Zv.kryeministri Erion Braçe nuk e ka duruar fare siç duket kritikën që i është bërë dje në një shkrim të TemA-s, në lidhje me deklaratën e tij në Facebook për shkarkimin e Drejtorit të Arkivave të Shtetit.
Shkrimi i TemA, bënte fjalë mbi qëndrimin e drejtorit të Arkivave Ardit Bido në lidhje me Qemal Stafën dhe deklaratën e Braçes që ai duhet të shkarkohet.
Në këtë shkrim theksohej se qëndrimi i numrit 2 të qeverisë për shkarkimin e Bidos nuk është korrekt, pasi ngjan me mandatë publike, ngaqë Braçe në këtë rast nuk është thjesht një qytetar që shpreh një mendim të caktuar, por është një zyrtar i lartë i shtetit, që duhet të ketë kujdes dhe një etikë institucionale.
Kaq ishte kritika, por Braçe nuk e ka gëlltitur dot, madje ka shkuar edhe më tej që e quan gazetarin Ylli Pata një “gomar”. Në fakt administrata e shtetit shqiptar, më shumë se nga gomerët vuan nga gomarllëqet që këput pa fund e pa mbajtur përgjegjësi për atë çka thonë e bëjnë….
Statusi i Braçes
Ky eshte nje gomar natyral, i bukur madje!
Nuk eshte ky gomar problemi!
Problem jane gomeret ne forme “star”-i qe nuk lexojne por flasin, nuk kuptojne por urdherojne!
Behen problem edhe me i madh kur tamam gomere ne forme “star”-i kerkojne tu marresh leje per te thene ti cfare mendon!
Kur gomari arrin ne kete nivel harron qe eshte thjesht nje gomar, jo natyral,
thjesht gomar!
Shkrimi i TemA
“Rasti i çuditshëm i drejtorit të Arkivave”: Edhe historian, edhe “martir” brenda një jave
Nga Ylli Pata
Ka një fenomen tashmë 30 vjeçar në Shqipëri, që prej rënies së komunizmit. Dalja e një fluksi të madh “historianësh” që u sulën në këtë lëmi, të politizuar dhe keqtrajtuar nga komunizmi, dhe nisën të sjellin “dokumente” e “dëshmi” për të ndryshuar totalisht historinë.
Madje dolën në skenë edhe “historianë” të fantaksur, që kanë shkruar edhe libra, ku paraqisnin ngjarje e fakte krejt të rreme e të pandodhura, mjafton të quheshin “historianë alternativë”.
Dolën shumë amatorë dhe të zellshëm që ju qepën arkivave dhe nisën botimin e tyre sipas midesë, duke analizuar fakte, personazhe e procese historikë, siç ua donte kokra e qejfit.
E me daljen e “universiteteve kjoska” në vend, këta “studiues” morën dhe tituj shkencorë, ku librat paçavure që botuan, i kthyen në “tema doktoraturash”.
Ky inflacion “historianësh” erdhi edhe si pasojë e një mosbesimi prej një pjesë të klasës së vjetër të historianëve që vinin nga komunizmi.
Megjithëse disa prej tyre, mjaft të përgatitur edhe me bagazh të rëndësishëm, vijojnë e paraqesin arrogancë dhe fodullëk në publik, çka ekziston një grup, sidomos nga shtresa e disidencës në diktaturë, që ende nuk u beson këtyre historianëve.
Të marrim një shembull: mënyra se si e trajtonte profesor Paskal Milo, në debatin e të entjes në ABC, divergjencën me prof. Ana Lalaj, ra në sy pikërisht për këtë fenomen, të “superioritetit” apo “arrogances verbale”.
Megjithatë, duhet thënë se një pjesë e brezit të vjetër të historianëve, janë realisht një pasuri shumë e rëndësishme e bagazhit shkencor shqiptar.
Një pjesë e tyre, si profesor Pëllum Xhufi, apo i ndjeri Aleks Buda etj, janë shkolluar në universitetet dhe katedrat historike më të rëndësishme të Europës Perëndimore.
Historia është një shkencë serioze dhe mjaft delikate për të rënë në dorën e diletantëve apo të “studiuesve autodidaktë”, të cilët, botimin e një fejtoni historik në media, e cilësojnë material shkencor.
E në këtë atmosferë erdhëm në atë ç’ka ndodhi këto ditë, kur drejtori i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido, këputi një kumbull tek Fevziu, kur i lejoi vetes të vendoste nëse Qemal Stafa mund të quhet martir apo jo.
E siç ndodh tek ne, kur dikujt s’i pëlqen diçka që thotë dikush, nis një fushatë e tërë me rritje tonesh, madje deri në kërcënime verbale e debate, në vend të mbyllej, u hap edhe më keq.
Erion Braçe, numri dy i qeverisë, kaloi edhe më rëndë limitin, duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të Arkivave, çka ishte në radhë të parë një sjellje; e pakta jo korrekte nga numri dy i qeverisë, e së dyti i dha statusin e martirit- Bidos, që në fakt nuk e meriton.
E bëri një lloj “qemalstafe” të atyre që kanë inat LANÇ-in e dëshmorët, të cilët i japin zemër Bidos që të vijojë me kumbulla të tilla, siç ajo që hodhi tek Fevziu.
Nëse Erion Braçe do të dojë ta shkarkojë drejtorin e Arkivave, ta bëjë në rrugë ligjore e pa zhurmë, jo me mandata në Facebook, pasi kjo është jo vetëm jo ligjore, por edhe e shëmtuar, dhe hap precedent negativ nga një zyrtar i lartë.
Por përveç Braçes, vijoi një arsenal sulmesh ndaj Bidos, prej emrave e personazheve të njohura në disa media të cilësuara si të majta.
Ata po bëjnë me Bidon, të nëjtën gjë si me Agron Tufën, ku i ndjeri profesor Sabit Brokaj, Spartak Braho etj, e hodhën edhe në gjyq atë, duke i kompletuar siç deshi vetë Tufa, dosjen e plotë për të marrë “azil politik”.
Atij s’i mbeti veçse të largohej në Zvicër e të bënte thjesht aplikimin.
Ka një fenomen tek ne me atë që quhet “mendim ndryshe”, apo të kundërt.
Kur dikush flet diçka që nuk i pëlqen një pjese, apo “prek atë që e quajnë të paprekshme”, bëhet nami; nis dhuna verbale.
Të majtëve po u preke dëshmorët e luftën, nuk durojnë; zënë e shajnë e bërtasin mbarë e mbrapsht, të djathtëve po u shave Sali Berishën të ekzekutojnë me batare sharjesh pafund etj, etj.
Dhuna verbale, si një kulturë e rëndë dhe e shëmtuar që duhet thënë i përket modelit berishian të denigrimit të kundërshtarit, ka vite që sundon në debatin publik te ne, sa i ka lodhur të gjithë.
Nëse dikush ka një mendim apo qëndrim, nuk ka përse të sulmohet e shënjestrohet, mjafton kundërshtimi me fakte e a argumente dhe vetëm kaq.
Megjithatë, një drejtor Arkivash, edhe pse ka një mundësi të artë për të studiuar xhevahiret e kombit e për të mësuar shumë, nuk mund të quhet historian sa hap e mbyll sytë, apo për të marrë autoritetin e Aleks Budës apo Kristo Frashrit, gjigandë që jua kishte dhënë euridicioni i tyre “fuqinë” për të përcaktuar kush është e kush nuk është filan figurë historike.
Shaban Sinani, që ishte para Bidos në krye të Arkivave, i dha publikut disa vepra fantastike nga të studuarit të të fshehtave të historisë, ku dosja për Kadarenë apo dhe libri për hebrejtë e shpëtuar në Shqipëri, janë nga më të njohurit.
Këtë duhet të bëjë Bido, të rrijë sa më shumë në arkiv e të dalë sa më pak në panele; meqë e ka mundësinë, pasi në fund të fundit të bëjë ç’të dojë, është zgjedhja e tij.
Megjithatë, kritikët e Bidos, më mirë të qetësohen dhe t’i kursejnë vendit një “martir” të rremë, se edhe kaq na u bënë shumë…
Erion Brae ka mbi 8 vjet qe eshte ne pushtet dhe vetem sulmon tjeret dhe i ankohet popullit sikur eshte akoma ne opozite.
Gomere jane te dy.Dhe Ardit Bolja dhe erion brace(me germa te vogla se njeri i vogel eshte)
Beu i Divjakës (ish-çerri i Beratit) harron qe nuk eshte gazetar por zv-kryeminister.
Ky lloj pushtetari eshte nje nga aresyet pse bien qeverite, edhe ato qe punojne.
Te mos ishte per Ramën, dhe per faktin qe Lulëzim Basha eshte vetem nje pupac i gogolit Berisha, sot PD do ishte ne pushtet, pikërisht per aresye se njerez si Braçe nuk duhet te jenë ne qeveri.
Ylli Pata eshte gazetar i zoti dhe i nderuar, ndersa Erion Braçe ka mbetur po ai çërr Berati që ka qenë, dhe nuk e meriton te jete ne qeveri.
Por faleminderit Lul Pupacit dhe Gogolit Berisha.
Po u reformua PD dhe te vije nje kryetar partie intelektual dhe i zgjedhur me merite, Braçe dhe pushtetari i llojit te tij merr fund ne 2025.
Nuk kam besim se PD do reformohet, sepse PD-istat ose Jane te trashë dhe shkojne pas Berishes, ose nuk kane bythe te dalin kunder te trasheve dhe Berishës. Por kam shpresë.
Deri atehere, me Lul Bashën fitojne te gjithe socialistët.
Ka e di ti qe eshte Beratas, fshatari Brace nuk eshte Beratas, per aq sa di une.
BRAVO ERION!
Ceshtja eshte se gomeret duan dru e cfare druri se, perndryshe nuk marrin vesh!
A e di ky, birbua, që medemek është zv.kyeministër ?
Prandaj e ka vënë Edi Rama, këtë KARLOQ, që nuk bën asnjë punë, përveç se shërben si ISH BASHKIMET PROFESIONALE në kohën e xhaxhit Enver, që nuk i pirdhte njeri….
Ky sherben vetëm për të bërë gam – gam nëpër rrjetet sociale, e për asnji gjë tjetër.
Mbeti vetëm duke cicërritur.
Erion, ciu, ciu, ciu, ciuuuuuuuuuuu…….
Braqe Pata ka te drejt dhe Tema qe ben vrejte gjithashtu
Ham ham ham beri konja,
Ka kohe qe shkrimet dhe qendrimet publike te Braçes spikatin nga gjuha teper e vrazhde dhe jo etike . Nuk e kuptoj ku I ka vlerat qe pretendojne disa ! Mund te jete nje militant i zellshem por per publikun e gjere si gazetar apo politikan nuk eshte tjeter veçse nje kerriç gomari.
O gdhe! Vlera e pare e tij eshte qe FLET HAPUR DHE THOTE TE VERTETEN! Te duket vrazhdesi surratit tat? Por ti mbase e ke degjuar se te verteten nuk e duan shume veta …
O “can po thua” ! Te verteten mund ta thuash edhe pa fyer. Apo duhet te presim edhe 30 vjet te tjere per mësuar si te flasim.
Ma gomare Braçe që Ka bër ragimin se ne të gjith e dime veq ate qe Jane të shurrllume dhe të verbume se komunist Jane një lloje si SiS të ngritur mbi dhune dhe propaganden Enver Hoxha Ka qen nje terroristi as gje me pak a po më shume .. ju shifni ilir Meten dhe Sali Berishen dhe e kuptone se çfare Jane komuniste pa varsishte se ndoshta nuk Di Enver Hoxha
Me siguri o Mand ti duhesh te kesh bere universitetin pa bere filloren!Me e bukura eshte se te jep edhe receta se si duhesh te jesh.Fatkeqesi shqipetare kjo edhe pse jetojme ne shekullin e 21.(Kete shekullin kot e thashe se ç’ne ti me shekullin 21,kur di te numerosh vetem ne pese).Shkruajne komentuesit ,shkruan edhe ti or Mand qe mendon se po te kesh tastire gjithçka mund te vendoset mire.Dhe nje motiv me shume perse Shqiperia nuk eshte akoma gati per tu bere pjese e Europes.Fatkeqesi jo ta perdorin kompiuterin per te mesuar shqip por bejne edhe komente e analiza.
Brace ketu je Gabim,,,cfare do qe te shkruaj nje gazetar nuk mund te jesh dakort po jo te dalesh me Flete Rrufe tipi komunizmi….pse offendon nje kafshe te shkrete qe ndertoi shqiptaret kur nuk kishin asgje…Gomari eshte me i nderuar se shume nga ata qe ke Rrotull o Brace…asnje Qeveritar apo mbajtes i nje posti Publik nuk eshte i pa prekshem nga shtypi dhe gjykimi,Po nuk te pelqen Gazetaria mundohu ta perkrahesh te behet me e mire por jo ta perbuzesh….kur ju intereson e perdorni,,,,pyete pak Xhaxhi Pelevrekun me Adidas se edhe ai beri Trimin me Bild por iku me bisht ne shale…mos u ktheni si partia e saliut se njerezit nuk hane bar…Kerko Falje Publike qe offendon nje Gomar qe asgje te keqe nuk i ka sjelle Shqiperise,kurse Politika Po…Gomari te mund ty o Brace se eshte I ndershem dhe fjale pak dhe nuk jeton ne lluks…..cdo Shqiptar do votonte nje Gomar para juve Po te fliste Gomari do ju munndte….
Ashtu si sillesh ti nuk i le gjë mangut bisedave nëpër kafene.
Atë që ofendoi, për llogari të Fevziut, simbolin e LANÇ-it dhe të gjithë dëshmorët e asaj lufte ju zotëri duhet ta shkarkoni. Kështu mbroni kujtimin e 5 Majit, ditës së dëshmorëve. Ndërsa Bidoni nuk ngelet pa punë pasi ka gati Opinion-in dhe plot puseta të tjera.
Më vjen turp për gjuhën që përdor ndaj gazetarëve, harron se çfarë pune ke patur dikur.
Zv.Kryeministri Brace i dakte. Ne kete rast gaxetari Pata eshte g…e kaluar g… Bido nuk behet “martir”, por perfundon ne nje hic. Duhet lexuar dhe kuptuar mire shkrimi ambigue i Pates.
Deshmoret nuk jane vetem te te majteve, mor z.Pata. Ata jane te shqipetareve pa dallime bindjeje ideologjike e politke. Jane kujtesa dhe krenaria e gjithe shqiptareve.
Sh e drejte, ka Deshmore qe kane rene para se te formohej PK . rane per Shqiperine !
Shkrimi i Ylli Pates ishte per t’u vleresuar me fjalet me te inkurajuese te mundshme.
Shkrimi i Ylli Patatates eshte medioker dhe pa bythe, tamam shkrim burr-kurv!
Brace ka kohe qe eshte tjetersuar. Zeri i tij i holle degjohet vetem kur humb Partizani ndonje ndeshje “padrejresisht” ose ne ndonje rast si ky i luftes. Kolltuku u zvkryeministrit e ka bere arrogant
Brace ka kohe qe punon dhe nuk ndihet. Kuptove?
Sikur ti linim gomarlliqet dhe të kthehemi tek serioziteti njerëzor. Çdua të them? Z. Zv.kryeministër kur do ta pushosh atë personin që flet kundër heronjëve të Shqipërisë? Këtë na thuaj. I lini sharjet dhe ofendinet ordinere, ato nuk janë zgjidhje, as mbrojtje dhe as vrasje.
Xha Spiro
Ka rradhe puna xha Spirooooooooooooooo
Kjo tema ha buken e edi rames dhe mbron plehrat e historise bashkepunetoret e fashizmit. Pavaresisht se braçes nuk i takon te kerkoje te tilla gjera si zv km ai e kerkon si qytetar, por adhe ai pata mos i jepte rendesi ketij fakti duke marre parasysh ku jetojme dhe çfare bejne te tjeret me gazeten tema si ai plehra kaloqi qe denigron luften çlirimtare nen bekimin e meros qe i ben fresk edi rames. te tij. Ky ndyresira drejtor i leshit duhet te mos botohet tek tema, por te zhduket.
Braçen, nëqoftëse nuk e mbajnë dot nervat të hap krahun.
Braçe debili, të mbaj mend që nga 1990 me atë buzëqeshje prej servili idiot, veshur me disa xhaketa e pantallona si klloun cirku e duke u ngjitur si muti mbas këpuce kujdo që kishte në dorë të ndihmonte të ngriheshe në pozitë.
Vite kaluan, deputet, figurë me rêndësi në PS, qeveritar.
Po prapë gomar pa vlerë ke ngelur dhe nuk harron asnjë herë ta tregosh veten.
Ndoshta në ëndërrimet për një Shqipëri tjetër, kallami i gjatë shikonte edhe ty zëvendës kryeministër që abuzon me pushtetin.
Braçe e di shum mirë se sa i ka shërbyer PS së Tema dhe e di se gomarët janë për tu shërbyer të tjerëve.
Prandaj shërbëtorët nuk duhet të presin respekt nga të tjerët sado të shërbejnë shërbëtorë do mbeten dhe gjithëmonë në fund krahasime të tilla do bëhen
Normalisht,Braçe, duhet të kërkojë falje pasi të qetësohet dhe të reflektojë për gafën e tij.
Rriyja e sutokratise se sjyetit eshte si rezultati i qeverisjes pa opozite.
Kone ik futu te vrima e miut,se mos nuk po ze a haha haha
Te jesh gazetar do te thote qe je intelligente?
Te jesh politican do te thote qe je intelligente?
Pra ka gazetar qe jane GOMERE.
Pra ka politican qe jane GOMERE.
Eshte ofenduar gazetari qe e kane thirrur me emer?
Po kur kritikojme nkollen ?
Tema.
Gazetari eshte gazetar si i joti
si i gazetes kundershtare.
E kupton çfar dua te them?
Kush sulmon Qemal Stafen eshte injorante.
Jo gazetar, historia nuk behet si tja marrin menja gazetarit te Tema o Meros.
Qemal Stafes nuk i bieni as te thojt e kams gomeret gazetar e gomeret politican.
S’eshte ofendim gomare… pasi eshte kafsha me puntore qe ekziston ne rruzullin toksore… m’bane pesha dhe ecen aty ku njeriu i dele llapa jashte nga lodhja… kurse gomari ecen krenare… ku dhe njeriun e m’bane mbi kurriz pa lodhur.
Braçes ti rruani trapin.Ne ka nje politikan te pa perlyer keto 30 vjet eshte Erion Braçe.Sa per ate lamashin qe sdi kush e ka ven drejtor arkivash ai vetem pastrus WC-sh eshte perfekt.Ai jo vetem duhet phshuar urgjentisht por duhe mbyllur apo izoluar ne WC-er e SHQUPIT.
Erion Braçe duhet te kuptoje qe nuk eshte gazetare. Pamvaresisht se problemet qe trajton,janë te drejta,por kur je ne postin e ministrit te shtetit,nuk ka aresye te kerkoje zgjidhjen ne rjetet sociale. Shteti ka ligjet dhe rregullat e percaktuara para te cilave duhet te pergjigjet çdo qytetare dhe nenpunes,sipas ligjit…..flete rrufete nuk interesojne askujte……???
…vendosni se c’far doni; nje politikan “gomar “si Brace ,qe ta ta ngrej e ta coje popullin e shtetin perpara,apo nje politikan intelektual qe ta vjedh e ta tradhetoj Ate.
….qetesohuni,mblidheni mendjen dhe futeni ne koshere,do te ishim me fat te kishim ca si Brace,edhe si Pata,pse jo;
Nuk shitet kali me nje te qorrollepsur.
Menyra e te shkruarit tregon qarte nivelin intelektual te Braces. Te kesh njerez te kalibrit te Braces ne pozicion te larte (z. kryeminster) eshte pasqyre e nivelit intelektual te atyre qe e kane vendosur dhe e mbajne ate ne kete pozicion. Braces, si shume te tjere politikan dhe pushtetar shqiptare, i mungon inteligjenca, edukimi, diplomacia, finesa….e komunikimit. Krahaso Bracen, z. kryeministri i Shqiperise, me persona ne te njejtin pozicion pushtetor ne vendet e tjera. Fatkeqesish Brace eshte pasqyre e shqiptareve.
pse bracia eshte ne pushtet duhet domosdo te kritikohet… ka shume gazetare .drejtore .analiste pse jo dhe gazeta qe thjesht prodhojne skorie qe si lipsen askujt ..drejtori i arkivit eshte nje gomar e shkuare gomarit..bile gomarit ti marri te keqen se eshte projektuesi me i vjeter i rrugeve ..ndersa drejtori i arkivave eshte nje hic nga dija e kultura ,eshte nje cam militant e kaq …prandaj kur qendrimi eshte i drejte i thuhet i drejte e ska te beje me vendin qe ze ne shoqeri apo punen qe kryen ..qemal stafa eshte nje hero e nje simbol i luftes ncl per liri ,paqe ,drejtesi ,barazi ,bashkim e progres shoqeror .nje shembull i vetemohimit e sakrifices per te luftuar nazifashizmin… nuk e njoh paten por qendrimi i tij i ngjan ballisteve te djeshem …edhe tema ne qendrimin ndaj luftes ncl ,partizaneve e luftetareve te lirise e paqes nuk eshte larg salizmit e fashisteve te rinj..une jam me bracen nje politikan qe ka nje qendrim te njejte qe nga fillimet e karieres se tij ,i drejte i pakorruptushem ,punetor e qe mbeshtet pjesen me nevojtare te shoqerise ,i drejteperdrejte ,i vendosur per te realizuar bindjet e idete e tij ,politikan qe nuk ben pazare me parimet … nje politikan qe ruan vlerat me te mira te popullit e mbrojtes i luftes kunder nazifashizmit,,,edhe ne europe ruhen e pasurohen vlerat e luftes kunder nazifashizmit e punohet per paqen ,bashkimin progresin dhe studjohen e propogandohen tere heronjte antifashiste,,pa luften kunder nazifashiste sdo kishte sot bashkim europian..lavdi luftes ncl, deshmoreve ,heronjeve e cdo luftetari te lirise e paqes..perulem me respekt para vepres se qemal stafes
Erion Braçes i shkon ajo shprehja qe thuhet – mistrec Berati
“Numuri 2” i qeverisè, èshtè njè klloun i lindur.
Tirana si vendbanim, nuk ia heq dot inferioritetin qè e pèrshkruan.
Èshtè njè zar qè leh pas atyre qè sillen si tè fortè pèr momentin. Nèse doni fakte, jepni nè youtube “tom doshi sherr” dhe do shihni konen e Beratit, duke bèrè atè qè din tè bèjè mè mirè,,,,,tè lehè pasi ulurin gorilla sepse ndihet i mbrojtur.
Njerèz si zotèria nga provinca, nuk mund dhe nuk duhet tè veshin poste tè tilla si ZV/KRYEMINISTÈR,,,tè paktèn pèr sa kohè ai shtet, nuk dèshiron tè ngjallè tek tè tijèt, pèrshtypjen e njè cirku palloshèsh.
Z.Braçe èshtè njè llapaqen qè matet me hijèn e mèngjesit. Largojeni atè karagjoz nga funksionet, z.kryeministèr.
Ska rëndësi është apo jo i vërtetë shkrimi.Për mua zv/kryeministëri ti drejtohet gazetarit me fjalën “gomar” mendoj se duhet të largohet nga ai post.Gazetarët si edhe politikanët vetëm broçkulla thonë dhe rallë të vërtetën.Lubonja,Bushati,Zheji,Marku etj etj jo vetëm që thonë pallavra por edhe ofendojnë si meqënë me të ndershmit vazhdojnë të thonë nga më të çuditshmet…Prandaj Braçe si njeri publik dhe që e mban veten për të madh në këtë rast e ke dhjerë dhe duhet të largohesh…Ti thotë zv/kryeministëri gomar gazetarit do të thotë që ky njeri nuk është për atë karike.
Si gazetar duhet te pranoje mendimin ndryshe , si politikan duhet te pranoje kritiken. I papjekur ngeli ky mistrec ì vogel dhe arrogant !
Ju LUTEM!
Mbroni DËSHMORËT dhe HERONJTE!
Mbroni L. NÇL në të cilën populli YNË tregoi dëshirën për Liri deri në SAKRIFICE. Në të morën pjesë djem dhe vajza në lulen e rinisë, ku shumë nga ta dhanë jetën.
Them ju lutem sepse secili le të mendoj sikur një nga ta që dhanë jetën, të ishte motra, vëllai, djali, nëna, apo babai I tij, ose të ishte ai vetë.
Jam i sigurt se në të gjitha këto raste do t’i DRIDHEJ goja dhe dora.
Vetë lufta u quajt Nacional Çlirimtare dhe nuk u quajt lufta as për komunizëm, as për socializëm, as për kapitalizëm dhe aq më pak për diktature.
Dëshira për ta quajtur luftë për komunizëm është dashakeqe me pikësynim të qëllimshëm antishqiltar!
Ju flm për mirëkuptimin!
.
NE FAKTE ANDEJE NGA ESHTE BRACJA ,NUKE MUNDE TE QUHESH INTELIGJENDE ,PA PERDORUR FJALE FYESE. PO TE FLASIM PER TE DREJTAT E INFORMIMIT QE GAZETARI KA PER NJERZIT E INSTITUCIONIT ,DHE RALITETET QE NDODHIN,GAZETARET NUKE DUHET TE PERFITOJNE ME PENEN E TYRE.NE RASTIN NE FJALE ,DO ISHTE MIRE QE KY HISTORIANI TE DOKUMENTOJE HISTORINE E HEROIT QEMAL STAFA ,DHE PASI TE DALIN DOKUMENTET PO NUKE U PROVUA , AJO QE THOTE HISTORIANI, zv /KRYEMINISTERI ,PO ME DOKUMENTA HISTORIKE LE TE FLASE MBI TE VERTETEN E HEROIT,DHE PA E OFENDUAR ,MUNDET EDHE TA DERGOJE CESHTJEN NE PROKURORI PA BERE VETEGJYGJESI .NE KETE RASTE BRACE GJYKOHET SI KRYEMINISTER ,DHE zoti BIDOn si historian. historine nuke bene aseBracja ,ase Bidon ,se jo te gjithe ata qe bejne histori ,hyjne ne histori.NE HISTORI HYJNE ATA QE ME JETEN E TYRE DHE VEPRIMTARINE QE KANE BERE JAPIN SHEMBULLIN E TYRE PERSONAL PER TE MIRAT QE I VIJNE VENDIT DHE POPULLIT TE ATIJE VENDI,NE C’DO FUSHE TE JETES QE VEPRONE.
BRAVO BRACE ASNJE QE ESHTE I EMERUAR NGA QEVERIA SMUND TE HEDHE POSHTE LNCLIRIMTERE DHE AQ ME TEPER NJE INTELEKTUAL SI QEMAL STAFA
BRAVO PA DORASHKA KA ERDHUR KOHA SE TRADHETARET NE SHQIPERI KANE KRIJUAR PARTITETE E TYRE VETEM KESHTU MUND.TI FLASESH KETYRE QE.SKANE ATDHE
Gomar, në shumës, gomarë.
Meqë bëhet fjalë për gazetarë dhe duhet te ketë deejtshkrim.
Braçja i vogël duhet të jetë më i matur për karrigen e madhe që ka.
Brace di fera, gazetari ka shum te drejte……. Mos pi bira se si ma dot dhe flet si Dash Shehi…
Braçe është Një Aktor i Shëmtuar i pështirë i cili prej vitesh duhet të ikte nga PS, aty po mban një vend i cili sigurishtë i takon dikujt tjeter. Erion Braçe shëmbëlltyra e Servilit.
Po.pse.gazetar.eshte ky Pata? Ai ben shkrime.sikur po ben muhabet kafeneje.. Ben shkrime
pa koke.dhe pa argumetuar.me.fakte..Edhe Brace ka te.drejte te shprehi.mendimin e vete si ai.arkivisti.Liria e.fjales.eshte per te tere o Shqiptare. Hiq Meron.dhe ndonje tjeter, nuk ka gazetare ne Shqiperi. Vetem Individe qe shfryjne dufin dhe pa lidhje si analisti Bushati