Situata në PD, kreu i grupimit "dhjetor '90": Pse doja Olldashin për kryetar dhe jo Bashën! Berisha, politikan i një cikli të mbyllur

14 Maj 2021, 09:34Politika TEMA

Kryetar i grupimit dhjetor ’90 Bislim Ahmetaj ka folur për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike. Ahmetaj u shpreh se në vitin 2013 kur Sali Berisha dha dorëheqjen ai ka votuar Sokol Olldashin si kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e Fax News Ahmetaj shtoi se Lulzim Bashës i kanë rënë në qafë me detyrën që i kanë ngarkuar si kryetar i PD-së, sepse nuk është njeriu i duhur për të marrë përsipër drejtimin e opozitës, pushteti i dytë më i madh në vend.

Unë jam shprehur dhe po e përsëris Sali Berisha është një nga personalitetet më të arrira të këtij vendi që e ka mbyllur ciklin e vet në vitin 2013, duke treguar se di të tërhiqet.

A është tërhequr apo jo, ky nuk është problemi i Berishës, por atij që i ka interesuar gjithe kjo që në rast suksesi do të jetë i imi, në rast mossuksesi do jetë i prapavijës.

Berisha duhet të shprehet. Duhet të thojë që e ka vënë. Ne jemi koshientë që Lulzim Bashën e ka vënë. Unë në 2013 kam shpallur mendimin tim që votova për Sokol Olldashin.

Fati im i keq ka qenë se unë kam qenë pak i avancuar në lirinë e mendimeve. E doja kryetarin e opozitës në Parlament. Nuk është se kisha ndonjë paragjykim të madh për Lulzim Bashën.

E doja kryetarin në parlament dhe jo kryetar bashkie për të dhënë tendera. Berisha është politikan i një cikli të mbyllur”, u shpreh Ahmetaj.

4 komente në “Situata në PD, kreu i grupimit “dhjetor ’90”: Pse doja Olldashin për kryetar dhe jo Bashën! Berisha, politikan i një cikli të mbyllur”

  1. xhoxhi says:

    Kur na thotë që Berisha është personalitet i arrirë të vjen të çahesh në dysh.Tërë ata që flasin për këtë maskara si shqiptarë apo ndërkombëtarë,ata që kanë shkruar libra për krimet e tij,flasin kot më kot?Ata flasin që është personalitet apo që është njeri i gjithë të zezave.Ja pse Shqipëria nuk bëhet sepse njerëz të inkriminua kudo na i bëjnë lidera….Sipas këtij kokë qoses për Berishën flitet kot,për djalin,për çupn,për dhëndrin,për Trebickën,Remzi Hoxhën,për Gërdecin,për 21 janarin,për naftën Sërbisë na u folka kot.Kaq shumë nuk është folur për asnjë politikan…

  2. Millo says:

    Po, po keshtu eshte! Berisha eshte cikel i mbyllur (brenda Lalezit), por jo per PD. Pa PD Berisha kallen nendhe, se tani i vdekur eshte, por PD nuk e leshon, sa te jete Basha aty dhe ndonje tjeter mbas Bashes te emeruar nga Berisha! Badha eshte aty per te mbrojtur Sali Berishen dhe familjen dhe jo per PD! Saliut nuk i rruhet per PD, por per koken e vet! Ou! Eshte e thelle kjo!

  3. FAKTI says:

    Mbreme shikoja dhe degjoja nje emision tek Abc tv me kryetarin e Akademise, Pellumb Xhufin, Paskal Milon dhe nje historiane plake Lalaj. Ne nje rast po diskutohej qe cila ishte figura e Ahmet Zagollit dhe Enver Hoxhes e seicili bente interpretimin e tij, po Lalaj ishte kategorike: bardhe dhe zi. Nuk ja vlente per historiane se njerez te tille i bejne dem shoqerise si i ka bere aq shume Beqir Meta, pa permendur te tjere. Ata qe tundin flamurin, ata e shkelin sa here duan. Por e kisha fjalen per qendrimin ndaj Sali Berishes qe e kemi jetuar dhe shumekush edhe e ka pesuar ne keto vite. Nuk duhet pare bardhe e zi, por me ngyrat e tij te fytyres dhe shpirtit. Dhe ato jane tejet poshtruese dhe diskriminuse per nje shqiptar te sinqerte dhe qe i ka qendruar larg dhe tejet mirenjohese per nje qe i ka qendruar afer dhe po ulurin dhe sot per te. Sali Berisha radhitet ne andikapet e historise shqiptare dhe qe e demtoi shume vendin; keto i kemi pare dhe provuar si shkaterrimin total te gjtheçkaje, vjedhjet dhe shitjen, e deri ne kriminalizimin e shoqerise dhe shtetit ne interes te tij dhe banditeve qe e rrethonin dhe shpresojne akoma tek ai. Pyetja eshte se ç’jane ata shqiptare qe e duan akoma?! Cilido mund ta jape pergjigjen ne dashte me fjale e interpretim mbi fakte apo dhe me interesat e ngushta e meskine per veten e tij duke mos pyetur me per shoqerine me parrullen: seicili per vete, zoti per te gjithe, apo si u shpreh vete Berisha: pas mua, kijameti. ketu dalloi vete kush eshte i mire dhe kush eshte i keq. Keto vetem per opinion pa e demtuar dhe cenuar fare Saliun se ate e ka ne dore sot SPAK ne qoftese dhe ai do ta beje detyre dhe nuk do jete ne krahun e ketyre te dyteve dhe krahut te tij.

  4. spartak says:

    Unë s’po merrem as me figurat e Zogut , Berishës, etj, por po flas për marrdhënjen Berishë-Parti Demokratike .
    Pavarësisht dorëheqjes si kryetar ligjor i PD pas humbjes në 2013-tën , realisht ai është PRONARI i vetëm dhe i pa diskutueshëm e i pa kundërshtueshëm nga askush në PD e jasht saj , me 100% të kuotave .
    Kaq mjafton, që asnjë të mos bëjë hamendësime kryetarlliku të PD-së , për figura të ndryshme, pa i aprovuar PRONARI real.
    Më duket se këtë radhë , ja ka fut dy këmbët në një këpucë kryetarit aktual , Lulit , që, ose të hiki , ose të luftojë dhëmb për dhëmb deri në fund ndaj kundërshtarëve që ka përballë , por edhe përbrenda PD-së, me tezën e mos pranimit të fitores së PS-së me argumentin e shit-blerjes së votave , mos leximit mirë të gjithë atyre votave të pa vlefshme , presionit e korrupsionit të pushtetit ndaj kujtdo , etj , etj .
    Pas kësaj , Luli , po nuk qe në gjendje me kthy në favor të tij rezultatin apo të krijojë precedentin e anullimit të zgjedhjeve , ( e ka zënë aty ku s’tregohet ) , do japi dorëheqje të detyruar e do largohet përgjithmonë nga PD. Ky është kushti, që i ka vënë Pronari këtij Administratori të PD-së në këtë finale 100% të humbur . Zhurma që do bëjë , e gjitha shkon në interes e favor politik të Pronarit .
    Zëvëndësin e ka paracaktu vetë Pronari . E bija do ti zotërojë aksionet , dhe administrator do jetë i shoqi .
    Këtu do jemi e do shikojmë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje