Dyshime të forta ka ngritur Spartak Braho, anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, për gjendjen psikologjike të Presidentit të vendit pas deklaratave të këtij të fundit para zgjedhjeve të 25 prillit.
Pyetja e e Spartak Brahos ishte e drejtëpërdrejtë për specialistët mjekësore, të cilëve i kërkoi që të shpjegonin gjendjen psikologjike të Metës.
Pyetjes ju përgjigj Edmond Stojku, i cili sqaroi se ka raste kur një person shfaq luhatje të theksuar humori që në gjendje stresi varion në shpërthime dhe çon në vendimarrje të gabuar personat në pushtet.
Gjithsesi, Komisioni Hetimor kërkoi që të fokusoheshin vetëm te kërkesat e bëra nga nismëtarët për shkarkimin e Metës dhe nuk e pranuan kërkesën e Brahos.
Braho e mori fjalën sërish, duke sulmuar Metën teksa tha që ata kanë nevojë të dijnë nëse këto janë vendime të një njeriu të çmendur apo nëse bëhet fjalë për gjendjen emocionale siç e shpjegoi Edmond Stojku.
Pjesë nga biseda:
Braho: Si e vlerësoni ju si specialistë të mjekësisë gjendjen psikologjike të Presidentit? Mos jemi në kushtet e mosaftësisë?
Stojku: Problemi është këtu diskutohet për një luhatje të theksuar të humorit, qëë në gjendje të stresit varion në shpërthime, duke çuar në vendimarrje të gabuar të personit në pushtet. Mendoj nuk do të ishte keq një kqyrje më e thellë profesionale mund të nxjerrë konkluzione më të detajuara. Këta njihen jo vetëm për njerëzsit e pushtetshëm por edhe për njerëzit e zakonshëm. Këto luhatje ndodhin, por nuk duhet të ndodhin për një periudhë të gjatë kohe. Kur kemi disa shpërthimi të herëpashershme, mendoj se mund të merren në konsideratë.
Braho: Ne duhet ta dimë që këto janë vendimet e një njeriu të çmendur, se populli ashtu e quan atë, apo janë veprime të një njeriu siç e shpjegoi doktor Stojku.
Zoti Mero
Zonja dhe Zoterinj lexues
Alarmanteeeeeeee!
Shqiptaret kane rreth nje vit qe degjojne “shkelje e lehte kushtetuese”.
Ku jetojme…
Ne nje vend qe shkelia e ligjit denohet ne cdo forme ndersa shkelja e Kushtetutes mund te quhet “shkelje e lehte”?!
Po ligjet e ketij vendi a rrjedhin nga kushtetuta?
Di njeri te me thote se perse shkelja e ligjit duhet denuar ndersa shkelja e kushtetutes jo?!
Dmth qe neser, kush gjyqtar te doje, mund te perdori termin “shkelje e lehte e ligjit”?
Zoti Mero, alarmanteeeee!
Ai s’qenka as mjek e as psikolog, si duket ai Stojku duhet te kete qene student i Sali Berishes. Po si ka mundesi te qe te shprehet “…ketu diskutohet per luhatje te theksuar te humorit…” HUmor eshte te ngrihet presidenti republikes e te rrihet me policet ne zyrat e Bamir Topit? Humor eshte te ngrihet presidenti e te thote popullit merrni cfurqet, sopatat, lopatat…te thote do vrase veten disa here, te me çojne ne Malin me Gropa etj etj? Ne radhe te pare vizitoni ate mjekun Stojku se qenka ai per te vizituar. Ose merrni nje veteriner perveç Panaritit, se ata mund ti zbulojne keto gjera, se kafshet nuk flasin dot; Keta po lajthisin nje e nga nje. Kaq shume tremben nga ai dreq SPAK qe flet shume e ben pak?!