Mos i kërkoni Lulit atë që s’e kanë bërë ‘etërit’

15 Maj 2021, 12:10Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Thonë se nesër, e diele, në Partinë Demokratike do të mblidhet ‘biroja’ komplet dhe do të rrahin çështjen e kryetarit: Të votohet Luli, dmth ky që është, apo një tjetër!

Ka edhe një mbulesë polito- filozofike që mbështjell vanitet: ‘Pse Luli nuk vret të atin’, dmth., të atin politik.

Po ç’është kjo punë, ore?! I kërkoni Lulit të vrasë të atin, domethënë të vrasë veten? Për herë të parë ia kërkoni Lulit që të zgjidhet me vota në PD? Kjo, dmth zgjedhja me vota, do të ishte hera e parë në këtë parti demokratike (!).

Ka pasur edhe një herë të parë, por edhe ajo u fik brenda një ore. Domethënë ka pasur vetëm një herë kur në PD kryetari u zgjodh me vota. Kjo ndodhi rreth mesnatës, por në ora 02.00 të mëngjesit, kryetari i zgjedhur atë mesatë, nuk ekzistonte më.

Ka qenë shkurt i vitit 1991. PD e sapo krijuar kishte, jo forume normale, por një sajesë masovike që quhej ‘Komisioni Nismëtar’ dhe në krye kishte Azem Hajdarin. Kuptohej lehtë pse ishte sajuar kjo krijesë hermafroditë: Pritej se kush do të ishte më i forti që të pushtonte partinë.

Kjo ishte ajo nata kur ndodhi votimi për herë të parë. Azemi u spostua, sepse ‘nuk kishte kulturë sa të merrej vesh me të huajt’. Anëtarët e Komisionit, afër mesnatës, erdhën në redaksinë e Rilindjes Demokratike, ishin 13. Tre prej tyre kandiduan si kryetarë: Meksi, Pashko dhe Berisha.

E vetmja herë me votim të fshehtë. Kur u numëruan votat, aty plasi lufta. Meksi kishte fituar 9 vota, Berisha 2 dhe Pashko 2 vota. Dhoma e mobiluar me dy tre stola lulishteje, ishte e shtruar me dërrasa; ç’kanë hequr ato dërrasa nga shkelmat e Berishës që pikaseshin më mirë për shkak të këpucëve që dukeshin se ishin nga Franca.

U çmend rruga ‘Fortuzi’ nga të bërtiturat dhe shkelmat. Në lagje nisën të ndizeshin dritat nëpër apartamente; çudia po ndodhte. Azemi tha se “e lashë postin që ta marrë një tropojan, jo një i jugit” dhe iku nga Partia. Pas tij edhe Ben Imami. Kiamet i madh. Vetëm kur i thanë Berishës se ‘do ta zgjidhim, po pusho se na dëgjon Sigurimi’, vetëm atëherë mbajti një pauzë. Leka Meksi i tha ‘Sali, të jap unë votat e mija, ta zëmë se ti je Meksi e unë Berisha’.

Mirëpo këtë nuk e ‘hëngri’ doktori. Atëherë u anulua zgjedhja e kryetarit dhe e lamë për 14 shkurt (sa mbaj mend), në Pallatin e Kulturës. Erdhën nga rrethet. Te dera e sallës së madhe dy a tre nga Komisioni porosisnin të ardhurit ‘Votoni Berishën, ë!? Kuptuat?’

”Po, kuptuam’. Kështu u bë. Asnjëherë më kryetari i Partisë Demokratike nuk u zgjodh me vota. Berisha herë emëroi veten, e herë emëroi veten të quajtur ‘Eduard’, e herë emëroi veten të quajtur ‘Tritan’, por kurrë nuk u votua e nuk u bënë zgjedhje në Partinë Demokratike.

Vetë Luli u vu aty me dorën e Berishës. Vendi i Lulit u pagua shtrenjtë, me vdekjen e rivalit të tij Olldashi.

Po tani çfarë i kërkohet Lulzim Bashës, që të votohet në PD? Këta njerëz që e kërkojnë këtë gjë, bëjnë si leshko. Kërkojnë ‘votime’ duke dashur t’i afrohen Berishës. Po vallë, t’i jep Berisha çelësat e kullës ku ka ‘thesaret’ e 30 vjetëve? Ky lloj njeriu është leshko.

Këta njerëz bëjnë sikur Basha është ‘i keqi’ por në një ‘parti të mirë’. Tmerr. Me këto mend, sikur këta të vijnë në vend të Bashës, do t’i bënin vendit të njëjtën të keqe mizore që i ka bërë PD që pas vitit 1996: Manipulim zgjedhjesh, grabitje, korrupsion, vrasje, zhdukje njerëzish, luftë, sulm i armatosur kundër popullsisë civile, vrasje protestuesish, dhunë mbi opozitën, padrejtësi…

Këta që i kërkojnë Bashës atë që s’e kanë bërë kurrë, nuk e kanë idenë se në PD, e para punë është ndarja nga historia e saj e frikshme. A duan t’i lënë këtij vendi litarin e PD jashtë sallës ku bëhet lufta për kryetar?… Po kur thonë se Luli duhet të ‘vrasë të atin’? ‘Ati’ Berisha ka qenë aq i frikshëm saqë secilin prej tyre e ka bërë një ‘atë’ të vogël. E këta duhet që secili ‘të vrasë vetën si atë’? PD tash është vetëm si skenë e një teatri të vjetër.

17 komente në “Mos i kërkoni Lulit atë që s’e kanë bërë ‘etërit’”

  1. Shqiptar says:

    Frrok Çupi nuk e ka me tè dègjuar por me tè pèrjetuar, ai e di fort mirè se nga frynte “era e guximit” tè njè Sali Berishe.
    Èshtè me rèndèsi pèr shqiptarèt sot, flas pèr ata qè trurin e kanè pèr tè menduar, tè kuptojnè thelbin e asaj qè pèr 30 vjet e mè tepèr, èshtè shoqèruese e çdo disfate qè na ka ndodhur.
    PD, nuk mund ta quash parti politike. Ajo èshtè njè organizim i elenentit kriminal, me pasojat dhe tragjeditè qè kanè nè vetvete persona tè tillè.
    Lulzim Basha, èshtè njè karabush i vendosur aty si manekinèt nè xhamat e dyqaneve pèr reklamè,,por njè manekin i shèmtuar qè tè shtyn ti largohesh atij dyqani.
    SPAK èshtè i vetmi institucion qè ka kapacitetin dhe formatin e nevojshèm, pèr tè ndarè opozitèn e marrè peng shqiptare, nga krimi dhe kriminelèt ordinerè.
    Vetèm gjyqi ndaj Berishès dhe fèmijève tè tij, me gjithè halabakèt qè i kanè lèpirè tè pasmet nè kèto 30 vite, i hap rrugè, njè riorganizimi tè nevojshèm, nè dobi tè shoqèrisè shqiptare.
    Çdo gjè tjetèr, èshtè humbje kohe.
    Godina e SHQUP, le tè vetèquhet ZYRÈ AVOKATIE PÈR VJEDHJET DHE VRASJET E BERISHÈVE.

    1. Realpolitika says:

      BRAVO, Z.FRROK ÇUPI.
      SI GJITHEMONE , PERFEKT!
      PD …MUND TE FILLOJ REFORMIMIN KUR TE VDES BERISHA OSE PO U BE ME BYTH SPAK QE TA ÇOI NE BURG.
      KRIMET E BERISHES E FAMILJES SE TIJ NUK HANE TE NUMERUAR.
      ISHALLA SHPETON PD E KOMBI .!

  2. Ladi says:

    Nuk ke cfar ti shtosh kesaj te vertete te tmerrshme!

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ku qe ajo dite e mallkuar qe enveri e solli kete njeri te eger nga shpellat.
    Me sa duket enveri po na denon nepermjet ketij krimineli.

    1. Ramizi u falne kishe ne Shba 1989!!!???Po gatuanin corben atje. says:

      Megjithate ka dicka qe s shkon… kur votuan 9 per Meksin pse i duhej shkuar pas valles atyre 2-3 individeve? Se perplasen kembet dhe cfare…tu jepej drejtimi i partise?….Kjo situate shpjegohet vetem me nje menyre :Pjesmaresit aty ishin ne pjesen dermuese ne mos te gjithe spiune te sherbimeve inteligjente dhe nuk kishin konsensus kush do merte frenat.Pra ata bene nje votim demokratik.Por kur nje pjese refuzuan atehere ishin konfuze se nuk mernin dot vendimet vete .Kishin nevoje per konsulte me eproret …vazhdimi dihet. Eproret rane ne konsensus qe lideri tw ishte komunist i Ramizit ,agjent i serbeve dhe i miratuar nga Biberaj (agjenti i cia qe mbulonte Shqiperine e Kosoven)

  4. Artan says:

    Berisha – mallkimi i dyte i Shqiperise mbas Enverit. Bravo Frrok!

    1. Ari says:

      Fatkeqesisht, you are right!

  5. Taulant says:

    Berishen e ben te harrohet vetem sukseset e qeverive qe vijn mbas tij.
    Berisha e la rrogen mesatare ne 2013 200mije leke.
    Rama ne 2017 nuk e tejkaloj por perseri 200 mije leke.
    ne 2021 perseri rroga 200 mije leke.
    Dallkauku qe ka shitur gjith pasurite tek oligarket kritikon policin per mos prishjen e ndertimeve pa leje ne bregdet.
    Po ke 8 vjet ne pushtet bastard tani u kujtove.
    Po nuk ke faj kur gjen nje popull hale qe ka 75 vjet qe shkon mbas te keqes.

    1. Derbi says:

      Ore Taulant po si nuk u ngope me m..t ore dite ZI po vertetohet shprehja qe Sali shkerdhata te ka qire nenen dhe ti i thua BABA,yt fare e keqe vavshi ne djall.

  6. Gold M..i Presidnet says:

    Tamam! Me pike dhe presje! Te gjitha te tjerat jane llogje pazari.E verteta eshte vetem nje dhe ajo eshte kjo qe e thote me gojen e tij Frrok Cupi, qe e ka perjetuar per se gjalli dramen e themelimit te ketij trusti te geshtenjave,ashtu si trusti i lulelakres ne Gjermani.Dhe ky eshte shkaku se perse ne nuk bejme dot perpara dhe perse ne kete vend ka rrjedhur kaq shume gjak.Ne kemi fatin e keq qe ne krye te ketij trusti famekeq te geshtenjave vicidolase,me forcen e vrasjeve,kercenimeve,te ulerimave,te shantazheve e te makinacioneve,kuptohet dhe me friken e pistoletave nen “pardesyte e bardha” per ata qe mund te mos binin dakort u IMPONUA Hitleri shqiptar,ish komunisti antikomunist,numuri nje i krimit ne kete vend,i cili per nga rendesia e krimeve e korrupsionit te tij nuk krahasohet me te gjithe kriminelet e banditet e mbire ne kete vend ,duke i marre te gjithe se bashku per te gjitha keto 30 vjete.Demi dhe gjaku qe ka rrjedhur prej urdherave te tij eshte i pakrahasueshem me te gjithe gjakun e derdhur aksidentalisht apo qellimisht nga te gjitha krimet e tjera ne kete vend.Dhe si pronar i asaj BANDE te Kulles se Barit ,sa te jete ai gjalle dhe derisa SPAKU ta fuse ne ndonje biruce e ta lere te vdese si mi atje brenda ky vend nuk ka derman.Dhe kete te vertete te frikeshme qe i nderuari Frrok Cupi e di dhe e shpreh publikisht duhet ta kemi mire parasysh te gjithe ne te tjeret e ne vecanti organet ligjzbatuese ne kete vend.Pa u izoluar e denuar banditi 24 karatesh Berisha Sali,ky vend nuk do gjeje qetesi! Rizgjedhja e tij deputet i bandes demonkratikase eshte nje ogur i zi per te gjitha ato qe do jemi te detyruar te shohim e te jetojme ne parlamentin e ri dhe ne jeten politike duke filluar nga shtatori e tutje.Vec ne se SPAKU do e marre seriozisht e do guxoje te hape dosjet e tij! Atehere ndryshon puna!Dhe nje paralajmerim te tille e ka bere perpara disa kohesh dhe juristi Romeo Kara kur shprehej se “Sali Berisha eshte vete ligji.Kodi penal i shqiperise ka vetem nje nen dhe ai thote se Sali Berisha eshte vete ligji;ai eshte mbi ligjin dhe ai do paraqitet perpara ligjit vetem atehere kur te kete zhdukur cdo gjurme te fajesise se tij”!Niuk e di nese e ka lexuar zoti Kraja kete thenie lapidar te njerit prej theleluesve te PD-se,i cili e ka perjetuar dramen e ardhjes dhe cimentimit te ketij briganti kriminal ne krye te atij trusti kriminal e per pasoje ne krye te shtetit shqiptar prej 30 vjetesh!
    Parlamenti shqiptar ka filluar proceduren e shkarkimit te brigantit tjeter Ilir Metaj si president.Megjithese kane shume te drejte dhe ai e ka perdhosur prej shume kohesh emrin e presidences dhe i perdor fletet e kushtetutes per te fshire prapanicen e tij,do te thoja se ne krahasim me babain e tij shpirteror vicidolas ai eshte si nje glase pulash.Dhe e them kete sepse ai merr zemer e inspirohet nga padrinoja Berisha,pa te cilin ai nuk do te kishte guxuar te bente ato qe ka bere.Sepse Metaj eshte zevendesi i Berishes ne potence.Ai merr force nga Berisha si Anteu nga toka dhe vetem duke e shkeputur nga toka ai behej i dobet.Likja e Berisha jane nje leter kumari,jane si derri mac,njera koke lart e tjetra poshte,te lidhur pazgjidhmerisht me njeri tjetrin!Megjithate ,shkarkimi e denimi i Metes do te jete si thembra e Akilit per Berishen dhe sic thote populli “fillimi i mire eshte gjysma e punes” ! Nga hicja mall dhe Bircja! Te pakten te shpresojme ne nje plotesim te shpejte te GJK me gjyqtare te gjykates se larte,qe te behet e mundur largimi i ketij cancer-i nga presidenca!

  7. Trebeshina says:

    Shqiperia ne demokraturen,me e drejt do ishte dikraturen e Saliut 92-97 beri nje prapaktheu te madhe, kaloj nga diktatura me kushtetute ne diktatur me kushtetute demokratike,pra vrasje tortura burgosje pa ligj. Ne qe e kemi jetuar tmerrin e atyre viteve nuk mund ti harrojme kurre,tom tom makutete e Saliut (Dyvaljes se Haitit ne vitet 60)

  8. Shoku says:

    O Landi, nuk di per cfare rroge flet. Nese flet per te privati, rroga baze e tatueshme ishte 18.000 lek ne mos gaboj, tani e ke 30.000.
    Une jam mesues. Ne 2013 e kisha 35.000 tani e kam 55.000. hajt Tung.

  9. V.B says:

    Analist i mirefillte,i kompletuar.Dhe jo vetem.Por dhe trim.I lexoj me endje shkrimet e tij.Respekte!

  10. K says:

    Nuk e kuptoj llogjiken e komentuesit Taulant! Kaq budallenj jane keta PD! Nuk besoj! Jane dinake dhe hadute,te pa edukuar dhe vrases! Edhe Saliu ka dy asete te medha eshte spiun dhe vrases!

  11. Pyka says:

    ?????I MADH JE FRROK!!!

  12. Ajet says:

    Lereni Taulantin atje ne Montrealin e larget. Nuk ka faj nuk i ka ecur kurbeti. Si nje i paafte i perjetshem nuk gjen dot pune te mire dhe mundohet te mbaje nje portal qe bertet qe ta degjojne dhe ate qe vazhdon te jete gjalle ….jane mbledhur nje grup deshtakesh dhe genjejne njeri tjetrin si mos me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje