Fatbardh Kadilli akuzon kryetarin e Partisë Demokratike se shpërndoron besimi që i ka dhënë partia për të mbajtur karrigen.
Sipas tij, nuk është respektuar kryesia e partisë. “Përkundrazi, është shpërndoruar dhe po shpërndorohet dhe tani. Basha na fton të diskutojmë për masakrën elektorale dhe çfarë rruge duhet të ndjekim. Ndërkohë, në datën 26 kur u shfaq, përcaktoi vetë se çfarë duhej bërë. Pasi Rama festoi në shesh, Basha tha unë do të vazhdoj luftën për votën. Dhe çfarë bëri, nuk mblodhi kryesinë që të merrnim në konsideratë çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhej bërë. Thotë do mbledh fakte, kur faktet i ka dorëzuar në KAS. Po shpërndoron besimin që institucioni i ka ofruar. Pas tre javësh që ke marrë vendimet, del e thua që duhet mbledhur kryesia”.
I ftuar në Top Talk, Kadilli e konsideron Bashën arrogant të fshehur. “Ne luftojmë Edi Ramën që është arrogant dhe autoritar, por kjo sjellje me institucionet e partisë, është një arrogancë e fshehur me buzëeshje”.
Basha, shton Kadilli, po përdor vjedhjet e votave për të ruajtur postin e kryetarit. “Gjithmonë kur ka zgjedhje, do të jetë dikush që do të tentojë të manipulojë. Është alibi absolute e tij për të mbrojtur karrigen e vet. Jo se nuk ka pasur abuzim dhe përdorim të mjeteve të shtetit, por po e përdor për agjendën e vet”, thotë ai.
Më tej, kandidati për kryetar në PD pranon humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. “Ne humbëm. Pjesë e humbjes është dhe kur vjedh kundërshtarin. Unë nuk ve fajtor kundërshtarin, bëj fajtor veten nëse humb, edhe nëse m’i vodhën. Beteja e Bashës për votën, mbaroi.
I dëmtuari i parë është Sali Berisha, sepse është investimi i tij politik. Jam i bindur se kjo parti i dhimbset shumë më tepër Sali Berishës se Lulzim Bashës”, shprehet Kadilli.
Bravo Kadill, bjeri ne koke.
Vetem kujdesu per veten se nuk i dihet asnjehere me keta, eshte masha e fshehur e plakut Mere ai.
Ruhu se jane bere si bishat, eshte hera e dyte qe priste te behej partner me Ramen, por te dyja heret ka ngrene golin.
O bole!!! Berisha nuk e vuri Lulin se besoi ne lidershipin e tij. Me Lulin ai ka siguri qe vazhdon kontrollin mbi vendimet e partise dhe mbron abuzimet e tij. Ti Kadili di gje per to? Ju jeni te gjithe mashtruesa dhe mafioze. Ti flet hapur per te drejtën demokratike por a fole gje per Babalen e Salianjit? A te beri ty përshtypje qe PDja ve per kandidat Salianjin? A ndjehesh mire ti qe ti dhe Salianji jeni deputet per te njëjtën parti? Copa me dy sy jeni te tere!
Kjo specje e “vecante” e quajtur
parti demokratike, e krijuar ne remujen e kohes nuk pati me te
voglin vizion per te drejtuar vendin
dhe veten.
Priashto disa persona qe nuk ishin
me shume se gishtat e dores dhe
me disa vlera intelektuale, pjesa tjeter ishte nje kope horash te babezitur te dale nga kushedi se
C’haur hajvanesh, ju la ne dore fati
I vendit.
Ua c’fare baterdie I bene dhe I bejne vendit keta te paudhe.
Kjo eshte nje fare e keqe mbarsje
anti shqiptare qe pjell kope me instikte shtazarake zjarrevense,
per fatin e keq te te gjitheve.
Po kur thote Kadilli qe I dhimset
PD me shume Berishes se Lulit.
Ky ose s’ka aftesi fare per te gjykuar ose kane frike te mistershme nga Vicidoli.
Po pse ju jeni partia qe “rrezuat”
diktaturen, ju jeni me frikacaket e
kombit, ju nuk jeni ne gjendje te
hiqni deshtakun e Saliut, pale Saliun
Jeni nje force politike totalishte
e vene ne sherbim te familjes se
Saliut, dhe s’kini forcen e guximit
te ndryshoni veten.
Te njejtin brume kane dhe aleatet
tuaj qe edhe ata si ju u hodhet ne greminen e ngritur nga Saliu per
djegjen e mandateve.
Te vetemen aftesi qe keni eshte te
diskretitoni Shqiperine nderkombetarishte ate qe pelqejne
me shume armiqte tane.
E meritoni thenjen parti hajdutesh se dhe godinen partiake e kini te vjedhur.
C’fare permasa hajduterie kini shume shpejte do ta shini.
Gushellime elektorale nga 12.