhe me mandatin e Presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrin e Kosovës Abin Kurtin, me të cilin Spahiu tha se marrëdhëniet duhen forcuar. Kjo treshe sipas Spahiut do prodhojë ngjarje të rëndësishme në rajon.
Spahiu: Shqipëria është në një periudhë të paprecedentë, kemi një qeveri me mandat të tretë për herë të parë, që i bie për 12 vjet ka një 40 përqind të popullsisë shqiptare, që nuk kanë përfaqësues, tani sfida është Rama do jetë kryeministri i socialistëve apo i shqiptarëve. Tani Ramën e kanë votuar si e keqja më e vogël ,elektorati me një gur ka vrarë 4 zogj.
Rama do përballet me: duhet të ndërtojë një kabinet ndryshe, se ka disa sektorë që janë më problematikë në Shqipëri, si për trafiqet, të ngrejë që qeveri me burra të fuqishëm e njerëz profesionistë . Iku koha e qokave, nëse do jesh kryeministri i shqiptarëve.
E dyta mandati do ketë zhvillime të forta në rajon, në mandatin e Biden-Kurti-Rama do ketë zhvillime të forta në dy shtetet shqiptare, gjeopolitikë e re në rajon.
Rama 3 duhet të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse kombëtare, pra atë që se ka bërë dot Albini në Kosovë.
Duhet të sheshohen dhe të rivendoset dialogu Shqipëri Kosovë, një Kosovë që s’ka dialogë me Tiranën, nuk dialogon dot me Brukselin dhe Beogradin.
Mandati i 3 sfidues dhe ekonominë, pra një pjesë kërkon zgjidhje , Rama i vetmi që s’është ndëshkuar nga pandemia, se qeveritë botërore po tronditën.
Rama i ka një borxh shqiptarëve vota e tretë besim i madh, opozita ka humbur shans historik me tërmetin dhe pandeminë.
Shpesh here ky Kreshnik flet drejte por kete here JA KE FUT KOT PLAKO….
Te vesh ne nje nivel idjotin Kurti me Biden & Rama eshte nje lajdhitje per ju…..
Nuk flas per Biden se eshte gjigand i politikes boterore…..
Sa per Ramen them qe ka bere aq shume sa ne keto 30 vite nuk ka bere asnje qeveri dhe ta krahasosh me gomarin Kurti esbte turp…..
Kjo qeveri ne Kosove duke filluar me lopen Osmani (kjo lopa eshte me lidhje te UDB) eshte nje qever percarese e kombit…..
Sigurisht qe nuk na vjen mire po ky eshte realitet…..
Rama e ka shprehur disa here edhe keto dite qe eshte i gjithe shqiptareve dhe kush kerkon ta vere ne diskutim ka dale jashte orbite se mendimit. Idiotizma te tilla nuk demtojne Ramen por skualifikojne ata qe e perserisin ‘si babai merzitjes’ kete shprehje.