“Historianët e lindur në vitet 1950 duhet të shesin banane”?! Xhufi replikë me Schmitt: Pse flet si ekstremist islamik

14 Maj 2021, 15:00Politika TEMA

“Historianët e para ’90-ës nuk do të dalin të shesin banane”. Kjo ishte përgjigjja që historiani Pëllumb Xhufi, drejtues i projektit madhor të hartimit të “Historisë së Shqiptarëve”, ka për historianin austriak Oliver Jens Schmitt, i cili i konsideron ata si “historianë nomenklature”.

Në një intervistë për “News24”, Xhufi flet për projektin e ri të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ato pika të errëta apo të diskutueshme, që do të marrin përgjigje.

Xhufi thotë se është “një tekst ndryshe, në pikëpamje të organizimit të lëndës, një vepër sintetike në 3 vëllime, që do të përfshijë të gjitha periudhat historike, që nga antikiteti, deri në ditët tona, deri në përmbysjen e regjimit komunist, por edhe ngjarjet që lidhen me zhvillimet në Kosovë. Ato që do të thuhen do të mbështeten në një literaturë dhe dokumentacion të gjerë. Do të jetë një risi dhe ka ambicien të jetë një tekst reference edhe për albanologet e huaj, që gjithnjë e më shumë interesohen për historinë e Shqipërisë. Do të jetë një histori e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, e kulturës dhe e institucioneve juridike”

Xhufi premton risi edhe për periudhën e Mesjetës, e cila ka ende shumë për të zbardhur. “Janë bërë kërkime në arkivat e Vatikanit, Raguzës, Venedikut, e Spanjës, e qyteteve të ndryshme të Italisë, si në Napoli, që kanë pasur raporte preferenciale me Shqipërinë gjatë Mesjetës. Pra, ka ardhur lëndë e re që do të përpunohet e kthehet në histori. Do të trajtohet si një proces dhe jo si segmente të ndara. Duket sikur historia fillon e mbaron me figurën e Skënderbeut. Ai është shkalla më e lartë e një lufte për krijimin e një shteti mesjetar, e një mbretërie shqiptare, që ka nisur shumë më herët me Dhimitrin e Arbrit, në fund të shek. XII, ka vazhduar me familje të mëdha si Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Zenebishët apo Shpatajt”, tha Xhufi.

Një nga çështjet më të ndjeshme ka qenë edhe ajo e “pushtimit” apo “sundimit” të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare, që, sipas Xhufit, nuk ka qenë një debat mes profesionistësh, por një debat mediatik.

“Çështja pushtim a sundim nga osmanët ka qenë një debat mediatik, jo mes historianësh. Për ne historianët gjërat janë të qarta. Pushtimi ishte pushtim kur u realizua me rënien e Shkodrës në vitin 1479, pastaj vjen një periudhë 500-vjeçare, e cila është periudhë sundimi dhe gjatë së cilës edhe shoqëria shqiptare u riorganizua, ndryshoi. Mjafton të kujtojmë procesin e islamizimit, i cili u kthye në një proces masiv pas shek. XVII, nuk është nënvizuar sa duhet, sepse nuk ka pasur edhe dokumentacion të mjaftueshëm deri tani. Por del që raportet e Shqipërisë me Raguzën, Venedikun, Napolin, Milanon, Ankonën, kanë qenë të vazhdueshme edhe gjatë sundimit osman dhe kanë qenë intensive. Islami shqiptar ka qenë një islam “sui generis”, krejt i ndryshëm nga ai që praktikohej në vendet arabe”, thotë ai.

Nëse në shumicën e herëve historia e Shqipërisë është shkruar nga të huajt, ky projekt do të përfshijë 20 historianë shqiptarë nga Tirana e Prishtina, ndërsa studiuesit dhe albanologët e huaj, kësaj here janë lënë jashtë dhe me sa duket do të “shohin” se si shqiptarët e “lexojnë” veten e tyre.

ÇËSHTJET QË MARRIN PËRGJIGJE

Figura e Ali Pashë Tepelenës, me dritëhijet e tij do të zërë një vend të veçantë, por tanimë i zhveshur nga mitizimet që ka fituar sidomos gjatë periudhës së komunizmit. Sipas historianit Pëllumb Xhufi, shumë pikëpyetje rreth veprimtarisë së tij do të marrin përgjigje, falë kërkimeve të gjera nëpër arkivat shqiptare e të huaja.

“Ali Pasha nuk do të gjykohet sot në demokraci, si kampion i të drejtave të njeriut, sepse mos harroni Franca ka pasur gijotinën. Ali Pasha ishte një despot oriental, por pati një projekt, që ishte: të krijonte një shtet të pavarur nga Turqia, në aleancë me Fuqitë Perëndimore. Siç dihet, ai ka pasur raporte me anglezë, francezë. Ai ka qenë një personazh, të cilit i shkruante vetë Napoleon Bonaparti. Do të gjykohen edhe anët e tij negative, sigurisht, që nuk ishin të pakta, por për historianin ka rëndësi roli i tij në procesin demokratik”, thotë Xhufi.

Por periudha që me siguri do të ketë vëmendjen maksimale dhe nuk do të kalojë pa debate është ajo e komunizmit, gjatë së cilës u përmbys i gjithë sistemi i vlerave, shoqëria u nda nga lufta e klasave dhe njerëzit u “armiqësuan” me njëri-tjetrin.

“Mos kini dyshime, për komunizmin do thuhen të tëra. Që nga të këqijat, meqë jeni më të interesuar për të këqijat dhe deri te të mirat, e interesi kombëtar. Janë bërë edhe do gjëra të mira, por janë bërë gabime të rënda në çështjen e luftës së klasave, aventurizmin ekonomik etj.”, thekson Xhufi.

Nuk do të mbeten pa u thënë edhe të vërtetat për burgjet e kampet e punës, që si në rastin e Tepelenës, u shndërrua në një kamp shfarosjeje.

“Debati nisi mbi ngritjen e një muzeu për të kujtuar të persekutuarit politikë gjatë komunizmit. Unë atëherë gjykoja që burgu i Burrelit ishte më mirë për muze, sepse ka qenë institucioni më lapidar, ku kanë kaluar breza të tërë të dënuarish dhe aty janë konsumuar vuajtjet dhe torturat më çnjerëzore që kanë ndodhur gjatë komunizmit. Kampi i Tepelenës kishte një shtrirje të caktuar, nga 1949-1953, ishte një kamp internimi i rrethuar me tela, por sipas dokumenteve të CIA-s, kushtet në kampin e Tepelenës ishin më mirë se në Burrel. Unë nuk e kam mohuar kampin e Tepelenës, ka qenë çështje precedence”, tha Xhufi.

DEBATI ME SCHMITT

Ai gjen rastin t’i përgjigjet edhe historianit austriak, Oliver Jens Schmitt, që gjatë Ditëve të Kujtesës, gjatë muajit shkurt, u shpreh se Shqipëria i shpërfill kampet komuniste dhe historianët shqiptarë janë inekzistentë, ndërsa vërente se ish-nomenklatura vë ende pengesa.

“E kam vlerësuar Schmitt si medievist, ka bërë vepra që qëndrojnë, ka zbuluar dokumentacion të ri dhe kjo është me shumë vlerë dhe madje edhe për Skënderbeun, megjithatë trajtimet e tij për Skënderbeun janë të diskutueshme. Ai bie në një vlerësim të padenjë për një historian. Ai merr një tezë të vjetër të shek. XVII, të një historiani anglez që nuk e njihte fare Skënderbeun dhe ky e merr tezën e Gobon-it të para tri shekujve dhe e rihedh në qarkullim, sikur Skënderbeu ishte një aventurier, luftoi për të rritur famën dhe lavdinë e tij, duke thënë se vendit të tij i bëri keq, duke e kthyer në një rrënojë. Dhe Schmitt si shumë ekstremistë islamistë thotë për Skënderbeun që ka pasur një rol negativ për shqiptarët. Për këtë unë e kam kritikuar”, u shpreh historiani.

Pëllumb Xhufi i përgjigjet historianit austriak edhe në lidhje me opinionin e dhënë në lidhje me intelektualët shqiptarë të para ‘90-ës.

“Shcmitt e quan Aleks Budën, historian nomenklature. Buda ishte shkolluar në Universitetin e Vjenës, një njohës i historisë europiane, kulturës, madje poezisë europiane. Ai e citonte Gëten përmendësh. Por, për fat të keq, Shcmitt ka rënë në pozitat e historiografisë së politizuar. Në gjykimin e tij, një historian i lindur në vitet 1950, siç jam unë, nuk duhet të ekzistojë, duhet të iki, të shesë banane, pasi është formuar në kohën e komunizmit dhe nuk është në gjendje të gjykojë siç duhet. Schmidt, përveç meritave të mëdha, ka edhe gjynahe të mëdha”, tha Xhufi.

MARRËVESHJA

Pak ditë më parë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë lidhi kontratën për realizimin e nismës shkencore për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Historia e shqiptarëve”. Drejtuesit e këtij projekti janë akad. Pëllumb Xhufi dhe prof. Neritan Ceka. Kontrata u nënshkrua nga përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave, drejtori i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Encikopedike, prof. Irakli Koçillari.

Sipas Akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, kjo vepër hartohet në kuadrin e nismës për tri veprat madhore albanologjike: “Enciklopedia shqiptare”, “Fjalori i madh i shqipes” dhe “Historia e shqiptarëve”, që do të kushtojë 100 mln lekë të rinj. Për veprën “Historia e shqiptarëve” do të mobilizohen institutet, qendrat kërkimore shkencore dhe përfaqësues të botës akademike.

Disa nga emrat e historianëve e studiuesve që do të punojnë për këtë projekt janë: Aleksandër Meksi, Gjon Berisha, Sonila Boçi, Ledia Dushku, Marenglen Verli, Apollon Baçe, Paskal Milo, Muzafer Korkuti, Saimir Shpuza, Luan Përzhita etj.

10 komente në ““Historianët e lindur në vitet 1950 duhet të shesin banane”?! Xhufi replikë me Schmitt: Pse flet si ekstremist islamik”

  1. Ndoi says:

    Po nuk lexuat librin RECETA PA KOMB histiria e shkruar do jete po ajo nga akademiket sovjetike.

  2. Adrian Zagori says:

    Shumë i nderuari Zoti Bufi.
    Të them të drejtën nuk pata durim të lexoj artikullin.
    Por po e marr apriori që ju si akademi keni ndërmend të rishkruani historinë.
    Ju lutem mos e bëni. Në të kundërtën duket sikur doni të kaloni pensionin duke shkruar të njëjtat gjëra por formuluar ndryshe.
    Pse e them kete:
    Sepse për ta bërë këtë duhen disa kushte të jenë të mirëqena:
    1. Hulumtime 10 vjeçare në arkivat e Vatikanit, Turqisë,Greqisë,Kroacisë etj….
    2 Grup kompetentë studiuesish të rinj që me metodat bashkëkohore janë në gjendje të arrijnë konkluzione e të hedhin hipoteza për momentet e paqarta historike.

  3. Kruja says:

    Nje pyetje per z. Xhufi:

    A ka ngritur nje grup ekspertesh Akademia e Shkencave per te bere nje oponence te pavarur perpara se keto punime te botohen nga Akademia? Ky grup ekspertesh duhet te jete krejtesisht i pamvarur per t’i bere nje shqyrtim shkencor kritik punimeve te studiuesve shqiptare qe jane kontraktuar per keto punime.

    A ka pergjigje per kete askpekt shume te rrendesishem sepse ka te beje me besueshmerine dhe objektivitetin shkencor?

  4. Lorenco says:

    Turp te kesh qe do te jesh prape protagonist, pasi shkrove historine e shqiperise ne 4 vellime. Tani, do ta rishkruash, hahaha. Ik shit banane e ruaj faqen, edhe keshtu sterre te zeze. Turp.

  5. Atdheu says:

    Bravo z. Xhufi.

  6. Kpuca flet vet says:

    Do gajaset mileti me cfare do sojohet per te kenaqur greqine, serbine, turqine dhe aktore te tjere. Ne si popull do vazhdojme me gojdhanat sic e ka tradita kurse keta do do i ndrrojne emrat e heronjve te kombit.
    Marko Botsiaris
    Isa Boletinovic
    Kemal bey Yxhumi
    kur ta mbaroni tallavane ikni me pushime ne dubai

  7. make albania great again says:

    Prof i nderuar dhe atdhetar. Këto cilësi i ka zoti xhufi. Kujdes nga ndikimi grek. Ata kanë dorë kudo. Sidomos të historianët e salës.
    Ai sumatriçia nga zvicra,të shohë punët e tij,ose të merret me lubonjën,muç nanon dhe gjithë pisllëkun shqiptar.
    Mos harroni të shkruani për arvanitet,shqiptarët e harruar që po ja bëjmë dhuratë greqisë.

  8. Shqiptari says:

    Shpresoj qe rishkrimi i historise te mos jete si ajo pacavurja e bere per fjalorin shqiptar nga ai i ashtuquajturi akademic qe na e ncori shqipen 93% te huazuar, edhe fjale qe akademiket fqinje e kane pasur dinjitetin t’i njohin si shqiptare shekuj me pare zoterinjte ua dhuruan fqinjeve. Shpresoj shume qe zoti Xhufi do jete objektiv dhe do kete bere kerkimet e duhura neper arkivat e shteteve qe kane mjaftueshem dokumentacion te epokave te ndryshme per shqiptaret.

  9. Shqiptari says:

    Shpresoj qe rishkrimi i historise te mos jete si ajo pacavurja e bere per fjalorin shqiptar nga ai i ashtuquajturi “akademik” qe na e nxori shqipen 93% te huazuar, edhe fjale qe akademiket fqinje e kane pasur dinjitetin t’i njohin si shqiptare shekuj me pare zoterinjte ua dhuruan fqinjeve. Shpresoj shume qe zoti Xhufi do jete objektiv dhe do kete bere kerkimet e duhura neper arkivat e shteteve qe kane mjaftueshem dokumentacion te epokave te ndryshme per shqiptaret.

  10. Baliu says:

    Edhe Schmitt eshte historian i nomenklatures ku ben pjese edhe Peter Handke. Eshte mire qe kemi nje historian si Pellumb Xhufi qe eshte ne gjendje te debatoj ne te njejten lartesi me Schmitt-in. Ata historian qe i don Schmitt-i, pra ata te “rinjet”, jan thjesht puthadoret e tije qe jan dresuar nga vet ai dhe qe jan pajisur me nje titull “historiani”, e ne mesin e puthadoreve ka edhe shum te vetshpallur historian. Eshte qeshtje nderi qe “Historia e shqiptarve” te shkruhet nga vet shqiptaret, me mire apo me keq sprishe pune, edhe ato te popujve te tjere nuk jan te persosura. Austriaket ende nuk e dijne me siguri se cili eshte portreti i vertete i Mocartit, dhe se ku ndodhen eshterat e tije. Kjo do te ishte nje detyre shtepie per Schmitt-in, para se te mundohet ta luaj “instancen me te larte” lidhur me historine shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje