Basha tregon për momentin kur mësoi rezultatin e zgjedhjeve: Ishte shokuese dhe tronditëse. Ramën e përmbysim

14 Maj 2021, 13:06Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të kësaj force politike në qytetin e Fierit. Basha tha se Partia Demokratike asnjëherë nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të cilat sipas tij u fituan në mënyrë të paligjshme.

Teksa shtoi se ditët pas publikimit të rezultatit kanë qenë “shokuese dhe tronditëse” për të gjithë, por ato ditë kanë marrë fund pasi PD është kthyer më e fortë për të rëzuar këtë “qeveri njëherë e përgjithmonë”.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Lulzim Basha:

25 prilli tregoi se demokratët pas asnjë mjet pushteti vetëm me shpirtin e tyre janë në gjendje ti kundërvihen një pushteti të tëre dhe ta çojnë në buzë të greminës gati për ta hedhur aty ku e kanë vendin.

Me këtë vjen dhe konkluzioni i dytë, masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet, tjetërsimi i rezultatit të qytetarëve nuk do të pranohet,

Për këtë nuk ka pikë dyshimi, beteja do të vazhdojë për ata që e nisëm,  jo për karrigen time dhe të Enkelejdit. Jo për poste drejtorësh apo për tendera apo për të hapur dyert e doganave për kontrabandë.

Ky degjerim është për fatin e keq të Shqipërisë sëmundja që ka mbërthyer për vdekje kundërshtarin tonë, beteja jonë do të vazhdojë për Shqiptarët.

Në të gjithë format dhe mënyrat në çdo fushëbeteje. Një gjë është e sigurt, e sigurt si drita e diellit sot fundi kësaj beteje i cili nuk mund të jetë trumfi i Rama-Doshit po përmbysja e këtij regjimi dhe fitorja e shqiptarëve.

Ditët e para kanë qenë ditë shoku dhe tronditëse jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët, dhe kjo është fare njerëzore përndryshe nuk do ishim njerëz se nuk jemi prej guri por kocka jonë është e pathyeshme nëqoftëse është dicka që e dinë të gjithë mirë është se demokratë nuk dorëzohen kurrë. Ndryshimi u pengua në mënyrë të paligjshme, shokut po i le vend zemërimi dhe forca për të rëzuar këtë qeveri njëhere e përgjithmonë.

9 komente në “Basha tregon për momentin kur mësoi rezultatin e zgjedhjeve: Ishte shokuese dhe tronditëse. Ramën e përmbysim”

  1. Na diskredituat ne syte e botes. Si nuk thate nje fjale te mire, por vetem.vhedhje, manipulim, shitblerje votash dhe masaker zgjedhore. Mandej efhe ultimatume destabilizuese dhe anti shtet! Zgjedhjet ishin me te mirat e ketyre 30 vjeteve, edhe organiznat komoetente nderkpmbetare i vleresuan si te rregullta. Shko me gjithe 58 deputeten ne Kuvend dhe atje vaxhdoje betejen politike!

  2. shih endra me sy hapur o lulush derdimeni

  3. Plaku Pa Mjeker says:

    E ka kapur Sala keq dhe nuk mundet te beje ndryshe….. Vetem nje rruge ka: Te lutet qe te vdese Sala, se ndryshe ose do vazhdoje keshtu si e ka vazhduar deri tani ose do vdesi vete….

  4. Jimi says:

    Eshte bela e madhe kur nje Nadstradin kerkon te behet “Li derr” partie!?

  5. shqip says:

    Edhe pastaj? Si i bëhet mqs ky nuk i njeh zgjedhjet ? Po pse mo sa herë që ka zgjedhje këta do dëgjojmë ne. Edhe nesër të përsëriten ky prapë do thotë u vodhën. PD duhej nxjerrë jashtë ligjit. Është një sekt kriminal dhe anti shtetformues. Antishqiptare pa diskutim, por edhe antiamerikane. Këta asgjë nuk bëjnë me kokën e tyre. Urdhërat vijnë nga Moska e Beogradi. Mos harroni që ardhja e tyre në pushtet i kufizon së tepërmi amerikanët në Shqipëri. Fjalët e Metës çojnë ujë në këtë rrjedhë logjike. Pranimi i zgjedhjeve do të thotë për ta , pranimi i hapjes te kutisë së Pandores.

  6. fatal division says:

    E ka kap familja Brrisha thuaj.
    Edhe të vdese Sal ihi eshte Argita shume e shemtut me Xenin e hormoneve çrregullta qe se lene Lylin derman

  7. Millo says:

    Zoti Basha! Aty ne Pazarin e Ri mund te gjesh nga ata brisqet e vjeter te berbereve – Solingen dhe shko dhe rruaja Rames, por mund te perdoresh edhe bythecin Bardhi! Qe ti ra dish, me keto mend qe ke tere jeten do te mbetesh kandidat per kryeminister! Me Sali Vdekjen dhe me ca si Bardhe, Noka, Zheja, Mzira, Lubonja, Koka (ky eshte fenomen – Kokeloqe fare), e Salira Mortjesh, nuk vjen kurre ne pushtet! Piqu, piqu dhe nja 20 vjet se ketu jemi!

  8. Arber Iliri says:

    Sjellje e Berishes.Ti je si Ramzi me Enverin.Jeni shume primitive Berisha Basha.Jani te tejkaluar nga showering shqiptare.Berisha I trembet gjykimit penal mbase edhe ti ke frike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje