Papa Françesku reagon për konfliktin Palestinë- Izrael: E papranueshme! Kjo urrejtje dhe hakmarrje kaq e madhe çdo të sjellë?

16 Maj 2021, 15:17Bota TEMA

Papa Françesku e ka nisur mesazhin tradicional të së dielës duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës, ku kanë mbetur më shumë se 170 të vdekur.

“Unë po ndjek me shumë shqetësim atë që po ndodh në Tokën e Shenjtë këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura midis Rripit të Gazës dhe Izraelit rrezikojnë të përshkallëzohen në një spirale vdekjeje dhe shkatërrimi.

Shumë të vdekur të pafajshëm, madje edhe fëmijë, kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme, vdekja e tyre është një shenjë që ne nuk duam ta ndërtojmë të ardhmen por duam ta shkatërrojmë atë .

Konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve “është një plagë serioze në vëllazërinë midis qytetarëve” Pastaj Bergoglio shtron një pyetje retorike në favor të një reflektimi: “Pyes veten: kjo urrejtje dhe hakmarrje, çfarë do të sjellë? Ku do të çojë urrejtja dhe hakmarrja? A jemi vërtet duke menduar të ndërtojmë paqen duke shkatërruar tjetrin?” .

“Zoti i krijoi qeniet njerëzore të barabarta, atëherë në emër të Zotit, unë apeloj për qetësi dhe, për ata që kanë përgjegjësi për të, të ndalojnë përplasjen e armëve dhe të ecin në shtigjet e paqes, gjithashtu me ndihmën e unitetit ndërkombëtar” dhe prandaj Papa arrin në përfundimin: “Izraelitët dhe Palestinezët të gjejnë rrugën e dialogut dhe faljes të nevojshme për një shpresë të përbashkët dhe bashkëjetesë midis vëllezërve””, tha Papa nga ballkoni i sheshit të Shën Pjetrit.

3 komente në “Papa Françesku reagon për konfliktin Palestinë- Izrael: E papranueshme! Kjo urrejtje dhe hakmarrje kaq e madhe çdo të sjellë?”

  1. Borici says:

    Fjale prej ARI, po kush degjon?

  2. Erdogan says:

    Ka mundesi te largohesh nga Vorio Epiri o President i Republikes se nje State dhe mos na kalo per budallenj?
    Kur ndahen bacet ndahen dhe si e tille nuk ke te drejte te perdoresh “cmime Nobel per paqen” Fene ne “Emer te Zotit” etj.
    U nda Krishterimi ne 1054A.D ne Orthodhokse dhe Katolike?
    Atehere cfare mu…….n kini ne nje zone qe nuk ju perket ju katolikeve te Romes?
    Atdheu eshte me i shenjte se Feja tuaj e mallkuar se eshte prona qe na ka dhene I Madhi Zot dhe Magna Grecia nuk eshte tuaja o kriminele qe ndate Njerezimin ne urrejtje,luftera,ignorance.
    Cfare ben ty o Hipokrite di Shtetare,me Banka,me Ambasadore,me Propagande qe flet per “Paqe” kur Erdogani ktheu me mijera Kisha te Kostantinopolit dhe gjithe Ionise ne Xhami?
    Ishin miliona Greke,Epirote,Thrake Maqedonas per mijera vite ne Tokat e Shenjta te Zotit te tyre dheu fashistet hipokrite po na cani menderen me perralla.

  3. Altin says:

    Po kur na vinit zotrote ne brigjet e Adriatikut me kryqezatat e juaja gjakatare dhe te ndyra. Dhe mbollet dhune dhe terror mbi shqiptaret ne vitet 1442-43 sebashku me kriminelin hero kombetare te shqiptareve. I cili u vendos hero me pahir nga fuqite e medha. Ashtu sic u vendos flamuri kuq e zi me shqiponje Bizantine. Dhe flamuri i Kosoves sot.Fale ushtrise shqiptaro otomane ja u thyem kockat Dhe skenderbeut tradhtare qe u genjye nga ju me 2 aspra te qelbura nuk i lam as varr as nishan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje