VIDEO/ "Me shpatë do ju presim duart", si kërcënonte kandidati i LSI në Berat gjatë numërimit

15 Maj 2021, 10:18Politika TEMA

Një video e drejtuesit politik të LSI  Berat, Ardit Çelës, është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ai dëgjohet duke kërcënuar me ‘prerje’ duarsh gjatë numërimit të votave në këtë qark. Në video Çela shikohet i ulur në karrige, ndërsa dëgjohet të thotë “bam-bam, me shpatë në dorë”. Ndërkohë, me një reagim në Facebook, Çela thotë se në fakt video është e prerë dhe se ngjarja nuk ka ndodhur siç duket aty.

Ai shkruan se janë disa persona që kanë hyrë nga jashtë duke kërcënuar “do ju presim duart”, pas një situate të krijuar në qendrën e numërimit të votave dhe se ai vetëm ka ironizuar këta persona duke thënë “ju po ju, me shpatë”.

“Ishte momenti i fundit i numërimit, dhe një situate shume komike. Te 4 anëtarët e tavolinës së numërimit, pra përfshire ata socialiste, nuk pranonin të plotësonin një formular me 0 vota për kandidatet, për shkak se gabimin e kishin bere koleget e tyre të mëparshëm dhe kishin vendosur fletët ne zarfin e gabuar.

Në këtë moment, disa injorantë kujtonin se fare po behej, për shkak se pak minuta me pare ishte ndërruar komisioneri i LSI. Hyjnë si te forte dhe provokojnë dhe intimidojne ata qe ishin aty, si edhe numëruesit me shprehjet: “ Do ju presim duart” “Do ju presim këmbët” etj..

Kjo vërtetohet nga pamjet sepse shikohet qarte qe te gjithë kthejnë kokat pas ne drejtim te provokatorit duke qeshur, me përjashtimin tim, qe i shkoj pas avazit dhe i them “ Po, po, ju po, me shpata”, pa denjuar te kthehem.

Në asnjë moment nuk ka qene komunikimi me kryetaren e ZAZ e cila përpiqej te shpjegonte procedurën. Kur e shoh që tipi vazhdonte te shfrynte, kthehem dhe i them hajde ulu tek karrigia ngjitur, të të sqaroj se është qesharake, sepse doja te shmangia edhe ndonjë përplasje midis njerëzve qe ishin aty”, shkruan ai.

LSI ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Beratit, duke kërkuar rinumërim dhe rivotim, kërkesë për të cilën prite të merret sot një vendim.

6 komente në “VIDEO/ “Me shpatë do ju presim duart”, si kërcënonte kandidati i LSI në Berat gjatë numërimit”

  1. Vjola says:

    Mos nxirrni gjera kot . Ai duket qe po ironizon moos u beni perçares .

    1. ??? says:

      Keta të Lis jane si at të Hamasit Hesbullahu dhe Çim Peka Kim Memeti me shoke tani do fillone të Hjedhin raketa dhe molotove nga bythae Likes dhe e Saliut ??

    2. Nakba 2025 says:

      Nje sunit apo ( BEKTASHI) tjater, SKRAPARDHI BESOJ, qe dhunen e ka ne ADN…LOL, e tha me shaka apo seriozisht…dhuna , i ndjek kudo ne mendje e zemer, sunmutet shqipfoles…

  2. gramozi says:

    Keti idjotit i duket vetja se eshte si krimineli Altin Dardha…..

  3. Aergita says:

    Na hapet barkun me pseudo lajme!! Perveç zgjedhjeve nuk ka asnje lajm tjeter qe ndodh ne Shqiperi!! Asgje pozitive, nuk ka asnje qe punin, jeton normalisht? Nuk behet gazetari me kopjime thashethemesh.

  4. ce says:

    O Ardit cela o hunderr i shkofsh prapa Lefter hunderr maliq kokexhufkes dhe Nafije dybekut turikalit te sektit naziskin te Agush Habib Burgibes qe iku per skrap me 25 prill. Kurre me ne pushtet gruaja me e urryer e planetit qe nuk mori vota as sa Nurija e Lymit te bregu i lumit qe shet pampersa tek tregu i vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje