PD në fillim ankohej se Rama i kishte punësuar për fushatë, tani ankohet pse nuk i paguan

15 Maj 2021, 20:35Politika TEMA

Partia Demokratike, në betejën e saj për të gjetur provat e vjedhjes së zgjedhjeve, ka akuzuar Edi Ramën disa herë se ka bërë punësime elektorale para fushatës zgjedhore.

Por sot, PD në mënyrë paradoksale i ka kërkuar llogari se pse nuk i paguan.

Albana Vokshi thotë se fakti që mësuesit në dy shkollë në Fier, sipas saj, nuk janë paguar, tregon se ka pasur punësime elektorale.

“Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë punësimet elektorale.

Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje në shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës.

Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.

Këtë muaj mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar”, tha Vokshi.

4 komente në “PD në fillim ankohej se Rama i kishte punësuar për fushatë, tani ankohet pse nuk i paguan”

  1. Edhe slogani ishte se Ai e dinte si te na fuste ne Europe por jo se si ta ndertonte vendin says:

    Mitingjet e tyre ishin ose ala partizançe ose ala soirée, si puna e ketij takimi ala kush ben poza kembesh me te bukura. Dhe fushata punet ne terezi. Shto ketu qe jane me duar te pusta, dembele dhe padeshirë per te bere shtet.

  2. c’i lidh me politiken kto sharabajga ,qe jan bo te gjitha me vila ne lalz !
    zhdukuni kerma ,injorante imorale ,
    shkoni e fitoni buken e gojes diku tjeter jo duke vjedhur shqiperine

  3. Keto tema me duken sı dava kurvash,Hyp ne peme se te vrava ,Zbrıtnga pema se te vrava, Vetem per te fole se cfare flasın edhe vete nuk e dıne
    Rrını moj gra rehat dhe shıkonı zgjelljet e tjera,Mos u konsumonı por pergatıtunı mıre se Po humbet do te thonı te njejtat pretekse se nuk kenı te tjera,

  4. dhembeli says:

    Me keta lloj njerzish, kjo parti duket qarte qe eshte parti paraelektorale!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje