Nga Mustafa Nano
Më 25 prill, demokratët kishin një mundësi për t’u bërë shumicë në këtë vend. Dhe unë kam frikë se ky rast nuk ka për t’iu ardhur më. Në vitin 2025, Rama mund të jetë në pozita më të favorshme. Gjithnjë, nëse katër vitet e ardhshme do dijë t’i shfrytëzojë për të shpikur një Rama tjetër e nëse ekonomia do të fillojë të xhirojë. Por ata (demokratët) nuk ia dolën. Kam përshtypjen se i paguajnë një kosto disa zgjedhjeve të gabuara që kanë bërë, mes të cilave spikat e shkëlqen Lulzim Basha, dhe disa sjelljeve e tabiateve, që janë të tyret tanimë: “Janë mujsharë e të dhunshëm, kanë mendësi antishtet, nuk pajtohen dot me humbjen, ngrejnë zërin për mëkate e krime që i kanë bërë vetë, në mos që i kanë shpikur vetë, s’e kanë për gjë të na nxjerrin bojën jashtë vendit, etj, etj”. Por karakteristika kryesore e demokratëve, që i bën ata pothuaj unelectable, është që u ka mbetur ora në vitin 1990, gjë që dëshmohet, përveç të tjerash, me faktin që kanë ngritur në kult një nga zgjyrat më të mëdha në historinë e këtij vendi. Ky kult është ideologjia e tyre, programi i tyre, frymëzim i tyre.
Dhe në thelb, është ky kult që i ka lënë pa kauzë. Sepse nuk ka asgjë që kritikohet prej tyre sot që të mos jetë kryer prej idhullit të tyre në të shkuarën (vjedhje votash, korrupsion, polici partiake, administratë politike, ndërtimi i një regjimi, etj). Është ky kult që e ka shndërruar PD-në në një parti praktikisht të vdekur. Kur shoh turin paszgjedhor të Lulzim Bashës, që zhvillohet i qetë, si pas një triumfi të madh, kur shoh që nuk i del qoftë edhe një demokrat në rrugë për t’i kërkuar llogari pse i la për dy vjet pa përfaqësim në parlament, pse i la për po aq kohë pa pasur zë në qeverisjen locale, pse i ka lënë për 12 vjet në hyqmin e Edi Ramës, të cilin ata e urrejnë, kur shoh që këta 12 vite me shumë gjasë do të bëhen 16 apo 20, e vetmja gjë që më vjen në mendje është: Partia Demokratike e Shqipërisë ka vdekur.
Është interesante sjellja e demokratëve pas datës 25 prill. Një a dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit, pamë Lulzim Bashën të qeshur para kamerave, që deklaroi se shqiptarët e bënë të tyren, dhe se fitorja e tyre ishte në kutitë e votimit që sapo ishin hapur e po numëroheshin. Nuk i nxuri goja asnjë kritikë e ankesë. Përkundrazi, të jepte përshtypjen se ishte në një mendje me mua: “Dita e votimit ishte një ditë e bukur; shqiptarët u sollën si qytetarë shembullorë”. Pak përpara tij, këtë gjë e kishte nënvizuar Ilir Meta. E kishte cilësuar ditën e diel një ditë fantastike. Ata, kushedi se pse, po prisnin fitoren. Dhe unë zura të besoja se kjo ishte e vërtetë. Ma përforcoi këtë ide edhe një dalje e Ramës pak minuta më vonë: Fytyra e tij ishte e lodhur, e pashpresë.
Socialistët u ftilluan sakaq mbi efektin që mund të bënte pamja e tij (krahasuar me pamjen e hareshme të Bashës), dhe vetëm disa minuta më vonë u shfaq para kamerave Erion Veliaj, me buzët vesh më vesh, duke nyjëtuar fjalë që rrezatonin optimizëm. Pas Veliajt, demokratët nuk u bënë më të gjallë. Të nesërmen në mëngjes, u shfaqën (tanimë, me pamje të mrrolët e të murrëtyer) veç për të thënë se fitorja e tyre ishte në kuti, por po vononte për shkak të strategjisë së kundërshtarit për të numëruar kutitë që ishin në favor të tyre. Një gjepur, pasi të gjithë e dinin që hapja e kutive bëhej sipas një radhe të përcaktuar në ligj. Dhe kështu rrodhën gjërat deri në fund, me socialistët shend e verë përballë demokratëve që nxinin e sterronin. Lulzim Basha nuk u pa më. Dhe kur të gjithë po prisnin që ai të dilte e të njihte humbjen (disa po prisnin të shpallte edhe dorëheqjen), ai nuk pati drojë të mbante fjalimin më haluçinant të jetës së vet. E mbajti në oborrin e Shqup-it, duke pasur si sfond fytyrat e dëshpëruara të kandidatëve për deputetë të PD-së, të cilët një dreq e di pse më përhiteshin me fytyrën e Xhelal Mziut, që ishte gjithashtu atje. Një shakmizë Xhelal Mzinjsh të multiplikuar. Është aq e vërtetë kjo, sa e mora vesh vetëm pas trasmetimit live në TV të atij takimi që në mes asaj turme, mú prapa Bashës, kishte qenë edhe Grida Duma. E pabesueshme: Fytyra e Gridës më ishte fanitur e njëjtë me atë të Xhelalit. Të njërit prej Xhelalëve.
Për spektatorë, Basha pati atë mbrëmje disa dhjetra aparatçikë e militantë trushpëlarë që e ndërprisnin herë pas herë me britmat “poshtë komunizmi”, “liri-demokraci”. Mua më tronditi pacipësia e atij njeriu në atë moment. Ishte si t’i kishin bërë magjí. Nuk ishte Lulzim Basha. Ishte një tjetër që i ngjante atij. Por nuk është kjo që ka rëndësi. Rëndësi ka fjalimi i tij, të cilin po e riprodhoj me pikë e me presje, me ndonjë shënim timin në kllapa: “Të dashur shqiptare dhe shqiptarë, zonja dhe zotërinj! Teksa muzgu i kësaj dite po bie mbi qytetet e fshatrat tona, mbi malet e luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në zemrat e mendjet e shqiptarëve anë e mbanë vendit (të bëhet se po lexon një variant të Manifestit Komunist, i cili fillon me fjalët: ‘Një hije po i fanitet Europës – hija e Komunizmit’. M.N.) A është ky muzgu i shpresës e ëndërrës për ndryshim, për Shqipërinë demokratike, normale, të zhvilluar, europiane? Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë. U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ia dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë. Jemi një popull që beson te demokracia. Beteja jonë për demokraci ka vijuar pa ndërprerë, çdo çast, çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj ne bëmë betejë për demokraci. Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë, ne do të fitonim dhe do t’ia kthenim demokracinë Shqipërisë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi (në këtë pikë, unë prita që ai të thoshte: “… dhe prandaj, unë jap dorëheqjen time të parevokueshme”.
Por jo, as që bëhej fjalë. M.N.). Nuk mjaftoi, sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ata ndryshuan kushtetutën e kodin zgjedhor, duke thyer të gjitha rregullat (shih, shih, vetëm pak orë pasi u mburr se fitorja ishte e sigurt për demokratët, ai e kërkon burimin e manipulimit disa muaj para se të fillonte fushata elektorale!!!). Dhjetra mijra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë, dy herë më shumë se diferenca mes palëve (gënjeshtër, është e kundërta, diferenca mes palëve është shumë herë më e madhe sesa numri i votave të pavlefshme. Pastaj, për çfarë dreqin do duhej përmendur kjo gjë, teksa ai ishte duke folur për prishjen e garës elektorale? Nuk ka asnjë fakt që këto vota t’i kenë përkitur demokratëve. Madje, besohet se është e kundërta. Ndryshe, do kishin kërkuar rishqyrtim të votave të pavlefshme.
Pse nuk e bënë? M.N.), miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votave, duke sjellë shtrëmbërimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve. Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve, përdorën kriminelët e bandat, kërcënuan e shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët (gazetarët? Cilët janë këta me emër e,mbiemrër? M.N.) e median, duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale. Edi Rama ka bashkëpunuar e vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e krimit në listat e tij. Dhe pavarësisht këtyre, ne sollëm një arritje të madhe e të jashtëzakonshme për demokracinë në Shqipëri. Ne u bëmë më të fortë (këtu pati duartrokitje, të shoqëruara me thirrjet “Basha”, “Basha”, pas të cilave vetë Basha ngriti zërin… M.N.) Ne jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do dorëzohemi, nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitoren e demokracisë, sepse ky mision, që është vetëm i yni, është më i madh se të gjithë ne (në këtë pikë u dëgjuan thirrje “liri-demokraci. M.N.).
Po u dorëzuam ne, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne, dhe sollën shpresë. Unë u them këtyre: ‘Faleminderit për besimin tuaj, dhe ju premtoj sot se ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju. Zëri juaj do dëgjohet qartë. Zëri juaj do dëgjohet fort. Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush (këtu dëgjohet turma që bërtet: Poshtë komunizmi. M.N.).’ Nata që ka rënë sot, do largohet. Dielli do të ngrihet përsëri. Do të jetë dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë. Beteja veç sa ka filluar, dhe ne do ta çojmë atë deri në fitore. Demokracia do të fitojë. Shqipëria do të fitojë. Zoti e bekoftë Shqipërinë. (Në këtë pikë, Basha largohet, ashtu siç erdhi, me trupin e drejtë, sikur të kishte gëlltitur okllainë, dhe i shoqëruar nga shpura e vet e ngushtë, mes së cilës binte në sy Gazmend Bardhi. M.N.)”
Të nesërmen, Basha u dëgjua të thoshte se tani kemi për detyrë të dalim nëpër Shqipëri për të mbledhur faktet e manipulimit të votave. Pra, ai fillimisht kishte caktuar krimin e kishte treguar me gisht autorin e krimit, dhe më pas po na thoshte se tani do të vihej në kërkim të fakteve që provojnë se krimi ka ndodhur dhe se atë e kishte kryer Edi Rama. Një gjepur tjetër, apo jo? Por kush po pyet për këtë? Demokratët iu futën punës. Dhe Alibeaj zbuloi dy drejtorë të administratës që ishin parë në një fshat të jugut, për të cilët kishin lajmëruar policinë, por ajo nuk e kishte vënë ujin në zjarr!!! Bardhi, në stilin e tij, solli një provë nga Shkodra. Ai tha se Edi Rama kishte folur disa ditë para votimit në telefon me një kontingjent të krimit. Vini re! Nuk tha: Rama është parë duke folur me një kriminel. Tha, si të ishte frekuenca që e kishte bartur zërin e Ramës: Ka folur në telefon!!!! Ishte po Alibeaj që përsëriti gënjeshtrën e Bashës se numri i votave të pavlefshme në disa qarqe të fituara nga PS-ja është më i madh sesa diferenca mes votave të kësaj të fundit e PD-së. E kështu me radhë. E kështu pa fund.
Demokratët kanë çuar një thes me prova në Prokurori. Nuk po bëj shaka: Bash një thes me prova. Kështu u tha prej tyre. Madje, lajmëruan edhe mediat që ta filmonin marshimin e tyre drejt dyerve të SPAK-ut. Mirëpo është marrë vesh se nuk kanë paraqitur asnjë provë. Asnjë, për be. Dhe kjo, të kuptohemi, nuk do të thotë se socialistët nuk kanë bërë ndonjë të pabërë. Kjo thjesht do të thotë që demokratët nuk kanë prova. Të vetmet prova janë ca bla, bla, bla, të cilave as që mund t’u matet efekti elektoral. Rrjedhimisht, nuk kanë vlerën e një prove juridike mbi manipulimin e zgjedhjeve. Mund të ngrihen padi në kurriz të njërit apo tjetrit për përdorimin e administratës, për vjedhjen e të dhënave personale, për punësimet, etj, mund të dënohen edhe njerëz për këto shkelje ligjore (nëse arrihet në përfundimin se ka shkelje), por këto nuk janë prova se zgjedhjet janë vjedhur. Dhe se ato mund të përsëriten.
Zgjedhjet janë kapitull i mbyllur, tanimë. Këtë gjë e dinë edhe demokratët. Që të gjithë. Dhe prandaj, sjellja e tyre është e çuditshme. Unë nuk kam fuqi t’i kuptoj. Ka kohë që nuk i kuptoj, në fakt, por këtë herë është ndryshe. Nuk i kam parë kurrë në këtë derexhé, të fiksuar pas merakut për karrierën e një humbësi serial, e për avenirin politik të një idioti të dobishëm (më falni, të padobishëm). Janë në kulmin e një zhgjëndërre. Po jetojnë në një realitet që e kanë veç në kokën e tyre, ku çdo gjë është me kokë poshtë: Humbja u duket si fitore, Basha u duket udhëheqës i madh, Berisha u duket sikur nuk është kryetar partie, socialistët u duken sikur janë pakicë, e Rama u duket i mbaruar. Prandaj them se ata janë tanimë unelectable.
Ky ka vecorite e veta.
Une e vendos si analist, nga me objektivet, i pamvarur, ndaj i ngjit fjala.
Nuk i ka njeriu borxh, ndaj thote te verteten, sado e hidhur mund te jete per ate qe stigmatizon..
Muç.Ka vdekur Pd-ja, por jo e djathta.
Pd-ja , kjo organizatë fitimprurëse , mori peng institucionin më të rëndësishëm të demokracisë.
Hodhi pa fund tymuese , helmoi mendje dhe zemra dhe largoi të djathtët e vërtet nga zemra e saj .
Demokracia vazhdon të jet e brisht në Shqipëri, por filiza të shëndetshëm ka.
Bima do të rroj, sepse fara s’është kalbur.Po nxjerr llastar që do ta mpijnë këtë degë me fruta të hidhur me gjëmba dhe të shëmtuar .E s’kishte si të ishte ndryshe sepse qe shartuar mbi trung të kuq,
flakë të kuq .
Por po vjen dita … HAKA TEK I ZOTI .??
Shoku, Albini esht i majte ;;//))
Bravo Muç e ke qajt
I dashur Komentues ” Rr…. e dj…e ver… Shqipetare….,
problemi i vetem qe ka Shqiperia eshte se Njerez si Ju nuk jane ne gjendje, ende sot, te kuptojne se Bota eshte e ndare ne te mencur e me pak te mencur e ne shume me pak te mencur…………e djathta dhe e majta jane Nocione qe i perkasin shume Dekadave me pare…kufiri ndermjet ketyre Dy Ideologjive tashme eshte thuajse niveluar…..Teorikisht ekziston……Shkenca dhe Teknollogjija jane inisiativa te Individeve teper te mencur, qe jetojne ne te ashtuquajturat Shtete Perendimore apo Lindore, pra ne te gjithe Globin………Kapitali nuk njeh Kufij tashme dhe si Rezultat as Ideologji….shkurt , mendimi im eshte se, zhvillimin ekonomik, permiresimi i Jeteses se Qytetareve te nje Vendi lidhet pazgjedhshmerisht me mencurine e 20-50 Kokave/Individeve te nje Vendi qe kane Vizionin dhe aftesine te drejtojne apo manaxhojne Njerezit e tyre duke gjetur Forma dhe Menyra qe i pershtaten ati apo asaj Shoqerie sidhe shfrytezimin me mencuri te Pasurive natyrore ne sherbim te Zhvillimit Ekonomik…….Bota eshte e mbushur me Shembuj te tille……..askush nuk do te di ► ishin Ideologji te majta apo te djathta ◄…..sepse sic shkruajta me siper jane te niveluara ato ndryshime qe mund ti vereje shum e shum Dekada me pare………..Ky eshte Kendveshtrimi im…….. T`uroj Shnet
I dashtun komentues ke shkrujun sikur dikur te kesh ken antar partie punes!Akoma nuk keni kuptue edhe pas 30 vitesh se e djethta nuk ka fitue kurr ne Shqypni sepse gjithnja i keni vjedhun keto zgjedhje qysh prej 1992 e deri me tash!E dyta dhe ma kryesorja ashte qi duhet me kuptue qi e djathta ashte miniorance ne Shqypni sepse elektorati i ashumte asshte i majte.
Dhe e treta dhe ma kryesorja njeriu ka nji jet e jo dy nji per veti e nji per Lulin e vocer qi fale kesaj dhjemokracie ashte ba pasunari ma i madh sot ne shqypni pas babes se vet shpirtnor ,banditit Berishe.
E djatha e mirfillt ne ket vend do fitoje kur gjysma e popullsise te kete arritun nje nivel mesata jetese e pasketaj ka me ken alternative .Se fundi a i keni ba ndonje here pyetje vehtes se kush jane antare te PD(jo udheheqesit)shumica e tyne pa brek nder bythe e fale viteve 90-98 jane barazue me pjesen tjetn te vendit ne veshje por akoma mbartin bujkroberine ne ecje e civilizim.Ndaj or mik komentues nese e ke fjalen per te djathten e vertet e ritheksoj per ate te vertet ,ata nuk perbajne as 7 % te popullsise(pa futur ketu Mark Maket,Zhelal Mzinjte,Agron Gjekmarket e Mul Noket )qe jane nje tufe gamorsh qi ia ulin vlerat atyne qi vertet vijne nga nje e djathte intelektuale e jo feudale.Ndaj qi te presesh fitoren prej te djathtes leua amanet femijve te femijeve se kan me e arritun ate dite.Partia e dallkaukeve po nuk u shkri e me u formue nje e djathte me vlena kurr s’ka me ba hair.Se fundemi me thirrjen pasionate tanden Rrofte e djathta e vertet(nese e thu me gjithe shpirt )po me dukesh si ai djaloshi qi i ngjinun deri sa iu mbarue fryme “BBBBBBBBAAAAAAAAAAAASSSSSHHHHHHHHHHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!
O Muc ,perpiqu mos ta ofendosh bashen dhe ustain e tij saliun se do merzitet Rama.
shkrim brilant i Nanos, ndoshta me i bukuri qe kam lexuar ndonjehere nga ai.
PD eshte bere si “estrada e Ballshit” ,eshte per te qeshur dhe per te qare! Qeveri edhe mund te sillet nga jashte , por opozite sikur s’kam degjuar…eh,ç’hall na gjeti , edhe kjo na u desh!
Dhjete me YLL!
Shkrimi me i goditur dhe me i verteti mbas 25 Prillit, 2021! Me thjeshtesi, guxim dhe vertetesi!
Keqardhje per Z. Basha, por jo per PD e Sali Kriminelit!
Dhe per sa kohe Sali Berisha do te jete ne ate stan, era e mutit nuk do t’i shqitet kurre!
Muc. Meriton nje bravo te madhe.
BRAVO , Z.MUÇ NANO.
PIKAT MBI I.
ANALIZE PERFEKTE.
Me vjen mire , po çdo njeri ka dy duar , ne qoftese nuk i ka te prera; ka doren e djathte dhe te majte, keshtu qe te dy duarte ndodhen ne trupin e nje njeriu edhe dy kembe si pula. Tani duhet te marrim vesh se cila eshte partia demokratike dora e djathte apo kemba e djathte? Me keto qe lexova, i bie te jete kemba e djathte e pules, jo e njeriut sepse keshtu e nisi e keshtu po e sos. I eshte thyer kemba e djathte pules, por kjo s’do te thote qe ajo s’i ha koqemisrat. Prandaj, bojkotojeni fare ju qe e kishit per zemer dhe beni si bota qe doni te integroheni: riformoni nje tjeter se ajo kembe pule nuk hidhet ne allçi qe te vazhdoni rrugen. Ne qoftese nuk e shikoni dhe kete apo u dhimbset ta shikoni, mbyllni gojen e veshtroni poshte nga ekonomi e tregut mos kolisni ndonje gje se nuk shtyhet me p…… Boll me; ju a beri Saliu shesh e pershesh dhe ju futet lugen si te babezitur ! Tani ka ardhe koha qe s’te fal , te jepni llpgari per ato qe keni bere. Historia nuk perseritet me me plepat se ata u thane.
Si gjithmone,shenjestra ne qender! 12 pike! I pagabueshem dhe kalim ne skaner i kesaj bande qe quhet “demokratikase” dhe qe eshte antipodi i saj.Dhe pershkrimi i me nder liderit formal dhe i shpures se tij me me te njohurit “Gazit” te botes,te Bardhajve,inspiruesit te vrasjes se Elbasanit me skalionet kriminale te shantazhuesve te votuesve,alter egos se Bashovicit e duke vazhduar me Alibeaj Xhaferllarken,Mziun e Kamzes e klonimet e tij rreth e rreth si dhe pas Shvejkut,idiotit te pa-dobishem Dumen e Salianjte Salianjve te kinoistudios se SHQUPIT ,skenaristit te filmit Babale dhe jo vetem me shume se i goditur!O kasolle ku i mblodhe! Jane te pashprese dhe me te vertete ne pike te hallit.Dhe me e keqja eshte se shpresat per te dale nga kjo gjendje jane te pakta,sepse frika dhe varesia nga “droga” e shpures vicidaolase qe kane kaperdire eshte aq e madhe saaqe nuk i le te ngrene koke.Dhe shembulli i Pashkos,Olldashit,Zef Brozit,Eduard Selamit,Xhuzit,Patozit etj etj eshte ulerites.Keshtuqe fati i kesaj bande eshte i percaktuar.Do vijojne drejt shtegut te mosnjohjes se zgjedhjeve,drejt braktisjes se cdo veprimi demokratik;drejt incidenteve,shantazheve e demonstrimit te forces ne rruge e kudo ku do te munden.Akuzat ndaj Edi Rames e PS-se me te gjithe arsenalin e veprimeve qe jane karakteristike e praktike e vete kesaj bande politike,te kthyera ne sistem tashme,do te intensifikohen,sepse ata nuk mund te gelltitin humbjen e radhes,nuk mund te gelltitin grushtin e fuqishem te popullit shqiptar edhe kesaj radhe qe ishin mprehur se u kishte ardhur “radha” te vazhdonin vepren e lene ne mes nga Berisha qysh nga viti 1992 e deri ne vitin 2013.Dhe jo se duke qene ne opozite nuk i kane bere ketij vendi po aq te zeza sa kur ishin ne pushtet.Sepse gerryerja e sistemit te drejtesise ka vijuar me te njejtat ritme;pasurimi i familjes nepermjet mafies se organizuar prej tij po ashtu;lufta kunder sistemit politik me ndihmen e paklursyer te brigantit politik e mafiozit super te pasur te presidences po ashtu, me kulmin e saj kunder reformes ne drejtesi e kapjes se KED-it e Gjykates kushtetuese.Dhe meqe flasim per zgjedhjet e 25 prillit ,bllokimi i tyre per komisionet zgjedhore qe te mos depolitizoheshin,me shpresen se duke patur njerezit e tyre ne komisione do dilnin me te fituar eshte nje veprim tejet anti-demokratik i tyre,pavaresisht se dhe ambasada amerikane e BE-ja u terhoq,qe t’i merrte me te mire e te ktheheshin ne sistem,si ata femijet tekanjoze kur ledhatohen nga prinderit!Dhe keshtu do vazhdojne sepse kjo bande politike niset nga teoria berishiste se vetem ato qe kane bere e bejne ata eshte ligjore,e drejte,kurse kur fiton kundershtari,me firme e vule dhe te nderkombetareve eshte “kriminale, vjedhje,manipulim” dhe nuk duhet pranuar e njohur.Keshtuqe pritet ne ditet ne vijim Lyli te nise letra majtas e djathtas neper kancelarite perendimore te nxije per te disaten here vendin,te kerkoje qe te mos behet konferenca nderkombetare qe pritet dhe te leshoje ultimatumin qe kjo konference te behet vetem kur te behet Lyli,ushtari i mire Shvejk,krie-me nder-minister! Dhe me nder intelektualet e panelistet e tij te tipit Gjekmarkaj,Marku e te tjere e kane marre dhe porosine: -Ne sulm kunder cdo arritjeje pozitive te ketij vendi! “Kokepalaret” e ketij vendi kane vjedhur zgjedhjet e “fituara nga “humbesi serial” i kesaj bande! Dhe lufte pa kompromis per te bere Tavarishin Bashovic “Dhender” me zor,pra ta martojme Lylken me zor me zyren e kryeministrise!
Eshte per te pershendetur qendrimi i zotit Agron Duka,i cili si shqiptar e si politikan pranoi humbjen dhe e kupton aresyen e humbjes dhe beri thirrje per te hequr dore nga veprimet antishqiptare e nxirja e vendit nderkombetarisht,nga tendenca psiqike e bllokimit te integrimit te vendit ne institucionet europiane! Nje shembull qe eshte ne nderin e cdo politikani,i majte apo i djathte qofte.Dhe nje qendrim i tille realist e atdhetar eshte diametralisht i kundert me qendrimin antishqiptar te kesaj bande politike qe eshte e sheqerosur me nje emer demokratik dhe qe nga shprese eshte shnderruar ne mallkim per kete vend.Kush nuk e kupton kete dhe pas 25 prillit eshte me te vertete per te qare hallin!
Te shpresojme se organet e reja te drejtesise do bejne punen e tyre sic duhet ndaj kujtdo qe tenton te pengoje ecjen perpara te vendit drejt integrimit europian dhe dosjet e trasha te Berishes,Likes ,Mediut e te tjere banditeve te ketij lloji te mos mbeten te pazbardhura.Vetem keshtu populli me ne fund do filloje te shpresoje ne te ardhmen dhe ne sistemin e drejtesise dhe do besoje me te vertete se perpara ligjit jane te gjithe te barabarte dhe emrat e pervecem nuk mund te manipulojne me peshoren e drejtesise.Dhe ne kete drejtim roli i zonjes Kim,i zotit Soreca dhe i te gjithe ambasadoreve te tjere te huaj eshte i poazevendesueshem!
Kete e duam te gjithe. Pas ‘varrosjes’ se PD dhe mbasi te mbarojne te 40-tat e saj, te shohim se ku eshte e Djathta, e cila ka 30 vjet qe si formacion politik as qe duket ne horizont. Pati nje shkendije ne vitin 1993-94 me krijimin e Partise demokrate te Djathte te formuar nga Petrit Kalakula, por me gazeten e tij “E Djathta”, ishte si nje ze në shkretetire. E izoluar nga te gjithe, posaçersiht nga PD e Sali Berishes, per te cilin kalakula kish thene shprehjen: “Nuk mund te jesh njeherazi, komunist, antikomunist dhe demokrat”-dhe e tha kete kur ishte kryetar i PD per Tiranen, anetar i kryesise se PD, deputet dhe minsiter i Bujqesise i qeverise Meksi. Nga qe adresimi i asaj shprehje ishte i qarte qe i drejtohej Berishes, nga salla ku a i e tha e nxorren me ulerima dhe qe nga ajodite u be divorci i pakthyeshem dhe kaq. sa qe gjalle kalakula mbajti te ndezur pishtarin e se Djathtes se vertete, por me largimin ne tij nga kjo jete gjithçka u shua. pse nuk vazhdoi? E pra, qysh atehere nuk pipetin me asgje nga ai front. Fatkeqesisht keshtu eshte. Me enderra në beze apo ne diell, nuk jetohet. Duhen lider te vertete te asaj ane, duhen njerez qe t’u shkojne mbrapa dhe t’i mbeshtesin e votojne, duhen vepra dhe pune dhe jo llafe. Shikoni se cilet e perfaqesojne (qe me shume hiqen se jane) te djathten brenda PD dhe flasim pastaj!!!
Nje verejtje apo sygjerim te vogel do te kisha per shkrimin: perpara fjalimit te Bashes, duhej te vendosej dhe fjala e pare entuziaste e Bashes pas mbylljes se votimi ku midis te tjerave permendi qe “… vullneti i popullit gjendet brenda kutive te votimit”
Mbani mend pas 2 vjetesh, kur dikush ti çfaqe Bashes keto dy fjale te tij, ai do te justifikohet duke thene qe ka qene me temperature te larte !
Bukur Nano!
Z.M.Nano, bashkohem me plot prej komentuesve të mësiperm… Nje diagnostikim vertet prej gazetarie klasike, mbasi prej dekadash gazetaria dhe media janë pjesë e shkërdhatërisë së sistemit të shkërdhyer… (e meriton ta kujtoj Dritero Agollin me futjen prej tij të fjalës Shkërdhatokraci”) sistem i cili mbars, pjell dhe kultivon në infinit tërë qelbësirllëkun dhe perversitetin e mundshëm që mund te pjellë mendja e njeriut mëkatar. .. citoj ju; —… disa dhjetrëra aparatçikë e militantë tru-shpëlarë…— Ashtu kanë qënë qysh në fillim, qysh në 1992, kush skotës së barktharëve dhe falangave që zbritën nga shpella, ju dorëzuan çelesat e shtetit dhe të gjithë ne i dimë pasojat.. Me Ligjin 7501, ata denatyruan pronat, me qëllim që ti shkatërronin perfundimisht pronaret e ligjshëm, ata që vertet pëfaqesojnë të djathtën e çdo kombi… Nqs duam PIKENISJE< ka vetem 1- Kush ka firmos atë ligj të mallkuar, sado qofshin, duhen futur e kalbur në burg, sa te kenë jetën, dhe t'ju sekuestrohet e gjithe malli e pasuria, të gjitheve , pa asnji perjashtim!!! Ky do ishte vetem fillimi i një rruge për qetësimin e këtij mileti… dhe ajo parti kolerë, verem, murtajë, çiban të zhduket nga çdo aspekt, jo në pik të hallit, por në pidh të të gjitha kurvave që pollën atë parti që veç zjarrin i ka vu Shqiperisë, shkofshin, që i mallkofte e i shitoftë Zoti i modh… kshtu o zoti Nano…