Është shoqëruar me debate mbledhja e KAs ku po shqyrtohen kërkesat ankimore të PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve në Berat.
Teksa partitë e opozitës kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet që kanë me procesin zgjedhor, gjatë diskutimeve, nuk kanë munguar as debatet.
Debati është zhvilluar mes përfaqësuesit ligjor të PD Marash Logu me anëtarin Ilir Rusmali. Logu ka pyetur se përse KAS sipas tij nuk merr prova nga prokuroritë.
Pjesë nga debati:
Marash Logu: PD mendon që është shumë e qartë në qëndrimet e saj.
Ilir Rusmali: Mund të na thoni në rrethin e provave që keni për sa raste bëhet fjalë për blerje votash?
Marash Logu: Për të gjitha rastet të shitblerjes së votës kemi depozituar kallëzime penale. Ne kemi denoncuar raste të shumta të blerjes së votave.
Ilir Rusmali: Përgjigjja juaj është raste të shumta, e kam të qartë.
Marash Logu: Kjo është arsyeja që ne i sjellim këto kallëzime që i kemi depozituar që në datën 7 prill. SPAK me siguri ka kryer hetime dhe ne ju kërkojmë vazhdimisht ju që merrni informacion nga prokuroritë. Cila është arsyeja që ju refuzoni të merrni prova nga SPAK?
Ilir Rusmali: Këtë nuk e dini ju.
Marash Logu: Kallëzimi i rremë është vepër penale. Nuk bëjmë ne kallëzime të rrema. Pse refuzoni të merrni prova nga prokuroria?
Ilir Rusmali: Refuzimin dhe pranimin e merr nga trupa. Ke dhënë dy përgjigje. Për mua janë të dyja të mjaftueshme.
Marash Logu: Për 22 rastet që kemi folur, kemi depozituar ato prova që kemi pasur në dispozicion. Kjo është bërë për të lehtësuar punën e KQZ. Ne kemi kërkuar që të merren informacione zyrtare nga institucioni shtetëror. Kuantifikimi që ju kërkoni mund të dalë nëse ju pranoni të administroni prova nga PD.
Ky zotni Logu me duket se nuk.qenka ne rregull. KAS-it ia con provat TI dhe mbi bazen e tyre merr vendim. KAS nuk eshte shoqeri detektivesh qe i pajton ti. Cfare nuk na shohin syte dhe cfare nuk po degjojme sot!
Marash Logu: PD-ja nuk ben kurre kallezime te rreme, sepse kallezimi i rreme eshte veper penale.
Populli: PD-ja nuk genjen kurre!
Ilir Rusmaili (pi pak uje te mbaje te qeshuren)
Marash Logu: Kallezimet jane bere ne prokurori, KAS duhet te marre vendim.
Populli: Kallezimet jane te provuara, nuk duhet te presim vendimin e prokurorise. S’ka c’na duhet!
Ilir Rusmaili ngrihet dhe niset per emigrim.
E gjitha sa me siper provohet te jete e vertete, vetem nese populli shqiptar eshte/vazhdon te jete trap dhe ne 2021!
ne me te shumten e saj behet fjale per klientelizem dhe shume oak per blerje vote,por kur vjen puna tek klientelizmi ate e kane bere dhe partite e tjera ,se edhe pd e lsi kane premtuar poste e gjera tek votuesit …kuptohet qeveria aktuale ofron me shume ne kete drejtim ….
PD-ja paraqet provat, KAS merr vendimin.Pêrse PD-ja nuk i ka dorëzuar një kopje të provave që disponon edhe në KAS, por e mëson atë se çfarë duhet të bêjê dhe si të sillet dhe të vendosë?!
PD e Lul Rokut ka variantin :Hedhe nje gure ne lume nje budalla dhe u thote te mençurve perse nuk e nxirrni!Pastaj ç’eshte ky Marash Logu?Jo te shkonte Mark Marku dhe ta shikonit si do tua bente atyre te KAS tete me dy!Minimumi do u gjuante me shishe kokes!Pa le te merrte edhe Agron Markagjonin ; ta shikonit si do ndryshonte ky komision qendrimin ne çast!Na myten budallenjte qe te gjithe jane bere ose antetare te kryesise ose krye.ar rrethesh.
Bravo Ilir Rusmali, i mencur, i ndershem, i drejte, sic ishte edhe babai i tij, Cajup Rusmali.
Deri me sot nuk ka shqiptar qe ka pare nje prove nga PD, jo vetem per zgjedhjet por per asnje krim te ndodhur ne shqiperi e ku jo pak nga krimet Jane ber direkt nga PD, mjafton ti shofim filmimet e zgjedhjeve ne shqiperi tash e shume vite me pare,kemi raste kur militant apo direkt edhe kandidat per députét kane dhunuar qytetar e gazetar pse Kane denoncuar vjedhjen,blerjen apo edhe votimin e me shume se nje her te shume qytetareve, kam njohur shume qytetar nga Kosova psh, qe ne menyre te organizuar dhe kontrolluar nga PD apo drejtperdrejt nga flamur noka kane votuar deri ne qindra her ne dite,ne shume qendra votimi,kishte edhe video duke bler vota ne hyrje te vendvotimeve,siq kishim edhe tash grupet e gatshme te kontrolluara nga gazmend bardhi,ku edhe u vra nje qytetar i Elbasanit dhe ky mbrojtesi i votes as qe e permend, i vetmi fakt i tij qe se luan topi eshte rezultati i zgjedhjeve te cilat PD i ka njohur vetem kur i fiton,po zgjedhjet per kryetar ku basha fiton dhe dolen video ku shifej se si njerez te bashes si gazialem bardhziu,koka, palloka, salianji, alibeaj, dumka grida e shum militant qe votonin disa her per bashen dhe ky eksperti i shpalli zgjedhjet me te mira ne bote!
Prandaj i dashur avokat i krimit sa me pare qe ta kuptosh se po mbrone kriminel me mire do jeté per ty.