10 arsye përse dështoi në zgjedhje LSI-ja e Monikës

14 Maj 2021, 11:04Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Në zgjedhjet e 25 prillit dështimin më të madh e kishte Lëvizja Socialiste për Integrim. Partia e drejtuar për herë të parë në një proces elektoral nga zonja Monika Kryemadhi, u fut në zgjedhje me pretendime të mëdha. Zonja Kryemadhi kishte shumë besim në vetvete aq sa në delir e sipër nuk e kishte për gjë që të deklaronte përpara zgjedhjeve nëpër studiot televizive se minimumi i deputetëve që do marrë LSI-ja është jo më pak se 40 mandate.

Bile, në një rast kur u pyet nga moderatori në studio se nëse LSI-ja do merrte 19 mandate, pra po aq sa kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2019, çfarë do përbënte kjo për zonjën Kryemadhi dhe për LSI-në, ajo pa e vrarë shumë mendjen iu përgjigj aty për aty: “Është dështim dhe do jap dorëheqjen”.

Mbase kjo ambicie e zonjës Kryemadhi u pa si një sfidë brenda familjes, ku egoja e bashkëshortit nuk mund ta pranonte që e shoqja të kishte më shumë sukses se ai në numrin e mandateve. Ky është thjesht një aludim, por mënyra shpërfillëse që të dy flisnin për njëri- tjetrin, sa herë pyeteshin nëpër intervista, ta lë këtë dyshim.

Nga një analizim i rezultateve të LSI-së për vitet zgjedhore 2017 dhe 2021, rezultojnë këto shifra:

Në zgjedhjet e vitit 2017 LSI-ja mori 225,901 vota ose 14.28 për qind. Në zgjedhjet e vitit 2021 LSI-ja mori 107,536 vota ose 6.81 për qind. Nga diferenca e shifrave midis këtyre dy zgjedhjeve, rezulton se LSI-së i kanë ikur 118,365 zgjedhës ose 52.4 për qind e atyre që kishte përpara 4 viteve.

Por zonja Kryemadhi nuk dështoi vetëm si parti, duke zbritur nga 19 në 4 mandate. Ajo pësoi disfatë edhe personalisht, si kryetare e partisë. Në zgjedhjet e 25 prillit, bazuar në Kodin Zgjedhor, zonja Kryemadhi vendosi që të kandidojë në tre qarqe, nga të cilët dy konsideroheshin përcaktuese për të krijuar mazhorancën qeverisëse. Ajo kandidoi në qarqet Tiranë, Fier dhe Elbasan, ku numri i popullsisë që votoi në këto qarqe përbën 50.4 për qind të numrit total të votave në rang republike.

Nga një vëzhgim i votave personale që ajo ka marrë në këto tre qarqe të rëndësishme, të cilat kanë në total 19 bashki ose 31 për qind të totalit të bashkive, zonja Kryemadhi ka marrë rezultate që me siguri as vetë nuk i priste.

Në qarkun Elbasan, ku u vra një ish-drejtues lokal i LSI-së, nga 156,162 vota të vlefshme, zonja Kryemadhi mori 721 vota ose 0.46 për qind të tyre. Ajo rezulton e treta më e votuar ndër 15 kandidatët e LSI-së dhe e dyta nga gratë e kësaj partie. Në rang bashkish, ajo ka dalë e para vetëm në një nga shtatë bashkitë që ka qarku Elbasan. Më konkretisht:                          

Në bashkinë Elbasan doli e para me 506 vota.

Në bashkinë Gramsh doli e dyta me 99 vota.

Në bashkinë Librazhd doli e treta me 32 vota.

Në bashkinë Prrenjas doli e katërta me 25 vota.

Në bashkinë Cërrik doli e dyta me 23 vota.

Në bashkinë Belsh doli e treta me 18 vota.

Në bashkinë Peqin doli e dyta me 17 vota.

Në qarkun Fier, nga 173,525 vota të vlefshme, zonja Kryemadhi mori 1771 vota ose 1 për qind të tyre. Ajo rezulton e para më e votuar ndër 18 kandidatët e LSI. Po ta marrin në rang bashkish, ajo ka dalë e para vetëm në një nga shtatë bashkitë që ka qarku Fier. Më konkretisht:

Në bashkinë Fier doli e para me 923 vota.

Në bashkinë Lushnje doli e dyta me 507 vota.

Në bashkinë Divjakë doli e dyta me 182 vota.

Në bashkinë Rroskovec doli e dyta me 66 vota.

Në bashkinë Patos doli e katërta me 57 vota.

Në bashkinë Mallakastër doli e katërta me 36 vota.

Në bashkinë Peqin doli e dyta me 17 vota.

Në qarkun Tiranë, nga 466,066 vota të vlefshme, zonja Kryemadhi mori 2446 vota ose 0.5 për qind të tyre. Ajo rezulton e dyta më e votuar ndër 36 kandidatët e LSI. Po ta marrin në rang bashkish, ajo ka dalë e para vetëm në një nga pesë bashkitë që ka qarku Tiranë. Më konkretisht:         

Në bashkinë Tiranë doli e para me 2200 vota.

Në bashkinë Kavajë doli e dyta me 124 vota.

Në bashkinë Kamëz doli e nënta me 84 vota.

Në bashkinë Vorë doli e treta me 24 vota.

Në bashkinë Rrogozhinë doli e gjashta me 14 vota.

Nga 3 qarqet ku kandidoi, zonja Kryemadhi arriti që të dalë e para brenda LSI-së vetëm në një qark. Nga 19 bashki që kanë në total këto 3 qarqe, zonja Kryemadhi doli e para vetëm në 3 bashki, të cilat janë edhe qendër qarku, po edhe më të mëdhatë si numër votuesish në raport me bashkitë e tjera.

Këto rezultate që korri LSI-ja në përgjithësi dhe zonja Kryemadhi në veçanti, tregojnë se ajo e ka “shitur” veten nëpër studiot televizive më shtrenjtë se sa “kushton”. Elektorati shqiptar i vuri më 25 prill asaj dhe partisë që drejton çmimin që u takon. Këto shifra duhet të jenë një moment reflektimi dhe kthese, si për LSI-në, ashtu edhe për zonjën Kryemadhi, që të rrinë me këmbë në tokë dhe t’i shtrijnë ato sa e kanë jorganin.

Sigurisht, kandidatët e tjerë kanë menduar për vota për veten e tyre, ama votat që ka marrë zonja Kryemadhi në shumë bashki ku kandidoi si kryetare e partisë dhe si një figurë e njohur publike që është, nuk janë për t’u krenuar. Në shumë raste ajo është ndarë me 1 deri 5 vota me kandidatët e tjerë për të qenë shumë më poshtë në renditjen e listës së saj. Sasia e votave individuale përbën edhe njëfarë krenarie personale, por numri i pakët që ka marrë në shumicën e bashkive, nuk vlen as si justifikim që ajo nuk punoi për veten po për partinë.

Ndër shumë arsye themelore që çuan në dështimin e LSI-së në këto zgjedhje, ku veçohet djegia e mandateve (shkurt 2019) dhe braktisja e garës për pushtetin vendor (qershor 2019), do të rendis 10 arsye të tjera që pak janë analizuar si shkak i këtij dështimi.

(1) Vetëbesimi i tepruar, deri diku tallës me elektoratin, duke trumbetuar shifra mandatesh që shkonin përtej mundësive logjike për këtë parti;

(2) një fushatë elektorale e cila më shumë iu besua studiove televizive të debateve politike të mbrëmjes, se sa punës në terren;

(3) gjuha e ashpër dhe përjashtuese e zonjës Kryemadhi ndaj kryeministrit Rama e Partisë Socialiste, po edhe ish-kolegëve të dikurshëm të zonjës Kryemadhi;

(4) përfshirja histerike e bashkëshortit president në fushatë, duke e lënë në hije kryetaren e LSI-së sidomos në javën e fundit të fushatës;

(5) marrëveshja para zgjedhore me PD-në për bashkëqeverisje pas zgjedhore me të, duke larguar kësisoj nga vetja drejt PD-së elektoratin demokrat të fituar me pragmatizëm gjatë viteve 2013- 2017;

(6) heqja dorë si një parti pragmatiste që lufton për të marrë votat e saj dhe më pas bën koalicion me fituesin e zgjedhjeve, pavarësisht se cili është ai;

(7) lufta brenda llojit që shpërtheu në disa qarqe të rëndësishme të vendit;

(8) mungesa e personaliteteve të spikatur të shoqërisë si kandidatë nëpër qarqe;

(9) alternativë mediokre për qeverisjen e nesërme dhe përbetime për hakmarrje sapo të vinin në pushtet;

(10) ekip i dobët drejtues me figura të konsumuara aq sa nuk i votoi as pallati ku banojnë;

janë dhjetë prej shumë faktorëve të tjerë, të cilët ndikuan që LSI-ja të pësojë këtë tkurrje kaq të madhe në vota e mandate.

Sa më shpejt që LSI-ja dhe zonja Kryemadhi ta kuptojnë këtë realitet e të reflektojnë qartë duke ndryshuar qasje dhe sjellje politike, aq më shumë mundësi do të kenë për ndonjë ringritje qoftë edhe me hapa modestë. Zonja Kryemadhi duhet të heqë dorë nga kryeneçësia dhe dhuna e çizmeve, sepse kjo nuk i shton vota, përkundrazi. Ajo dhe 3 deputetët e LSI-së duhet t’i kthehen në shtator normalitetit të jetës parlamentare, duke i qëndruar larg ekstremizmit që treguan përpara se të digjnin mandatet.

Por, nëse sërish vijojnë me luftë llogoresh me kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste, duke u kthyer thjesht në një “apendicit” të Partisë Demokratike, rruga drejt shpërbërjes prej braktisjes nga elektorati që i qëndroi besnik më 25 prill, do të jetë e pashmangshme.

16 komente në “10 arsye përse dështoi në zgjedhje LSI-ja e Monikës”

  1. Cimi says:

    Une nuk po kuptoj pse merreni me Znj Monike.Kjo tani eshte pjese e relikeve te tranzicionit, me kete mund te merret SPAK-u,kjo eshte djegur politikisht.Populli e ka njohur tashme kete debile,qe ishte politikane nr1 ne Shqiperi.E kuptoje nivelin e kesaj mostre.

  2. Te harxhosh kohe dhe te shkruash per moniken eshte jo vetem kot por edhe cmenduri njerezore, monika ka tru me pak se njethundraket

  3. Cimi, po i duhet nje artikull gszetarit. Duhet te beje normen, te nxjerre buken.
    LSI dhe M.Kryemadhi qe para zgjedhjeve, dihej qe nuk do te fitonin. Teme e mbyllur.

  4. goni says:

    kjo ska deshtuar kesaj ja vodhen ????????
    se sipas logjikes se kesaj ata qe sdo e shisnin voten do votonin per te ????????
    ah se harrova lulin edhe ai “fitoi” ????

  5. Hajdut says:

    Dhjete aresyet idjote. LSI eshte partia e llumit e drejtuar nga kryehajduti Ilir Meta dhe nga fallxhorja Monika. LSI eshte parti pa platform politike, ekonomike, sociale….Ajo eshte parti biznesi privat e Ilir Metes, LSI. & Meta Shpk.

  6. Martin says:

    Sa koh paske te meresh me moniken mor mik!? Nuk i ha trapi njeriu per ata 2 hajdutet bur e grua. Per ato 2 vemjet e peshtira .Esht sh e thjeshte , qenke zgjatur pa fund kot , a thua ka njeri nerva dhe deshire te lexoj pet ata. Ajde tung,

  7. Artan says:

    Por qe eshte jane kthyer per shqiptaret ne simbole te vjedhjes, injorances, poltikes per interes dhe mungese se cdolloj ideali, nuk quhet? Figurati me te neveritishme dhe te urryera ne Shqiperi

  8. rexha 10 says:

    LSI ISHTE ,ESHTE E DO TE JETE NJE PARTI KLIENTELISTE ,PER TA THENE ME MIRE NJE PARTI E FAMILJES SE KETYRE PERSONAVE QE E DREJTOJNE.
    PORE DUKE DALE NGA E MAJTA ,U BASHKUA SI NJE BANDE KRIMINALE ME PARTINE DEMOKRATIKE ,KU ME TE VERTETE NJERZIT E SAJE DEMOKRATIKE ,U ELIMINUAN FIZIKISHTE.

  9. ts says:

    Kjo “zengjine e re ” diletante ne profesionin politik , qe gjeti nje popull “analfabet” ne kte fush ,nje popull qe besoi lloj lloj mashtrusish.hajdutesh kriminel , e te paftyresh si kjo mjelse stallash, qe me sjelljen e llapen e saj ,me demonstrimet e hajduteris qe e transformuan nga nje “elefant kenete ne nje krokodil “elegant” dhe u be kaq e peshtir , per ata qe kan akoma seder e krenari,per ata qe akoma vuajn pushtimin e e vendit te tyre nga ftyra si kjo, mori pergjigjen qe meriton ! Nuk munet te tallesh nje popull perjetesisht , ti tundesh thesin plot ,e ti hedhesh lemosha qe vijn era krim e hajni ! Kjo injorante ,turpi shqiptareve qe do “ringjallet si zogu i mitoligjis ” ,qe te vazhdoj cinizmin,fjalorin e peshtir, e injorimin e asaj pjese te dobet qe akoma vazhdon e voton ! Shum ka mar dhe esht fatkeqesi e turp ,qe akoma ka shqiptar qe i shkojn pas ksaj hiene ….

  10. miri says:

    BY THE WAY
    KU GJENDET KJO DRU ME PRE SE NA BEN TE RELAXOHEMI KUR E LEXOJME

  11. Jimi says:

    I nderuar Altin ! Nuk ka 10 arsye, por vetem nje. Ajo sebashku me te shoqin jane familje vrasesish dhe banditesh, keshtu qe nuk eshte e munmdur qe njekohesisht te zgjidhesh edhe ne kuvend edhe ne Rrec!?

  12. Trotski says:

    Baxhella e Neveritshme Korri bemat e saj dhe te Like Hajdutit .Populli Vigjelon dhe ta Jep Mandaten si e meriton.

  13. Sokrati says:

    Ka rene populli ne qetesi!
    Qekurse humbi zengjine kryemadhi, mbreteron nje qetesi shume e deshiruar. Kjo zengjineja nuk mund te heqe dore nga prona, mbasi prona eshte e lidhur me shpirtin dhe lsi eshte biznesi familjar me arkitekt ilir kryemadhin, inatçor dhe ” hasmi” i Fatos Nanos.
    Sipas ketij bizinesi likja dhe zengjinea dalin te fituar, sa here qe behen zgjedhje. Fiton PD, humbet PS – lesei kalon me fituesin. Humbet PD, fiton PS – lesei kalon me PS… Ky eshte “ideal” i madh dhe njerez per te tille “ideal” nuk mund te jete kushdo, jo!
    Per te qene me “ideal” te tille, duhet te jesh ose kryemadh, ose kokemadh…
    Tani eshte e lire, te kaloje vetem nga pedheja, mbasi Edi Rama nuk ia ka nevojen as njeres, as tjetres.
    “Lesei force e pare! Lesei force e papare”!

  14. ce says:

    Po si mund te votonte populli shqiptar sektin naziskin te sharebajgave te Jales dhe te Nafije dybekut turikalit te leshitlikes?. A mund te vije ne pushtet nje cizmeparticke qe ka ne radhet e saj sharebajga te neveritura ne ekstrem ne publik nga bemat e tyre si Nora bythderrja gjithollog’ja e leshelise, surratnallonja, surrattepsija Kajda gjoshe, gjatoshje dymetroshe , koka me qoshe kaptina boshe qe e mbushi dikur ministrine me kusherinjte e 7 te dhe gjysma e tyre me arsim 8 vjecar. Strateg’ja nderplanetare, kozmike, nderkombetare, leshelike , trularaska me shkolle te mesme, veshllapushja, sygerdoqja, shalepiprra, kembeshtrembeta Kejdi dhembcakallja qe doli para parlamentit bashke me surratufon Floida Kerpaci me tabele ne dore ku shkruhej __Rama dick__ . Erisa hundpinokja , Elona guri surratnallonja drandja e mirdites, Silvi surratplastikja, Brisida shurreufulla.A mundet qe keto sharebajga te neveritura te behen
    ministre, kurre me ne pushtet cizmeparticka e Agush Habib Burgibes me hanxhar ne dore dhe ne doren tjeter sfurku.

  15. Asd says:

    Gjithe keto keshilla dhe nenpika per LSI? Ka nje pike qe nuk eshte permendur, bile eshte nje njolle; njolla e turpit te vjedhjeve dhe baterdive qe kane bere ne kete vend dhe qe njerezit nuk do ta falin. Votat qe ka marre LSI i dedikohen punes qe bejne anetaret dhe stafi me pagese i partise. Idealet kane marre fund.

  16. Tomori USA says:

    Sjelljet rrugacerore, Te qenurit burre e grua ne pushtet, Etja per te mbajtur pushtetin me cdo kusht. thirjet per revolucjon e permbysje, terheqje zvare e Edi Rames, gjuajtja me cizme kryeministrin Rama nga Monika , me keq nga nje rrugace etj sjellje prej alabakesh e ciftit Meta, njgjallen9 nev5+eri dhe urejtje nga qytetaret, sa disa kerkojne ti shohin te pjekur.
    THirja e Ilir Metes nje dit para zgjedhjeve , per te rrembyer sepatet, e thikat, , cfurqet , kosoret, ishte nje cmenduri njerezore.
    keto e te tjera deklarata prej te maresh, ben qe, LSI te groposet dhe n6e te ardhmen dote shkoj drejt asgjesimit. %

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje