FOTOT/ 22 vjeçarja nga Brazili zgjedh që këtë sezon turistik të punojë si kamariere në Vlorë: Kam rënë në dashuri me këtë vend

16 Maj 2021, 21:00Lifestyle TEMA
FOTOT/ 22 vjeçarja nga Brazili zgjedh që këtë sezon

Në qytetin e Vlorës nëpër lokalet apo hotelet e Vlorës shikon të huaj që punojnë. Ester është nga Brazili dhe ka vendosur të vijë në Shqipëri për të punuar.

Që prej moshës 16 vjeçe ajo thotë e siguron vetë jetesën, ndërsa paralelisht vijon me realizimin e mbrojtjes së tezes së diplomës. Studion për gazetari dhe “komunikimi në marketing”.

Ester: Vij nga Brazili dhe jam 22 vjeç . Po diplomohem për “gazetari”. Ardhja në Shqipëri ishte një udhëtim i gjatë dhe kurrë nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë më parë. Doja të bëja karantinën jashtë Brazilit dhe rastësisht u njoha me Shqipërinë në internet,dhe rashë në dashuri me vendin tuaj. Moti, njerëzit, natyra… çdo gjë mu duk e mrekullueshme. Vendosa të kërkoj punë nëpër hoteleritë e qytetit tuaj dhe dërgoja “cv” kudo.

Më në fund gjeta punë në një hotel të Vlorës. Ndjej kënaqësi në punën që bëj dhe nuk ndjej vështirësi as me turistin shqiptar kur i orientoj menunë/barin/dhomat e hotelit etj etj, pasi shikoj që shqiptarët komunikojnë mjaft mirë shumë gjuhë.

Para Shqipërisë ajo thotë se ka punuar edhe në vendet të tjera të botës, por kjo eksperiencë është e ndryshme.

Ester: Eksperienca ime në SHBA, Meksikë, Brazil është tërësisht ndryshe nga kjo në Shqipëri. Varfëria që kam parë në ato vende është shumë në ekstrem midis shtresave ndërsa në Shqipëri nuk ka të tille skaje. Mendoj se do të qëndroj në Shqipëri gjatë.

Ndërkohe stafi i hotelit e shikon si eksperiencë që një e huaj punon me ta dhe thonë se duan të përcjellin te të rinjtë shqiptarë kulturën e shërbimit dhe të punës.

9 komente në “FOTOT/ 22 vjeçarja nga Brazili zgjedh që këtë sezon turistik të punojë si kamariere në Vlorë: Kam rënë në dashuri me këtë vend”

  1. Pargali says:

    Nje pyetje kam une…. meqenese e njoh Vloren mire…

    Kjo brazilian ku rri me qera ne Vlore duke qene se as 40,000 leke nuk merr per rroge aty???

    Apo e mban pronari tek dhoma e tij?

    Mund te besh propagande sa te duash Mero qe ka pune ne Shqiperi, por e njoh Vloren me mire se ty.

    Bej propagande sic ben me cifutet qe bejne spastrim etnik ne Palestine, se e ke me directive nga Sorros.

    1. ben says:

      Pargali-me siguri qe e njeh Vloren, por jo ate te sotmen. E njeh Vloren e para 30 vjeteve. Jugi i Shqiperise ka shume uri per punetore sezonale, pasi vendasit preferojne te mbledhin portokallet e ullinjte e Greqise dhe u vjen turp te punojne kamarier ne Shqiperi.
      Para disa vjetesh, ne nje lokal te Dhermiut, takuam djem nga Librazhdi qe punonin kamariere ne Dhermi e Himare.

      1. Pargali says:

        O beno, shko o burr komenti diku tjeter dhe jo tek une.

        Se je edhe burr 70 vjec dhe mezi lexon.

        Une nuk thashe qe nuk ka uri jugu i Shqiperise.

        Une thashe cfare rrogash ofrojne per Shqiptaret dhe jetesen e Shqiptareve atje.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Jemi te varfer thone shqipot. Dilni neper bote dilni te shihni mjerim te tejskajshem ku s’ka asnje shtrese pervec barakes dhe vilave.. Nuk shihet bota vetem ne Itali, France apo verdalle Europes.. Shkoni ne vendet Aziatike dhe andej Amerikane Jugore..

    1. Neroni says:

      E vertete, Shqiperia eshte nga vendet me te mira per te jetuar. E varfer dhe e korruptuar, por te pakten ne Europe dhe pa lufte apo diktature apo fundamentalizem. Afrika, pjesa derrmuese e Azise, Amerikes Latine dhe Oqeanise jane me keq se Shqiperia. Per te ardhur keq se poshte eshte njerezimi.

  3. ardi says:

    Pronarit te hotelit i paska ardh fati ne dere,apo edhe ndonje kliente te shkathet braziljania qenka fiks ac

    1. Bravo says:

      Ju që paragjykoni kët vajze dhe pronarin e hotelit jeni disa mbeturine ekstremiste islamike dhe të Janullati.. Bravo vajza vazhdo Pune dhe jeten paqe fate

  4. Experienca te tilla ,qe Brasiliania simpatike afron eshte mendoj shume pozitive per moshataret e saj+
    shqiptare .
    Nuk ka gje me te rendesishme ne jete se shkembimi experiencave ,njohja me te tjeret ,me boten kudo .
    si ato veprojne ne jete ,si mendojne ,koncepti mbi jeten dhe si sillen te vetme ne nji vend te huaj .
    Te gjithe moshataret e Brasilianes fitojne dicka nga ky shembull pozitive .
    I uroj shume kenaqsi ne Vlore e Shqiperi brasilianes simpatike …

  5. Shtriga says:

    bravo vajza dhe suksese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje