Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD, Piro Ahmetaj. i bën thirrje Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen dhe të largohet nga posti kryetarit të PD pasi humbi në zgjedhjet e 25 prillit.
“Kam marrë disa mijëra mesazhe me vlerësime dhe rezerva të forta mbi qëndrimet e mija para/pas humbjes turpëruese të radhës të Lulëzim Bashës !
Në pamundēsi tju përgjigjem emër për emër, b/l po ndaj artikullin e fundit, ndërsa në vijim gjeni 5 mesazhe përmbledhëse:
Së pari, për demokratët e dëshpëruar por me arsye të shëndoshë: “Zgjedhjet e 25 prillit edhe janë dhuruar, edhe janë shitur edhe janë humbur nga Lulezim Basha”.
Ndërsa siç dihet, zgjedhjet janë çertifikuar nga faktorët ndërkombëtarë dhe kështu megjithëse i besdisur nga “Gjonmarkaj në vend të Gjuzit”, është e sigurt që “Sulltan-Rama” do kalërojë edhe 4 vitet që vijnë !
Arkat me ankimimet në SPAK për vjedhjet e Ramës, Doshit, Qifes dhe shpërdorimi i metëjshëm i PD për të justifikuar humbjen, është akt i fundit i papërgjegjshmërisë cinike të kryetarit në ikje!
Kujtoni hetimet për Dushkun 01, Tërmetin 2017, etj që shërbyen si rekomandime për zgjedhjet pasardhëse por në asnjë rast nuk e ndryshuan rezultatin!!
Histeritë se: “beteja vazhdon, do vesh opingat dhe ngjesh gjerdanët për të dalë malit” apo mashtrimet cinike të anal-istëve të punësuar me byrek në portalet e kunatit, se: “udhëheqësi i lavdishëm dhe kostum Euroatlantike”, por pa këllqe dhe pa asnjë fitore në 8 vjet: “në mos në Tetor 2021 në Mars 2022”, do ta rrëzojë Ramën etj, janë si pabesi tinëzare të mavro kapitenit të mbytur që kapet pas …, karriges le të themi deri në vdekje!
Duke parë në sy këtë të vërtetë, çdo ditë e humbur nuk i shërben as karriges së vulëhumburit dhe as të ardhmes së PD që nëse vijon me: “grusht bashkuar rreth udhëheqësit të rrethuar nga agjentët e Ramës” dhe kauzat cinike të Markut të Komisionit i thënçin tē drejtuar/poshtëruar nga një spiun i sigurimit dhe diskretituar për produktet, PD kërcënon seriozisht të humbasë edhe zgjedhjet e 2025!
Së dyti, kështu (fatkëqësisht për karrierën) si ish-këshilltar, e përsëris thirrjen publike për Lulin, që pas humbjes turpëruese të 25 prillit, kokëulur para demokratëve të japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të PD, post që siç e dinë edhe muret e selisë së PD i është dhuruar në 2013 dhe është vetë-emëruar pa asnjë meritë dhe pa asnjë dinjitet në 2017!
Komedia e “kamikazit pas karrikes” s’do ti shërbejë as PD, as vendit por si lëndë e parë për librin-2 me misionet e humbura, ashtu si përrallat me meritat e Lulit për anëtarësimin në NATO, vizat, rrugën e kombit, tunelin e Elbasanit, që nuk besoj se do i lexojë askush, përveç kompanisë familjare, e vetmja që ka dalë me bilance të majme nga kjo opozitë 8 vjeçare.
Kështu, Basha është përgjegjës jo vetëm për humbjen rraskapitëse të zgjedhjeve në 2021, për humbjen dëshpëruese 2017; për 2 zgjedhjet lokake (2015 & 2019), për mungesën foshnjarake të përballjes me oponentët dhe kontribuesit, por mbi të gjitha për keq-katandisjen e PD-2021!
Për demokratët qëndrestarë, kujtoj vetëm zgjedhjet e 2017, ku Basha shpërdoroi PD në një qeveri delirantësh pa emër dhe fitoi vetëm 43 deputë sekserë, ndërsa Lulezimi u zgjua vetëm për të mbajtur me dhëmb por pa integritet karrigen e Kryetarit.
Së treti, një mesazh për skuadrën me 12 kryetrimat e deleguar, që pas dopios së rakisë konfirmonin se do fitonin mbi 84 deputëtë; porositën Kalin e Kryeministrit për Bashën, ndanë postet për 150 ministra, 500 zëvendësa, 3000 drejtorë/e doganash, policish, etj si dhe çdokush nga të emëruarit e listës që kanë fituar më pak se 25 % të herësit (ose më pak se 2500 vota) = të japin dorëheqjen nga mandati deputetit, që u është dhuruar pa asnjë meritë por në kurriz të demokratëve!
Të tjerat janë pallavra inferiorësh që do e turpërojnë kuvendin e RSh dhe PD edhe për 4 vitët që vijnë!
Së katërti, ndersa PD është themel i pluralizmit, mbetet nevojë ulëritëse dhe mision fisnik për ta shëruar, transformuar dhe frymëzuar si një projekt fitues për demokracinë funksionale si gjithë europa.
Nuk është e lehtë, është një ndërmarrje shumë e vështirë por jo mision i pamundur për njerëzit e lirë!
Uroj dhe besoj që demokratët, veçanërisht gjenerata e lindur në liri do ta çlirojnë kështjellen e pushtuar për 8 vjet nga [email protected] & garda e rambo-seksereve!
Së pesti, ri-konfirmoj se nuk i jam bashkuar asnjë grupi apo individi që ka si qëllim, vetëm karrigen e Kryetarit humbës.
Në të kundërt mbetem ushtar i Atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri dhe përunjësi për mbrojtjen e interesave Kombëtare dhe vlerave euroatlantike në RSh si në SHBA dhe në të gjithë Evropën!”– shkruan Ahmetaj.
Ky analfabeti Ahmetaj ne se do ta kishin vene ne listen fituese do ta quante Lulin njeriun me te mencur te Shqiperise,politikanin me largpamesine etj..etj…Shumica derrmuese e grupit kryesor te PD jane thjeshte karieriste pa ideale,persona pa karaktere dhe bindje,ashtu si drejtuesi i tyre,nepunesi i Berishes Lul lolua.Nga i gjithe grupi i kundershtareve te Bashes askush deri me sot nuk deklaron denimin e Berishes dhe berishizmit ,si faktori kryesor i shkaterrimi te Shqiperise ,te demokracine dhe vete PD.E cuditeshme eshte se edhe te rinjte qe nuk kishin lindur kur Berisha morì pushtetin jane berishiste idiote deri ne qelize Kjo deshmon qe anarkotribali naziskin Berisha komanden me dore te hekurt PD dhe kushdo qe guxon te dale kunder perfundon keq.
Nuk jep dot dorëheqjen sepse nuk e lejon berisha.
Sikur të vendoste vetë,do e kishte dhënë me kohë.
Basha është pengu dhe kanosja e fundit e familjes berisha ndaj shqipërisë.
Saktesisht keshtu eshte,dhe ata pa palce kurrizi ,i leshohen Bashes,duke e ditur shume mire ,dhe duke mos pasur minimalisht guxim ti drejtohen pronareve te vertete,familjes BerishoMallteze.Ata ja kan lidh kembet keq Luli kanarierit ,nuk mundet Luli tu thote, ” mjaft,tani to shof punen time” jo nuk mund ta thote,ka qene minister i infrastruktures,ku avulluan 300 milikn euro,dhe kryetar i asaj qeverrie ishte Saliu,por per rreth tij ne hije ishin Zeni e Gita.Ishte minister i brendeshem,u vrane 4 shqiptare dhe askush nuk pergjigjet per ate krim.Familjes Berusho Mallteze nuk i intereson nje Luli banues fiks ne Hollande,edhte plumb vagant e i pa kontrilluar.Ata e kan ne dore Lulin,e Luli i lire ka ne dore ata.Nje bashkepuntor i i drejtesise per Lulin,mund tia uli sa do pak peshen e gjykes qe ka per ti erdhur se shpejti,dhe kjo e tmerron Familjen e bajraktarit Sali.
Olimpja,mire e ke por une mendoj se ne vend te BASHES te vihet si kryetar,njeriu me i mençem,me ineeligjenti,i madhi i te medhnjenjeve, i zgjuari,politikani i madh,parashikuesi i te ardhemes dhe i pazevendsueshmi,njeriu me syza dhe syt si te miut,MARK MARKU.Vetem ai eshte ne gjendje te nxier PD nga kriza me protesta,me bomba e mitraloza,me tope e tanke,me dron e avion,me rraketa e super raketa qe t’a beje hi e shkrumb kete shqiperi.Prandaj ai te vihet ne krye te PD-ke dhe te “rrezoi” menjehere nga kali RAMEN.Ndryshe Pd do shkoi ne halen e gomareve.Moos harroni dhe Gjekun,profesor baluke cjapin,vellan e Markut.
Olimpia qendron tek vendi qe ka: Olimp. S’ka nevoje per asnje shtese komenti juaj. Te lumte, por kush di shqip ta lexoje nga ata?! I thoni Edi Rames qe ato karriket qe nxirrte ne kohen e fushates, tu a fale atyre mbase qetesohen ndopak. Per ato e bejne te gjithe, pa per demokracine i pame dhe provuan sa na perveluan qe nga vjedhja e 1991 totalisht Shqiperine deri sot me bilancin e krimeve te tyre. Le te dale nje demokrat shqiptar i vertete e ta marre ne dore situaten po ka burreri se na plasen barbaret; nuk e gjejne fjalen as me vetene tyre!
Meriton nje bravo te madhe,per kete artikull kaq domethenes!
Nuk e lejon agjentura serbe ta leje kryesine e Pd.Basha eshte emeruar nga agjentura serbe ne Hollande per te zevendesuar agjentin e vjeter te saj Sali Berishen.
Opingat kan ken luks dikur.
lulashi nuk meriton as gome thesit.
Hajde lulash gomari hajde.
Posht te ka ra hadhi.
Ky eshte kokrra e gomarit,kush e njeh e di kete! Spiun i sigurimit ne gjithe pemen gjenealogjike te tij,trutredhur e trupjerdhur. Cudi si Luli i dha post ketij qe karrieren e ka ngritur si sigurims,gjithe dallavere e korrupsion. Pse o bole kandari nuk ta mba suma te fajesosh Berishen???!!! Pastaj dhe Pd ta marre Jugu o bole kandari???!!!
O Piro!
Lulin nuk e le Berisha te largohet!
Kerko largimin e Basha & Berisha dhe shif cfare ndodh! Por Kjo kerkon b… dhe dokrra dhe sjellje struci!
Pd ka mbaruar, ka tashme vetem mision familjar!
Spiun nuk ka qene ky se ka bere beteje ne gjukat dhe e beri mut brahon. Per cka shkruan ka te drejt shume
Nqse ende èsht ushtarak tè zhvishet menjèher,nè emèr tè kujt flet ky karafili sepse ushtarakève nuk ju lejohet tè japin mendime ose kèrcènime tè kèsaj natyre.Kèto lloj deklaratash ose kèrcènimesh pèrdoren nga mafia .Kètu jemi nè pluralizèm dhe demiokraci
Sikur Luli, pas nxjerrjes se rezultatit te kish thene:
Me gjithe perpjekjet edhe kete beteje e humbem.
I falenderoj gjithe demokratet dhe demokrratet per kaq sa arritem. Nuk eshte fundi i botes!
Kaq mundem se bashku!
Nje tjeter te dali ne krye te P.D!
Sukses ne betejen e ardhshme!
Si do flisnit sot per Lulin?!
Hiqeni kete katundarin nga lajmet se late nam
Per mua me endershme do te ishte : Ne kuvend te futen deputetet sipas votave te marra,. Si ka mundesi qe nje nje kandidat ka marre me shume vota se ai psh,i vendit te trete , por ka qene ne fund te listes . Si mund te jete deputet nje person qw ka marre 5000 vota dhe ai qe ka marrr 9000 vota mbett jashte ? Si ka mundesi qe te jete deputet dulja me 4000 vota e te rrije jashte nje deputet i Pd qe eshte me larte. Kjo nuk weshte e drejte ,dhe as demokratike. Deputetin e percakton vota e popullit dhe jo numri rendor i caktuar nga kryetari…