SPAK trondit dyshen Berisha-Meta, kush janë 10 të emëruarit VIP nga PD-LSI në kupolën e drejtësisë që po hetohen për fshehje pasurie

14 Maj 2021, 16:46Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Që të dhjetë ish gjyqtarët e nivelit të lartë, të cilët po hetohen nga SPAK për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mashtrim me pasuritë, janë emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta në Gjykatë e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, në vitet 2008-2013, në bashkëpunim me ish presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani, në kuadër të planit të tyre për kontrollin e kupolës së drejtësisë, përmes njerëzve të besuar. Shqiptarja.com ka mësuar se nën hetim nga SPAK për pasuri të dyshimta janë ish anëtarët e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj dhe Artan Zeneli, si dhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, bashkë me ish anëtarët Fatos Lulo, Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj.

Në zbatim të ligjit anti-mafia, deri më tani, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një pjesë të pasurisë së Bashkim Dedes, Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimin, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata Speciale. Që të tre janë shkarkuar nga Vetingut kryesisht për mosjustifikim të pasurive me burime të ligjshme. Nga Vetingu janë shkarkuar edhe Ndreca, Dizdari, Islamaj dhe Artan Zeneli. Ndërkaq, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj dhe Besnik Imeraj kanë dhënë dorëheqjen nga drejtësia, duke i shpëtuar përballjes me Vetingun.

Që të gjithë ish gjyqtarët janë ngjitur në krye të drejtësisë shqiptare falë besimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kontrollonin shumicën në Kuvend deri në vitin 2013. Madje, disa anëtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, Sali Berisha i ka emëruar me urgjencë vetëm disa muaj para se të largohej nga pushteti, pa konsensusin e opozitës së atëhershme. Asnjë prej të emëruarve nuk arriti të kalonte filtrin e trefishtë të Vetingut.

Pas largimit nga sistemi falë veprimit të ligjit të Vetingut, këta ish gjyqtarë tashmë rrezikojnë të humbasin pasuritë e pajustifikuara dhe të dënohen nga Gjykata Speciale. Kjo duket se është një tjetër arsye se pse Berisha dhe Meta javët kanë intensifikuar sulmet ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi në tërësi.

Ish gjyqtarët VIP nën hetim nga SPAK: 

1.            Bashkim Dedja, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. I është sekuestruar një pjesë e pasurisë me kërkesë të SPAK.

2.            Fatos Lulo, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. I është sekuestruar një pjesë e pasurisë me kërkesë të SPAK.

3.            Shkëlzen Selimi, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i emëruar nga PD-LSI në vitin 2011, i shkarkuar nga Vetingu. I është sekuestruar një pjesë e pasurisë me kërkesë të SPAK.

4.            Gani Dizdari, ish gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i emëruar në 2013 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

5.            Besnik Imeraj, ish gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i emëruar nga PD-LSI në 2013. Dha dorëheqjen më 31 janar 2018, duke shmangur vetingun. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

6.            Tom Ndreca, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i emëruar nga PD-ja në 2013, i shkarkuar nga Vetingut, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë dhe kontakteve me një person të inkriminuar. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

7.            Edmond Islamaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i emëruar nga PD-LSI në 2011, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

8.            Guxim Zenelaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

9.            Aleksandër Muskaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

10.          Artan Zeneli, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, , i emëruar nga PD-LSI në 2012. I shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

(Shqiptarja.com)

19 komente në “SPAK trondit dyshen Berisha-Meta, kush janë 10 të emëruarit VIP nga PD-LSI në kupolën e drejtësisë që po hetohen për fshehje pasurie”

  1. AB says:

    Mbiemrat që i kanë po dalin krahinorë me këta berisha e shkatrroj drejtsinë ligjore në atë zakonore shumica mirdit tropojë geg hysena

    1. Kalec Dega says:

      SPAKU po heton te gjithe pervec atyre:
      Surrel
      Cepan
      Hollande
      Vicidol

      Lol

    2. SPAK I Partise says:

      SPAK po tall bithen.Kur do merren me Ilir e Ramen?

  2. Pilo Lala says:

    Keta jane kasapet e Saliut.
    I duheshin per dite te keqe, por ja shkurtoi kembet Ambasadorja Amerikane..

    1. Who says:

      100% kalbezim? Asnje profesionist e parimor nuk ngeli?!

  3. Albani says:

    Kupola e krimit.

  4. Cakarindo says:

    Keta kane terrorizuar Shqiptaret me drejtesine e tyre te perdhunuar.Denojini pa meshire.Dhe jo vetem.Me demin qe kane sjell keta duhen linçuar.
    Bastardet

  5. emigranti says:

    jo une nuk besoj tek SPAK duhet te kerkoni ndihme nga FBI ata e bejne kete pune

  6. Lani says:

    KE HARRUAR KOKEN E HAJDUTERISE SE GJYKATES SE KARTE XHAZAIR ZAGANJORIN QE TE THERRTE NE MES ME RRUSHFETET QE MERRTE SI SHPERBLIM. KY ZAGARI ESHTE KRYE I KORRUPTUARI QE FRYMEZOBTE BANDEN E 10 GJYQTAREVE TE MESIPERM. PO KA BYTH SPAK TA HETOJE EDHE KETE ZAGARIN APO E KE PERJASHTUAR NGA HETIMI FALE FIJEVE TE FSHEHTA QE KA ZAGARI XHEZAIR???!!!

  7. Arber iliri says:

    Urime SPAK.
    Keta funderrina per interest te tyre diskredituan systemic e drejtesise.
    Uroj te denohen si e meritojne.

  8. Tirona says:

    Nuk duhet tju sekuestrohet nje pjese e pasurise, por e gjitha, se kjo pasuri e tyre te cilen ka mundesi ta kene shperndare tek familjaret e tjere , 90% e ketyre pasurive jane te Plakut Mere dhe te Like Floriri , si dhe tu bllokohen nr e llogarive bankare qe kane qe mos te kene mundesi si keta apo familjaret e tjere te terheqin leke, si dhe te denohen me burg se kane kryer vepra penale, ndersa familjaret te dalin dhe te kerkojne pune per te mbajtur frymen gjalle se llogarite bankare te tyre do te jene bllokuar si dhe pasurite e patundeshme do tu jene sekuestruar.

  9. geri says:

    spaku i leshit ,kur te fusi ne burg emrat e rendesishem perfshi edhe ramen atehere po.

    1. geri,
      shpellar i mjere .
      Ca idiote ngatarrojne Kriminelet e Maskarenjet !
      Kriminelt e vertete nuk vijne nga tjeter dere .
      Spak eshte thjeshte nji bir Kurve qe shpejt a vone do mari ate qe meriton

  10. Populli says:

    Jo vetem sekuestrim. …Burg!!!! Shkaterruan nje Shqiperi. …..burgu i edukon. ….te merret 100% email pasurise. …jo nje pjese. …

  11. Vari Janullen! says:

    Ate lloj drejtesie berishiste, populli e gjuajti drejtesia gjingjoniste,
    por NR1 te llumit te drejtesise Xhin Xhonin e famshem, se shoh askund tek listat e SPAKut!
    Kane frike pse eshte fshehur tek poturet e lerosura te kermes plake?!!
    Kur Sali Berisha me pranga ne duar te pyetet nga nje salle gjyqi, se ku jane kockat e Remzi Hoxhes, nderkohe qe jashte gjyqit, te gjitha pasurite e familjes se tij mafjoze te jene me shirit sekuestrimi dhe Shkerdheni me Shkedhiten ne hetusine speciale, vetem atehere mund te flitet per drejtesi. Deri tani teater medokrish dhe ngordhalaqesh te drejtesise me kontrofigura.
    Po vdiq Sali kerma pa dhene llogari, kjo lloj drejtesie ka marre fund. Populli do ta varrose bashke me kermen e Vicidolit. Deri tani drejtesise se re i mungon kurajoja. I Mungon ndershmeria. I mungon vitaliteti! I mungon kredibiliteti! I mungon forca! I mungon strategjia! I mungon inteligjenca! I mungon aftesia per te krijuar besim ne popull!
    Deri tani duket si dicka plastike, falso. Pertace medioker qe mbushin xhepat me rroga te majme dhe te prokupuar qe ti pergjigjen humorit te politikes dhe ambasadores amerikane, por jo aspiratave te popullit shqiptar per drejtesi.
    Zoterinj te SPAKut, ku jane kockat e Remzi Hoxhes?!

    1. LILOLABJA says:

      Vari Janullaton

      Ndaj te njejtin mendim me Ju!
      Nqs se SPAKU nuk ben kete dhe te sekuestroje jo nje pjese por te teren te pasurise dhe Llallat e hirrat denohen me tre vjet burg,atehere populli duhet te shkoje para SPAKUT te ulet kembe kryq qe SPAKU te kuptoje qe populli pret drejtesi dhe jo makiazh kupoles se krimit qe morri zvarre te ardhmen e nje KOMBI.
      Duhet ti jepet fund drejtesise me tertipe !
      Personalisht nuk i heq asnje presje komentit tuaj te SHKELQYER!!!!!!!!!

  12. Po Gjinin pa martuar do e lini. Ai eshte mjalti i Berishes. Vampirin qe kishim as emrin nuk dua tja permend por per hajdutet e maskarenjt ishte perfekt Sikur te ngjallej vetem 24 se do i fuste te gjalle nen dhe kermat e cubit Sali.

  13. Shihemi neser says:

    Kane bere kerdine. Po tani do e hane qafen e pates si gjyqtaret dhe Meta e Berisha. Do lene pasurine, do hane dhe burgun. Nuk thone kot; drejtesia vonon po nuk harron. God bless amerika!

  14. Sadedini says:

    Mos harroni se kryetari i te gjithe ketyre qe permenden si perfitues neper korrupsionit, eshte xhezair zaganjori. Pa firmen e tij nuk behesh asnje levizje, keshtu qe ky ishte dhjete perqindeshi. Ne cilesine e kryetarit te gjuk/larte sa e sa vendime korruptuese , ku jane liruar kriminele nga kjo gjykate vetem se jane paguar nga mijera euro. Gjykata e larte gjithmon binte ne ujdi me gjyk/apelit, ku denimi shuhej nga zagarnjori. Nese krimi te vriste, zagarnjori me zegjinet e apelit te rivrisnin per se dyti, duke liruar kriminelet per ti pasur te tan mbas vedit si kamikaz te tyne. Veç i madhi zot i paste ne dor i kta vrases, me jua marre pasunin e me i fut ne burg si te tan nji ata qi vjedhin nepermjet postit apo mashtrimit. Pranejna te vjen keq me i ket popull se nuk mendon se çfarit i kan ba nji ktij populli i kta prokuror e gjyqtar te emnum nga meta e berisha. Po nuk pati institucione te pavanuna nuk ka shtet kurre si te baj e te jao drejtsi. Fal kamnguljes ameriks qi po shofim no pak drite ne fun te tynelit. Koha e gjon gjonajve e zagarnjoreve e zeqineve duhet me perendue nji her e pergjithmon, ndrysh kta po riorganizohen me te tana mundsit si me e shkatrru nji ket rrug te vetingut, ku ved i kta gjyqtar e prokuror kan pague si me fitue alterrnativa e tyne qi sit per sot asht PDja si kta po e qujn shpetimtaren e tyne. Tu sekuestrin e tu nepen njerzve ne hall e ne nevoj sepse atyne jua kan marre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje