Në PD nis braktisja e madhe: Pas drejtuesit të FRPD, largohet kreu i grup seksionit 7 në Tiranë: Nuk e gjejmë veten në këtë parti

16 Maj 2021, 15:11Politika TEMA

Nuk ndalen largimet nga PD, e cila humbi në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtarë.

Drejtues të grup-seksioneve apo drejtues të degëve të zhgënjyer kanë vendosur të dorëhiqen nga detyrat që kanë mbajtur.

Njëri prej tyre është edhe Albano Stolaj, pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dega 5 dhe kryetar i grup-seksionit numër 7.

S’do jem më pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, dega numër 5.

Se sa demokrat jam s’kam nevojë të flas për veten time.

Si kryetar seksioni falënderoj të gjithë votuesit e Partisë Demokratike e gjithë strukturat e grup-seksionit 7 për besimin e punën që kemi bërë,  këto 8 vite opozitë.

Si sekretar i çështjeve zgjedhore dhe i aksionit opozitarë, falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ishte ai që me donte në këtë post”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Më tej Stolaj ka hedhur dritë edhe mbi një të vërtetë tjetër, duke treguar se çfarë ndodh me emërimet në struktura dhe se çdo emërim është sa për sy faqe. Pra thjesht emërim në letër.

“Por z. Basha nuk e dinte që në këtë degë postet janë sa për numër dhe se për të gjitha vendos vetëm njëri.

Prandaj s’kam kë falënderoj tjetër se postin e kisha sa për ta pasur, por nuk funksionojë ansjëherë”, shprehet më tej ai.

Me heret anëtari i FRPD, Ares Ypi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të FRPD dhe PD.

Ai shprehet se, ky nuk ishte një vendim i lehtë pasi është rritur me frymën e Partisë Demokratike, por nuk e gjente më veten tek kjo forcë politike.

Ai shkruan se si anëtar i kryesisë së FRPD, ky ishte një gjest ku tregon se mban përgjegjësi për humbjen e PD në zgjedhje.

Të dashur miq, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe demokratë. Duke filluar nga sot nuk do të jem më pjesë e strukturave të PD dhe FRPD.

Nuk ishte një vendim i lehtë pasi jam lindur e rritur nën frymën e Partisë Demokratike, por pas kaq vitesh kontribut edhe përkrahje unë nuk e gjej më veten te kjo frocë politike, përpos këtij fakti me këtë gjest unë mbaj përgjegjësitë e mia si anëtarë i kryesisë së FRPD për humbjen e PD në zgjedhje.

Ka ardhur koha edhe për mua si i ri, që të shoh angazhimet e mia personale. Miqve të mi në atë parti i ruoj çdo të mirë e çdo sukses pasi e vetmja pasuri që kam përfituar nga PD është njohja me miq të mrekullueshëm. Gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ares Ypi në postimin e tij.

6 komente në “Në PD nis braktisja e madhe: Pas drejtuesit të FRPD, largohet kreu i grup seksionit 7 në Tiranë: Nuk e gjejmë veten në këtë parti”

  1. Ura e tabakve says:

    Ja ky djali u largua. Nuk e ka gabim. Por jam kurjoz te di opinonin se perse hyri ne p0litike. Jam kurioz te di arsyen e sinqerte se perse nje person sot i qaset politikes.

  2. Lalzi says:

    Jeni te gjithe te tredhur, falenderove Bashen po harrove mentorin e tij Sali kriminelin, ise me sakt shefin real te pd.

  3. Anna says:

    Ueee,çpaska ndodh.Iken keto te dy,nuk rregullohet mo Shqipnia.
    E kujt i plasi trapi,pse iken keta?

  4. fariu i Ramizit says:

    Kujdes ju të PD-së, mbani me përkëdhelje (k)analistëtët dhe opinionistët si puna e M. MARKUT, A. GJEKMARKUT, A. HOXHËS, SEAMINIT, F. LUBONJA, A. ZHEJI, ZEKTHI, A.ÇANI, Y. RAKIPI ETJ. ETJ., Sepse po u ikën këta, ka mundësi tu votojë populli para vitit 1937-të, por sidomos po ecët në frymën e Viçidolasit që ka humbur lopën SALI.

  5. Taulant says:

    “GRUP SEKSIONE”
    Edhe Hitleri dhe Musolini, do i kishin zili keto emërtime.
    Po ti kishin keto emërtime per degët e partive te tyre ne terren, bota e qytetëruar, do ish nen këmbët e tyre.

  6. Caci says:

    JO GABIM MOS U LARGONI. BEHUNI BASHKE DHE LARGONI LULIN E BERISH KRIMINELIN. PARTIA SESHTE PRONE TYRE REBELOHUNI DHE TREGOJANI VENDIN ATYRE NDRYRESIRAVE. KJO ASHT RRUGA JO IKJA. ATA ATE DUAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje