Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit: Dom Mark Gjani vdiq nga torturat i varun nder shpatulla, tue i’a hjedhë trupin qenve

16 Maj 2021, 09:25Politika TEMA

Memorie.al publikon një studim të panjohur të Dom Zef Simonit, me titull “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944 në 1990-ën”, ku kleriku katolik me origjinë nga qyteti i Shkodrës që vuajti për vite me rradhë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më 25 prill 1993 u shugurua Ipeshkv nga kreu i Selisë së Shejtë, Papa Gjon Pali i II-të , pasi ka përshkruar një histori të shkurtër të Klerit Katolik në Shqipëri, është ndalur gjatë në persekutimin që pësoi Kisha Katolike në regjimin komunist, nga viti 1944 deri në vitin 1990. Studimi i plotë i Dom Zef Simonit, duke filluar nga tentativat e qeverisë komuniste të Tiranës menjëherë pas mbarimit të Luftës për ta shkëputur Kishën Katolike nga Vatikani, fillimisht duke i ndaluar kthimin në Shqipëri Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris, pas vizitës që ai kishte bërë te Papa në Vatikan në vitin 1945 dhe më pas me presionet e kërcënimet ndaj Monsinjor Frano Gjinit, Gaspër Thaçit e Vinçens Prenushti, të cilët e kundërshtuan prerë “ofertën” e Enver Hoxhës dhe si rezultat u pushktuan prej tij, si dhe fatin tragjik të shumë klerikëve të tjerë që arrestuan, u torturuan dhe u dënuan me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atë Mark Harapi, Atë Agustin Ashiku, Atë Marjan Prela, Atë Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollë Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muçaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkë Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ejëll Deda, Atë Karlo Serreqi, Dom Tomë Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.

Nga Dom Zef Simoni

Me 16 gusht të vjetit 1944, me rastin e festës së Shën Rrokut që kremtohet posaçërisht në Shirokë, një fshat buzë liqenit të Shkodrës, në proçesionin e kësaj dite, Dom Ndre Zadeja, meshtari i detyrës, gojëtari në za dhe shkrimtari i zgjedhun, i flaktë në zemër, e nder vepra për “Fe e Atdhe”, binom që kishte karakterizuar Klerin Katolik historikisht, e sidomos në kohët e luftave të Gjergj Kastriotit-Skanderbeut, këto fjalë i tha popullit e rinisë: “Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s’keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqiat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin”. Këto fjalë i tha tre muej e pak, para se të hynte komunizmi në Shqipni, e gati shtatë muej para se të pushkatohej meshtari i zjarrtë, i vlershëm Dom Ndre Zadeja, i pari meshtar i pushkatuem në Shkodër, mbas murit të vorrezave katolike, me datën 25 mars 1945, ditë e dielle, ngjarje kjo që tronditi Shkodrën, rrethet, malësitë dhe mbarë Shqipninë.

Komunistët e morën vesh vonë, se mesha e mesnatës për Krishtlindje, me 24 të dhetorit 1944 në Kishën Katedrale, nuk do të thuhej, se mos ngjante ndonjë turbullim. Por regjimi i ri nuk e duronte këte veprim. Prandaj disa nacionalë-çlirimtarë të krishtenë edhe ndonjë komunist i krishtenë, ndonëse vonë, rreth orës dy të mbasdrekes, i’u drejtuen Kryeipeshkvit të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçit, me lutje të thuhej Mesha e Mesnatës. Mbasi Imzoti u tha se: ‘tashti asht tepër vonë me lajmue popullin’, këta i premtuen se merrshin përsipër ta lajmojshin. Shkojshin derë në derë tue thanë: “Sonte thuhet mesha e mos kini frikë, pse besimi asht i lirë”. Për ma tepër, po të thonte kush se besimi nuk do të ishte i lirë, kjo do të quhej prej regjimit të ri një shpifje, një parullë e fortë e reaksionit, e do të kishte ndeshkime. Shej i sigurtë se nuk do të kishte dredhi u ba të ramet e kumbonëve në mbarë qytetin e një popull i madh mori pjesë qetësisht e me shumë gëzim në Meshen e Mesnatës.

Por regjimi i ri nuk mundi të durojë gjatë, nuk mundi të qëndronte pa gënjeshtrat e veta e pa gënjeshtarë në gjithçka.

Filloi shpejt përsekutimi, një përsekutim i posaçëm në botë e në historinë e kombit tonë, një masakër fanatike dhe e vazhdueshme pesëdhjetëvjeçare, për të rrenue gjithshka me vlerë që ishte arrijtë sidomos mbas pavarësisë. Lufta kundër Kishës e besimit katolik në këtë kohë mund të ndahet në tri faza:

E para, fillon nga vjeti 1945 deri në 1950. Asht ajo e zhdukjes së klerit, me burgime e pushkatime, mbas torturave fort çnjerëzore, të zhdukjes së vlerave shpirtnore e kulturore katolike në mbarë Shqipninë, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, drejtue prej Enver Hoxhës, mbështetë në politiken sllave direkt në Shqipni, drejtue prej Titos.

E dyta fazë, nisë nga vjeti 1951 deri në 1960, e asht ajo që na po e quajmë një lloj pakësimi të ashpërsimit të luftës kundër fesë, mbas prishjes së marrëdhanieve me Jugosllavinë.

E treta, mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik në vjetin 1961, por tue mbajtë vijën staliniane, ajo e periudhës kineze, kur do të ngjajnë presione kineze, mbyllja e kishave dhe e të gjitha institucioneve fetare në Shqipni, me revolucionin kultural, deri në 1990.

Shqipnia, kishtarisht kishte pesë dioqeza dhe Abacinë Nullius të Mirditës.

Ishte arkidioqeza e Shkodrës, qendër metropolitane që drejtohej nga arqipeshkvi i saj, Imzot Gaspër Thaçi, Arqipeshkvia e Durrësit me arqipeshkvin Imzot Vinçenc Prennushin, që ishte edhe Administrator i Shqipnisë së Jugut, Imzot Gjergj Volaj, ipeshkëv i dioqezës së Sapës, Ipeshkvia e Lezhës me Imzot Luigj Bumçin, Ipeshkvia e Pultit me Imzot Bernardin Shllakun, Abacia Nullius e Mirditës, me qendër në Orosh me Ipeshkvin Imzot Frano Gjinin dhe Delegatin Apostolik, me qendër në Shkoder, Imzot Leone Nigris.

Gjindeshin në Shqipni disa urdhna rregulltarësh e rregulltaresh. Urdhni i Shën Françeskut me provinçialin në Shkodër, urdhën i hershëm qysh në shekullin XIII, që, simbas tradítës, me ardhjen e Shën Françeskut në Lezhë. Një urdhen që mbante misionin edhe në zonat ma të vështira të Dukagjinit. Lavroi gjuhën shqipe e hapi një farë shkolle të mesme në Pëdhanën e Zejmenit, në shekullin e shtatëmbëdhetë, edhe dy shkolla, ajo e Troshanit dhe e Blinishtit. Në qytetin e Shkodrës fretënt kambëzbathë, me sandale, hapshin të parën shkollë fillore publike në Shqipni, për të vorfënit, me 1861.

Ma vonë të vorfnit e Asisit hapën edhe liceun “Illyricum” i një niveli të naltë, me nxanës nga mbarë Shqipnia e për të krishtenë e muslimanë. Një urdhën që dha figura të shqueme të dijës në të gjitha fushat si gjuhëtarë, shkrimtarë, profesorë të shquem të kulturës klasike greko-romake, historianë si: Mons. Vinçenc Prennushi, Atë Anton Harapi, Atë Gjergj Fishta, Atë Justin Rrota, Atë Marin Sirdani, Atë Pashko Bardhi, Atë Bernardin Pali, Atë Donat Kurti, Atë Gjon Shllaku, me të nipin e vet françeskan, Atë Aleks Baqlin, Atë Frano Kiri, Atë Benedikt Dema, Atë Viktor Volaj, Atë Daniel Gjeçaj e të tjerë, të gjithë të pregatitun në Universitetet e Europës, tue shti kulturën pozitive të Europës e tue i dhanë një zhvillim të madh kulturës shqiptare.

Shoqnia “Jezus”, me fillesën e vet në Shkodër, në vjetin 1841, bante një mision të përmendun për të rranjosë fenë me devocione e lutje që do të mbesin të paharrueshme edhe gjatë përsekutimit në zemrat e buzët e popullit. Një mision, që zbuste zakonet e ashpra e pajtonte gjaqet e shumta që arrijshin në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, deri në numrin 4000 pajtime.

Një shoqni që sjell e zhvillon një kulturë të mirë europiane e kulturë kombëtare në Seminarin Papnuer dhe në liceun e Kolegjes Saveriane, tue pasë njerëz të shquem, si: Atë Jak Jungun, Atë Genovizzi-n, Atë Anton Xanonin, Dom Ndré Mjedën, Atë Mark Harapin, Atë Gjon Karmën, Atë Jak Gardin-in, Atë Daniel Dajanin, Atë Giovanni Fausti-n, Atë F. Cordignano-n, Atë Zef Valentini-n, Atë Pjetër Meshkallën, Atë Ndoc Saraçin, Atë Zef Saraçin, etj.

Salezianët e salezianet, të përhapun në disa qendra në Shqipni, të cilët simbas drejtuesit e pedagogut të madh Dom Gjon Bosko, merreshin kryesisht me rini, tue shtie nder ata shpirtin e uratës e të punës. Orionitët, edhe këta në gjasim të Salezianëve.

Kuvendi i motrave Stigmatine, Servite, Vinçenciane, të cilat punojshin aq shumë për edukimin e vajzave në shoqni fetare, në shkolla femnore e Vinçencianët nder spitale. Ishte dhe një numër i madh meshtarësh që shërbejshin në famullitë, o gjindeshin në qytete për të mbajtë shkollat, licetë.

Ndër dhunat e para të qeverisë komuniste ndaj Kishës, kje mospranimi i Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris, në vjetin 1945, kur po kthente mbas vizitës te Papa, prej Rome në Shqipni. Tue zbritë në Durrës, i kje ndalue të hymit. Në vendin e tij emnohej si Zavendës – delegat Apostolik, Ipeshkvi i Abacisë Nullius, Imzot Frano Gjini. Imzot Gaspër Thaçi, së bashku me Imzot Vinçenc Prennushin u thirrën prej Enver Hoxhës që u kërkonte bashkëpunim, me konditë që këta të shkëputeshin nga Selia Shejte. Të dy refuzuan me guxim këto propozime.

Mbas vdekjes së Imzot Gasper Thaçit, Enver Hoxha provoi përsëri një tentativë tjetër, tue thirrë Imzot Frano Gjinin. Refuzimi i Imzot Gjinit ishte i premë: “Unë nuk do ta ndajë kurrë grigjën teme nga Selia Shejte”. Asnjë nga Kleri Katolik nuk pranoi skizëm gjatë historisë së përsekutimit.

I pari meshtar i pushkatuem në Shqipni ka qenë Dom Lazer Shantoja në vjetin 1945. I’u banë tortura të tmerrshme në trupin e tij, tue e copëtue kambësh e duersh. Kur e pau e ama e vet në atë gjendje, i u lut qeverisë tue i thanë se: “E paguej unë plumbin që ta pushkatoni tem bir. Nuk mund të shifet prej askuj në atë gjendje”!

Shpejt u arrestuen meshtarë françeskanë, si: Atë Gegë Luma, famullitar në Berishë, e me radhë Atë Dioniz Makaj, në Nikaj e Mertur, Atë Alfons Çuni, Atë Gaspër Suma e Atë Sebastian Dedaj në Theth e Gomsiqe, meshtari misionar gjerman Dom Zef Maksen, e sa e sa të tjerë.

U burgosën Atë Gjergj Vata, i cili nuk ishte konsakrue ende meshtar, e Atë Jak Gardin-i i Shoqnisë “Jezus”, italian me origjinë, por me vepra, shqiptar i fortë.

Në liceun e Françeskanëve edhe atë të Jezuitëve, në vjetin shkolluer 1945, imponohej nga regjimi formimi i një celule të rinisë. Vinte një propagandist që fliste. Prezent ishte edhe një profesor, simbas radhe. Në radhën që kishte pasë Atë Jak Gardin-i, i kishte paraqitë mbledhjes së të rijve disa objeksione. Ditën e Shën Luigj Gonzagës, me 21 qershuer, Atë Gardini mbajti predkun në kishë tue naltue figurën e shejtit.

Në kishë ishin edhe disa “agjentë civila”, që shënojshin fjalët e tij mbi Zotin e Shejtin. Në këtë ditë të 21 qershorit, ora 9 të mbramjes u arrestue. Ky ishte shkaku i arrestimit dhe i dënimit me dhjetë vjet burgim, që do t’i kalonte nepër burgjet e kampet e punës të Maliqit të Korçes e të Bedenit të Kavajës, pasqyrue ne librin e tij “Dhetë vjet burg në Shqipni”, i përkthyem në disa gjuhë të Europës dhe në gjuhën shqipe prej Mons. Simon Filipaj.

Me datën 21 të qershorit u arrestue për të parën herë dhe Atë Gjergj Vataj.

Me 31 të dhetorit 1945, u zbulue organizata nacionaliste “Bashkimi Shqiptar” me të krishtenë, myslimanë e rrajën e kishte në Seminarin Papnuer në Shkodër. Prej një zelli atdhetar, disa seminaristë vepruen pa dijeninë e të pareve, me disa aksione shtypi, me trakte që shkaktuen edhe arrestimin e pushkatimin e Atë Giovanni Fausti-t, italian, nënprovinçial i Shoqnisë “Jezus” dhe të Atë Daniel Dajanit, shqiptar, Rektor i Kolegjës e i Seminarit.

Në një grup me këta bashkuen edhe intelektualin aq të shquem shqiptar, Atë Gjon Shllakun, nxanës i neotomistit të shekullit, Jean Jacques Maritain, të akuzuem padrejtësisht se kishte formue demokristianen. Me këtë grup u pushkatue dhe organizatori kryesor, seminaristi Mark Çuni. Gjithësej shtatë vetë, në një ditë të mbylltë me shi e me vaj, të datës 4 mars 1946.

Në dosjet e tyne të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, në momentet para pushkatimit, u gjetën fjalët: “Rrnoftë Krishti Mbret” dhe “Falim anmiqtë tanë”.

Lëvizja e Postribës, me 9 shtatuer 1946, arrestoi dhe një grup meshtarësh, pa marrë pjesë ata në ketë levizje. Arrestohen Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikollë Deda, Dom Tomë Laca. Të tre këta prelatë u pushkatuen.

Në vjetin 1946, zbuluen në malësi të Dukagjinit Atë Anton Harapin, anëtarin e Regjencës, që mbas torturave të randa, u pushkatue së bashku me Lef Nosin e Maliq Bushatin.

Provinçialin e françeskanëve, Atë Mati Prennushin, dhe gardianin e fretenve në Shkodër, Atë Çiprian Nikën, të akuzuem me shpifje se kishin futë armët te lteri i kishës së Shënandout, në kishën françeskane të Gjuhadolit, të cilët, mbas një qëndrimi trimash në gjyq, u pushkatuen e vdiqën martirë.

U dënuen e vuejtën randë nder burgje Atë Pal Dodaj, Atë Donat Kurti, Atë Aleks Baqli, Dom Tomë Laca, Atë Mëhill Miraj, Dom Nikollë Shelqeti, Dom Mark Hasi, Fra Zef Pllumi. Kuvendi i françeskanëve të Gjuhadolit u shndërrue në një hetuesi të përgjakshme që na e përshkruen saktë Atë Zef Pllumi në librin e vet “Rrno per me tregue” dhe në një burg, ku marrin frymë afër 700 të burgosunish.

Edhe frateli i përvuejtë i françeskanëve, fra Ndue Vilaj, që pësoi vetëm tortura, kurse frateli i shquem nga Kosova, i Jezuitëve, Gjon Pantalija, vdiq mbrendë nder tortura. Atë Pal Dodës, i’u gjet nder mundime si një motër e mirë, Drita Kosturi, e si një vëlla i vërtetë nder çastet e vështira, në burgun e Durrësit, Imzot Vinçenc Prennushit, Arshi Pipa.

Shumë meshtarë e rregulltarë u arrestuen, u torturuan dhe u dënuen me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atë Mark Harapi, Atë Agustin Ashiku, Atë Marjan Prela, Atë Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollë Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muçaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkë Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ejëll Deda, Atë Karlo Serreqi, Dom Tomë Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.

Herë mbas here, në orët e para të agimit, mbas vorrezave të Rrëmajit në Shkoder, dëgjoheshin krismat e pushkëve që shtrijshin përdhé meshtarë, rregulltarë e sa civilë katolikë e muslimanë. Llojet e torturave ishin nga ma të ndryshmet, si: korrenti elektrik, mbushja e gojës me krypë, kamxhiku e druni, futja me kokë poshtë në fuçi me ujë të akullt për disa ditë, me ecë kambë zbathë mbi pllaka të kuquna metalike, me të shtie vezë të zieme nën stjetull, pakësimi i ushqimit për të shkaktue vdekjen, ilaçe për të shkatërrue sistemin nervuer e për të ba të flasësh çka nuk di as ai vetë, e lloje të tjera të shpikuna nga njerëz të Sigurimit të pashpirt.

Vinë me radhë, Dom Anton Muzaj, i torturuem për vdekje, të cilin e liruen gjallë e për gazep, që mbas pak muejsh, vdiq në arqipeshkvi në moshën 29-vjeçare. Dom Dedë Maçaj, porsa meshtar i ri, u pushkatue para regjimentit ushtarak në Përmet.

Do të vdisshin, pa gjyqe, ndër tortura, Atë Bernardin Palaj, të cilit, i lidhën trupin me një tel të ndryshkun, vdiq nga sëmundja e tetanozit. Dom Lekë Sirdani e Dom Pjetër Çuni, arrestohen e do të vdesin ndër tortura me krena teposhtë në gropat e zeza. Dom Dedë Plani, Dom Luigj Bushati e Dom Luigj Prendushi, u pushkatuen. Atë Bernardin Llupi u pushkatue në Pejë. Dom Alfons Tracki e Dom Zef Maksen, i pari me origjinë polake dhe i dyti gjerman, u pushkatuen. Atë Serafin Kodës i duel shpirti me gabzherrin e nxjerrun nga fyti. Papa Pandit, prift i ritit oriental në Korçë, i prenë kokën, tue i’a vendosë mbi trupin e tij të vdekun e Papa Josifin, prift i ritit oriental në Elbasan, e mbytën në kampin e punës së mundimeve në kënetën e Maliqit.

Këta janë shembuj të naltë të jetës para vdekjes në jug, të cilët i përshkoi në shekullin e parë Apostulli Pal, e Apostulli Andrea. Krishtënimi nuk ka hy në Shqipni nga pushtuesi. Roma e kishte pushtue Ilirinë, por ajo ka persekutue idhtas të krishtenët e krejt Perandorisë.

Dom Mark Gjanit, tue e torturue, i kerkuen ta mohonte Krishtin. Përkundrazi Dom Marku tha fjalët e fundit mes dhimbave: “Rrnoftë Krishti Mbret!” Vdiq i varun nder shpatulla, tue i’a hjedhë trupin qejve e mbeturinat e tij i lëshuen në përrue. Tamam ashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit, e me prelatin e lavdishëm, Imzot Pjetër Bogdanin, apo si vepruen ma vonë komunistat, tue nxjerrë prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazër Mjedës, Mons. Gaspër Thaçit, Mons. Ernest Cozzi-t, Mons. Bernardin Shllakut, Atë Gjergj Fishtës e së bashku me atë, pa dijtë gja, të Dedë Gjo’ Lulit, eshtnat e të cilit françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba një monument.

Motër Maria Tuci, përsonë që i kushtohej Zotit, kje arrestue e provoi torturat e një lloji antinjerëzuer, por qëndroi heroike për të ruejtë fe e nder. Mbasi u lirue nga hetuesia, vdiq shpejt në spitalin e Shkodrës. Tortura të jashtëzakonshme provuen Atë Anton Luli, pater i “Shoqnisë Jezus”, që pat torturën e “Lojës me top”, korrentin e rrymës elektrike e torturën e mijëve e tjera të paraqituna në librin e tij: “Atë Anton Luli S.J. Ne e dijshim martir…” Atë Frano Kiri provoi në Sigurim tri ditë e tri net, i lidhun me trupin e një të vdekuni dhe e zgjidhën, “ndërsa kullojshin langjet e trupit të të vdekunit” fakt i shkruem nga Atë Konrad Gjolaj në librin e tij “Çinarët”. Kurse Atë Gjon Karmën, jezuit, e shtinë në një arkivol për së gjalli, të mbuluem me kapak, tue pasë ndonjë birë të çilun, por pa e dijtë i torturuemi.

41 komente në “Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit: Dom Mark Gjani vdiq nga torturat i varun nder shpatulla, tue i’a hjedhë trupin qenve”

  1. sumatra says:

    ç’jane keto shkrime djallezore qe ndjellin vetem zi, perçarrje dhe hakmarrje primitive. Si mund te “deshmohet” pas 100 vjetesh me akuza kur asnje prej pales tjeter nuk jeton. Perse duhen keto detaje qe duken sheshit si sajesa djallezore e qellimkeqe. Kujt i sherben kjo fryme urrejtje. Ne çdo rrethane qe mund te thuhen keto, ketu mungon elementi njrzor i gazetarise eshte fund e krye makabritet. Turpin ju e hani me buke por nuk mendoj se nje dite keto do te kalojne pa pergjegjesi. Mantelzinjte qe u bene njesh me pushtuesit nazifashist, gjarprinjte e skutave te erta qe armatosnin bandat e kolaboracionisteve e Co , jane denuar rrepte e te gjithe boten antifashiste, dhe kjo nuk mund te ndryshoj kur me monstruozitete te tilla, perkundrazi.

    1. @samatra says:

      @sumatra… Jo Kjo nuk ështe as perçarje as urrejtje se pse vet keta burra patrijote atdhetar të pa shoqe. Vetem me Vetem se nuk kane pranue që të bashkohen me Serbet dhe Rusine dhe të shkeputen nga Evropa dhe Perndimi… Mbase atyre
      gjith turturave dhe krimeve Barbare Ka then rrofte Krishti mbret rrofte Shqiprija rrofte kombi shqiptare i falimin fajtoret tane i falimin ata që na kane torturue dhe po na vrasin.. Se pse kët Ka në thelb feja Katolike … Por edhe une vete habitem dhe ngeli pa mend dhe them more Zote i madhe Ku e kane gjet gjith ate force trimri dhe durime dhe mirsi .. Por Gazeta po tregone krimet barbare të bishese kuqe dhe Kush mundet me ba keto lloje krimeshe veq komuniste Otomane Turqit dhe ekstremistet islamike SiS dhe Serbet në Kosove por as Serbet nuk e besoje se kane bër kesi lloje torturashe në kët mase kaqe të gjer dhe kaqe shume .. Por ja që Enver Hoxha dhe rregjimi i ti pask çën një lloje si SiS si Turqit duke prer duarte duke prer koka njerzve dhe duke have hjedhur në lume kockat një lloje si Turqit siq kane bër me eshtrat e Gjergj Kastrijotit dhe Pjeter Bogdani… Vet Krishti Ka then çdo gjë që do bëhet në terre ose mfsheftazi një dite do dalin në drite dhe këto histori e vertetone kët… Jemi krenare me ju o Heroje të kombit shqiptare dhe me ju o martiret e Kishes Katolike Shqiptare… Kombi gjuha flamuri jorentimin i yne drejt perdimit ështe ndertuare mbi gjakun dhe eshtrat e juja… Dhe Shqiprija kurre nuk do bëhet Turqi Serbi Rusi… Veq Evrope dhe Amerike????????????.. Lavdi për jete të jetve ketyre Martirve.. Poshte të gjith atyre që mbeshtesni Komunizmi Lindjen dhe Turqine… Lavdi kombit shqiptare ??????

      1. Matrapiku says:

        Kanibalizmat Arnaute nuk kane fund, kush i permend ekzekutohet, fizikisht, moralisht … nga kulishat e rinj te komustistabe.
        .
        Keta Shqiptar kriminel qe dikur shqyenin Shqiptaret antikomunist, intelektual, sot quhen Patriota, atdhetar … kurse viktimat tradhetar.

        1. VFLP says:

          Matrapik Palla “intelektual” nuk do te thote se je edhe patriot mor zhuls rrugesh. Por kolaboracionist dhe tradhetar i interesave te atdheut je edhe nese je intelektual edhe nese je katunar i trashe. More vesh mor HALABAK!?
          Dikur thoshim VDEKJE KOLABORACIONISTEVE sot themi POSHTE PINJOLLET E KOLABORACIONISTEVE!
          Ju funderrina te historise jeni damkosur perjete me vulen e tradhtise dhe bashkepunimit me pushtuesin dhe te tille do mbeteni perjetesisht o hamzaista dhe shkerdhatista!

      2. historiani says:

        KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT

        Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
        Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
        1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
        Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
        2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
        Dinet, Elezët.
        3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
        Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
        4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
        (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
        Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
        “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
        Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
        “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
        Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
        Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
        Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
        Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
        Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
        Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
        Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

        1. sumatra says:

          Historian
          Te lumte pena. Me fakte dhe dokumenta jo me urrejtje dhe shpifje te zeza si manteli i “martireve” kriminel jezuit e françeskane.

        2. une says:

          historiani eshte shume e verter keto qe shkruan… Ne France, Hollande dhe Belgjik jame shokuar duke pare pamjet e turmave qe ju qethnin koken grave publikisht sepse ishin grate e kolabronisteve apo kishin shkuar me nazistet. Ke video te tyre ne youtube. Violette Morris nje rekordmene olimpike e Frances u pushkatua nga rezistenca franceze sepse ishte kolaboratore e nazismit.

      3. sumatra says:

        @ samatra
        Per ty moster mantelzi ka vetem nje lavdi, eshte lavdia e primitivizmit katolik, e krimeve te pashembullta kunder humanisteve duke i djegur ne turen e druve, eshte lavdia e spiuneve te kongregacionit te inkuizicionit, e “martireve ” qe beheshin edhe me djallin per te ruajtur pushtetin dhe privilegjet mbi shtresat e varfra dhe te vobektit e popullit. Po te ishte per ju mostra, korba te zeza, Shkodra dhe gjithe veriu i Shqiperise do kish mbetur ne mesjeten e injorances, ashtu siç e patet lene deri me 1944, pa asnje shkolle te larte por vetem me disa seminare qe pergatisnin ,jo ne gjuhen e shenjte shqipe, dhjaket dhe sherbyesit e kishes dhe te katedrales tuaj. Jeni exeplar i faktit diskreditues qe pritët me urra e perqafime hyrjen e ushtrise gjakatare nazifashiste ne Shqiperi dhe nderkohe qe bijt e shqipes,pjesa me e madhe komunist idealist ,pergjakeshin me bishen fashiste per lirine e popullit ju shkonit e peruleshit me veneracion para Duçes per te marre dekoraten e rradhes me motivacionin “per sherbime te shquara ndaj idealeve fashiste… ndersa ketu mashtroni me parrulla patriotike qe jane thjesht demagogji per te “korrur” besimtare te tjere te mashtruar. O qyqar,ne maje te kishes tuaj nuk eshte shqiponja por kryqi i kristjanizmit dhe ju i sherbeni vetem atij. Se si e kishit degraduar ju kete popull kur lehnit dhe kuisnit neper kumbanore apo edhe minare, lexo , se ndoshta nuk e ke lexuar ndonjehere, pra lexo Migjenin e madh, kete deshmitar te pakontestueshem te akuzes popullore ndaj krimeve tuaj. Sa e sa viktima dhe deshmore te luftes na-çl dhe te rindertimit jane rezultat i poshtersive tuaja ne bashkepunim me bishen nazifashiste dhe me qarqe antishqiptare pertej kufirit. Populli nuk ju ka harruar dhe mos te shkoje mendja se do t’ju harroj ndonjehere… perdite lexojme per aktet çnjerzore te pedofilis kishtare akte nga te cilat,siç duhet ta dini, edhe ju nuk jeni te imunizuar sepse jetoni ne atmosferen e ketij vesi te trasheguar kohe pas kohe ne kthinat e kishes dhe shpirtit tuaj te zi.

        1. @sumatra says:

          @sumatra… Nuk ja vlen të diskutosh me njerze si ti se … Se pse mentaliteti i komunisteve dhe ekstremistve islamike … Ështe urretje dhuna dhe dites ti thoni nate dhe propaganden pa as nje lloje fakti a po rraliteti … Por unë Ty po të them një faket kane qën Priftrin katolike Shqiptare ate që e kane shkruare dhe e kane mbajtur gjuhen dhe komsine shqiptare pa u zhdukure dhe tretur që nga Pjeter Bogdani e deri në dite tona dhe kane bër çdo gjë për të hapur shkollate Shqiptare dhe për të zhdukure nga trojet tona ato Turke Serbe dhe Greke … Por koha e Ka provuare dhe do ta provoje për jete e mote … Se Shqiprie ështe Perendime ështe Evrope eshte Amerike dhe mbeturina si puna e juaje e Enver Hoxhes nuk do trifone kurre për mbi Shqiprie… E Keni kote jeni të humbur….??????????

    2. Indonezian Shqipfoles says:

      Sumatra je ishullor ne ato qe shkruan, i prambetur siu ata ne xhunglat e Sumatres.
      Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

      1. Erdogan says:

        Keta te Veriut ishin pjese e ushtrise Osmane qe luftuan kunder Greqise,Epirit,Arvanitasve qe luftuan me heroizem per clirimin nga Tur-qija.
        Keta tradhetuan Besen Orthodhokse te Kastriotit dhe jane njesoj me turqit myslimane.
        Keshtu thote “historiani” Xhufi qe Skender-beu lindi Orthodhokse dhe u be “katolike” d.m.th karagjoz,servil,tradhetare per aresye “strategjike” qe “historianet” e Arnautise i dine mire.
        Por Ai sikur ishte krenare per historine identitetin,kulturen Greke Epirote dhe gjak me Heronjte e Greqise se Lashte Megas Aleksandros,Axileas,Pirros,Megas Kostantinos si ka mundesi te behej nje “Prostitute” politike?
        Me keto mashtrime do vazhdoni akoma ju bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve?

  2. Doni says:

    PO Ti peshosh krimet e kishes katolike dalin me te renda se ato te Disa prifterinj vazhdojne prape te bejne mekate.
    Lutuni direkt Zotit tu fale.

  3. laramani njengjyresh says:

    E drejta e autoreve per ekzagjerime, aq ekzagjerime sa njeriu normal dyshon dhe te thelbi, te persekutimi i klerit katolik.

  4. I vetmi qellim i te bombarduarit te oponionit shqiptare me
    histori te verteta ose trilluara nga e kaluara jovetem ajo Komuniste ,
    eshte mbajtja ne te kaluaren mental opinionin shqiptare , duke e penguar te shikoj perpara rrugen ku duhet te heci
    e ndertoje jeten .
    Eshte i qellimshem dhe ktu kane dore Klane Antishqiptare sepse e para si thash me lart ,pengpjne dhe mbajne
    mental ne te kaluaren shqiptaret ,duke mos par perpara e zhvillojne te ardhmen ,por qellimi kryesore
    eshte qe ti mbaj shqiptaret te Percare ,ne Konflikt e helmuar trurin ,qe mos te bashkohet kurre dhe ndertoje te Ardhmen si popull
    e si Komb !
    Se kush qendron pas ksaj Politike Mediátike ne Shqiperi kjo nuk eshte e veshtire per t’u kuptuar .(Greko o Maskara )
    Ajo qe te revolton si qytetare shqiptare ,eshte jo prostituimi i medies qe ul breket ,per ca pare qe i afrohen nga kto Qarqe Antishqiptare,
    pooor
    Indiferenca e Shtetit , i cili duhet Normalishte ,te kishte ne kontroll gjithcka ne vend , nqs do funxiononte tamam si nji Shtet !
    Qeverria Shqipotare as qe do t’ja dij per helmimin qe i behet truve te shqiptareve dhe se me cfar plehrash toxike ushqehet truri i Opinionit
    Shqiptare .
    Shteti Shqiptare eshte mjerishte nji shtet Ordinere ,qe perfaqsohet nga qeverri qe nuk kan te qarte konceptin Shtet dhe kjo i kushton shume
    ktij shteti ne cdo drejtime ,nderkohe qe asnji sdo me dit ,secili shikon portofolin e vet .
    Si nuk ju vjen Turp ,Maskarenje .

    1. Matrapiku says:

      O bir kurve, ne vend qe te akuzosh kriminelet, akuzon ata qe i zbardhin keto ngjarje ???
      .
      Keto te verteta qe lexohen ne gazeten Tema nuk jane rishkruar ose ricikluar, por jane direkt nga arkivat e komunizmit.
      .
      Dy gjera jane (merr e zgjidh), ose Komunistet vertet i kane bere keto krime, ose komunistat kane arshivuar genjeshtra. Apo Jo mor kulish kurve komuniste.
      .
      Keto artikuj te Temes as nuk percajn as nuk hakmeren, por jane thjedh informative, per nje sistem kriminal te skrupull, qe pas buzeqeshjeve dhe propagandes kishte vetem “gjak” shqiptari.
      .
      Asnje here nuk eshte regjistruar ndonje hakmarje nga te persekutuarit ndaj kriminelve komunist. Apo Jooo ?
      Perse te vertetat i quan percarje ??

      1. Matrapiku ,
        me sa di un me njohin ne qytetin tim ,
        un s’vij nga dere Kurvash por prej nji nene te ndereshme qe e nderonte gjithe qyteti .
        Baban e kam pasur ne detyre dhe filtej qe ishte pak Kurvare !
        Shpresoj mos te ket shkerdhyer ty noj moter apo nenen femrat e shtepise tate , se dukesh te jesh nga ata ti .
        Gjithcka un shkruaj eshte e vertete dhe po te paralajmeroj ,kujdes me ate gojen tate ,se Sokrati ka then ;
        Ku ka Vryme , duhet Mbushur ,(do rrasur huri dmth brenda ) o grek i ndyre .
        mBi kte teme un diskutoj vetem me shqiptaret ,bashkekombasit e mi jo pederastet greke qe jetojne ne halebe e
        e medieve shqiptare e rujn shqiptaret kur dhjesin mi kafshu bolet nga poshte?

        1. Matrapiku says:

          Ke folur fiks si bir kurve (me kujtohet, kjo eshte fiks gjuha e nenes tate), kjo duket qarte nga gjithe lexuesit …. te fala satemes, e vjeter ne kurbet.

  5. Niku says:

    A ka bashkëpunuar kleri katolik me fashizmin? Edhe sikur te jene te verteta, pasi ne fakt duken si tregimet e viteve te para te kristianizmit, me keto rrefenja nuk mbulohen veprimet e tyre ne perkrahje te pushtuesit ne Luftën e dyte Botërore.

  6. Loku says:

    E paska hak pushkatimin çfar i duhet priftit me politiken.

    1. Theatre and Drama says:

      hahahahaha…ca komenti i bukur

  7. Te merrej me punet e zotıt dhe jo te dauletıt,Sgkollen e kıshte mbaruar per prıft dhe te punonte ne drejtımın e tıj e cfare ı duhej atıj te punonte per rezımın e pushtetıt popullorTe punonte per jugosllavun apo per Anglo Amerıkanet Te punonın kunder vendıt te vete,Te hanın me dy luge Shume mırekane perfunduat,Me cdo gjuhe popullore thuhet se djalı shkon ne lufte per clırımın e vendıt pa lejen e nenes Ndersa ne toke te huaj pa lejen dhe bekımın e nenes nuk shkon dot,

  8. preshevali says:

    Asgjë e re , thjeshtë sistem i orthodoxis helene e sllave për zhdukjen e farës shqiptare, masakra të përsëritura sa e sa herë ne çdo pellembe te Tokës Shqiptare. Dhe se Hoxha e Shehu nuk ishin tjetër pos pjellë sllave, kete e tregon me se miri masakra e 21 tetorit të vitit 1943 në Lushnje e kryer nga brigada e Mehmet Shehut dhe shkaut Dushan Mugosha, ku zhveshin ballistët e zene robë për të ndarë myslimanët nga ortodoksët e për ti shpëtuar këta të fundit duke berë identifikimin përmes synetllëkut. Keshtu qe orthodoxin mund ta beshë gjithçka tjeter bile edhe shejtan por jo edhe shqipetarë.

  9. Mali Cajupit says:

    DOM….dhe te gjithe domet e tjere keni harruar te thoni se ishin armiq te betuar te komunixmit.Ishte lufte per jete a vdekje,me shum viktima.Pra kush fiton i qi motren tjetrit.Kaq e thjeshte. Me vjen jeq qe Mero Baze bitin keto trakte pa vlere

  10. Tironci says:

    O prift na thuaj pak çfar deshte arsenali armve ne bodrumet e kishes katolike ne at koh , o prift pisanjos e genjeshtar , na thuaj pak çfar mutin kerkoni prifterinjt qe u perzien me SIMIn sherbimin e fshet italian , o prift genjeshtar : na thuaj a ka te drejt vendi kultit te perzihet me politiken çfar thot bibla per kte gje , o prift mashtrus antishqiptar na thuaj si qe puna qe 4 mij bandat e reaksionit ne veri te shtyra nga UDBja Asfalia greke sherbimi fshet anglez e Amerikan gjenin stre ne kishen katolike dhe kishin lidhje me ju prifterinjt , vall shteti Amerikan do ja u falte jeten nese do sherbenit siç bet ju per agjenturat e huaja atje ne Amerik , me sa kemi degjuar te ter bashkepuntoret e sherbimeve te huaja ne amerik jan vrar te ter pa perjashtim , epra o prift pler dhe shtetin komunist e votonin dhe e donin 99 . perqind e popullit dhe ti o sharlatan genjeshtar ishe i detyruar te shikoje punet e kishes , luftove kunder shtetit shqiptar te asaj kohe more denimin ne bazte ligjeve te atij sistemi , pse ankohesh sot , keni qen pisa antishqiptar punuat per agjenturat e huaja kunder pushtetit popullor te asaj kohe , u denuat siç e meritojn tradhtaret kaq , çfar kerkon nga ne lexusit sot .

  11. Denisi says:

    Eshte pak absurde po te mendosh qe me 25 mars 1945 u ekzekutua Dom Ndre Zajdeja, ( dmth 4 muaj pasi ishte cliruar vendi ) nderkohe qe kulete fetare u mbyllen pas viteve 1960. Atehere perse u ekzekutua? A mos valle ky ke bere propagande kundra pushtetit qe erdhi ne fuqi? Cfare i duhej propaganda politike kishes katolike? TE BESH PROPAGANDE KUNDRA NJE FORCE POLITIKE DO TE THOTE QE DO TE JETE NE FUQI NJE NJE TjEtR FORCE POLITIKE,DMTH KUNDERSHTARET E ASAJ FORCE QE MORI PUSHTETIN…..

  12. Shqiptari says:

    Prifterîjt katolik ishin te ter antishqiptar te ter te lidhur me agjenturat e huaja , ishin streha reaksionit ne veri te kater mij bandave te armatosura qe vinin nga agjenturat e huaja per te rrexuar pushtetin popullor , kishat katolike mas lufte ishin depo armesh dhe municionesh jan te filmuara ne arkiv jan denuar si tradhtar ne baz te ligjeve te kohes , si tradhtar dhe bashkepuntor me agjenturat e huaja kryesisht UDBn Asfalin greke dhe Simin Italian , nje pyetje do ti beja kti priftit nese ne amerik do te kapej duke luftuar per rreximin e sistemit Amerikan kush do ishte fundi priftit , ne turren e druve ose ne karrike elektrike , ky esht palo prift esht nje mashtrus alabak qe nuk shikon punet e kishes por dhe sot meret me politik , kan mar denimin e merituar per krimet qe kan ber . Edhe sot ky moster kultivon perçarje dhe rrug ksaj perçarje i japin kto gazeta te ngritura ne filimin e vitet 90 t me parat e Asafis Greke dhe sherbimit Serb per ti sherbyer ktyre gjithmon per te perçuar tek ky popull deshiren e ktyre shteteve per ta mbajtur kte vend te perçar kte pun ben dhe ky palo prift ky mashtrus alabak qe ka tradhtuar zotin dhe shqiperin dhe meret me politiken .

  13. une says:

    Njesoj si ne France ja paskan bere… Kam qene skeptik por kur dola jashte dhe pashe boten me sy e vende si Franca, Hollanda, Belgjika dhe Anglia u habita qe ne krahasim me ta Enveri ishte shume me shume zemergjere kundrejt bashkepunesve te nazismit dhe fashizmit. Lexoni historine e vendeve te huaja e do shihni raste te prifterinjve katolik qe u ngriten deri me arme kunder nazismit apo shpetuan jetet e mijera ebrenjve duke vene veten ne rrezik. Ne Poloni shume prifterinj u varen dhe u pushkatuan nga nazistet.. Me sillni nje shembull te njejte ne shqiperi? Asnje. Ebrenjte u shpetuan nga njerezit e thjeshte dhe asnje prifte nuk tha nje fjale te vetme ( lere me te bente lufte) kunder krimeve naziste. Me keq akoma u bene bashkepunues. Papa Pius quhet Papa e Hitlerit per shkak te heshtjes se tij ndaj krimeve te nazismit. Propaganda idiote antikomuniste e ketyre 30 vjeteve i ka dale boja. Brezat e rinj sot kane mundesi te marrin info ne shume gjuhe te huaja dhe shume thjeshte. Mjafton nje google ne anglisht per prifterinje katolik nazist dhe do shihni si Evropa e qyteteruar u soll me ta.

  14. Vazhdoni te luftoni per idealet e idhullit tuaj kjofte largut Enver tru bunkera e mos u dorezoni , edhe pse kurr nuk keni pas te drejte , e
    pamvaresisht se ideologjia e djadhit deshtoi plotesisht . per Sumen , kurse per tiransin qe tiranas nuk je ? Armet ne kishe i paten futur naten ata qe kjene genjyer nga idoologjia e bukur e komunizmit te importuar nga B Sovjetik , e qe ma vone djadhi Enver do ti çonte per lesh shume nga keta te gynjyer marrezisht nga ajo kohe e turpeshme , 45 vjeçare , e qe fale Zotit e USA NE 90 KJE RREZUAR SI NJE PEME E SEMURE E KALBUR PLOTESISHT , por fatkeqesisht la mrapa njerez te semure menderisht , ose siç e therriste partia e djadhit njeriu i ri , i çveshur e i semure menderisht ????????!!!!!!!!!!!!!!!

    1. mesuesi says:

      O budall Trushpelar, po mbyllet shkolla dhe ti ende se ke mbaruar klasen e pare, o analfabet …

      1. Theatre and Drama says:

        hahahahaha

  15. Kollovari says:

    Rrofe or Dashnor Kaloshi se na kishte marre malli.

    1. Theatre and Drama says:

      gjyshen e kaloccit e ka pas dashnore patrioti i shquar gjon markagjoni,mreti I oroshit

  16. Kollovari says:

    Rrofsh or Dashnor Kaloshi se na kishte marre malli.

  17. Bravo mesuesi i partise , mesues leshi…….mesues i semure mendore …………..

    1. mesuesi says:

      Me lesh pa lesh, te jesh i sigurte qe ne jete te jeteve TA NGJESH, o koklesh!

  18. Scutari says:

    Ekziston nje teori konspirative se, edhe vete Dom Zef Simonin e kane helmuar per shkak te qendrimeve qe ka mbajtur pas daljes nga burgu.

  19. Per mesuesin e partise se kjofte largut ….. Enver … Qe me han m..tin kjo kuptohet , edhe do te ma hash pergjithmone , sepse ju jeni te semure mendore , e te deshtuar bashke me idhullin tuaj fame keq Enver vrasesin ..

    e megjithe ate ju edhe pse jeni njerezit ma te urryer , pra komunistat (jo te gjithe ) si edhe islamiket mbasi ju jeni si te ndash nje mut pergjysem , perseri ju mburri , ju ne emer te idoologjise e vrasjeve qe patet bere mbi popull per 45 vjet , e te fundit ne emer te fese , fare e keqe …………. fatkeqesi kombetare , njeriu i ri me semundjen e sheqerit /…………….

    1. i merzitmi says:

      Ehh mor psikopat Trupeshk, budallenjte me zhvillim te kufizuar mendor si puna jote, jane e keqja e shoqerise se sotme shqiptare!

  20. Ti ke nevoj per ilaçe or take! says:

    O trushplare! Po ta kam perserit 200 here. O analfabet! Edhe ate pak shkolle e ke nga Enveri o spiun! Po ty edhe ata pak tru qe te kane mbetur te Jane thare e nuk e harron Verin qe te la te gjalle e s’te theri. Ti je spiun i damkosur me vulen e d.n.a.se, qe e ke ne gjak. O biri i Sale shpellarit qe te jane thare gishtat e fitores e tani nuk kruan dot edhe sumen e pa lare. Shikoje surratin nje here ne pasqyre, sa ngjan me derrin o majmun serb. Ju keni hajduterit e fundit qe po ju vjen fundi e s’keni me, si ta justifikoni te zezen qe i keni bere ketij populli! Rrace e poshter shqipfolese! Meso gramatiken shqipe e veje ne vendin e duhur shenjat e piksimit. O koqe e Kaqolit!

  21. Mjafton qe komentet e mia te revoltojne jashte mase shoku hetues i deshtuar , ju kojtohet viti 90 si rrishi si muta me koken ulur , ti mund te thuash se çfare fituam ne qe ju kemi urryer ju bashke me idhullin tuaj fame keq , sigurisht fituam gjene ma te shtrejte LIRINE me kuptimin e plote te fjales , idiot , ju jeni spiuna serb e rus harrove se si talleshin me kjofte largun , e atehere kjofte largu fillonte zbore e arrestime ne mase ….. ,.Ne fakt nuk ja vlen te harxhosh kohe me tipa si ti shiko vetem nje shembull , ju mburri me krimet qe i patet ba popullit per 50 vjet njerez te poshter …….

    1. E di si eshte puna says:

      Mos shkruaj fare o koqe Trushpelar, se nese revoltohet dikush, revoltohet per faktin e thjeshte se ti e sakaton gjuhen shqipe dhe nuk di as rregullat fillestare te drejtshkrimit. Askush nuk merr mundimin te lexoje se c’shkruan ti, jo per gje po askush s’mund te kuptoje se cfare kerkon te thuash ti dhe cfare ke ti ne trurin tend te vonuar, sepse ti je aq deficent sa nuk arrin dot te shprehesh dhe te shkruash dicka qe ke ne mendje, o ANALFABET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje