Zëvendës-kryeministri Erion Braçe përmes një statusi në rrjetet sociale ankohet për tarifat e larta të ndërtimeve në fshat duke thënë se një leje ndërtimi aty shkon miliona lekë.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Braçe thotë se shteti ka 30 vite qe ka hequr dorë nga strehimi ne fshat, teksa bujqve i duhet të ndërtojnë e strehohen vetë, shpesh edhe pa leje për shkak të tarifave të larta.
Krahas skemës së shpenzimeve, Braçe tregon se në total nevojiten 784 mijë lekë për të nxjerrë lejen e ndërtimit për një banesë 1 katëshe, me sipërfaqe 150 m katrorë.
Ndërkohë, ky postim ka marrë edhe një sërë komentesh ironizuese për numrin dy të qeverisë ku një prej tyre shkruan “Ishalla po vje ne pushtet ti e i heq keta burokraci”
Shkrimi i plotë i Braçes:
Shtepia ne fshat si “ndertim pa leje”!
E kushtueshme prej burokracise; nje dhome me pak!
E pasigurt prej burokracise!
Po flas per shtepi ne fshat, tamam ne fshat; asfare ne fshatra ne vijen bregdetare, thjesht ne fshat dhe per strehim!
Shteti ka 30 vite qe ka hequr dore nga strehimi ne fshat;
As nderton e as strehon me qira sepse apartamente nuk ka.
Bujqit strehoen vete, ndertojne shtepi, thuajse pa leje;
Tradite kjo!
Bashkite e reja tani kane plane rregulluese zhvillimi, duke synuar te vene ne kontroll ndertimin ne territor.
Ja kane dale?
Dy arsye:
Letrat pa fund si produkt i procedurave dhe kohe e marre per muaj te tere;
Kostot e larta si pagese per procedurat deri ne leje.
Shihini kostot;
Per nje shtepi 150 metra katrore, kostot arrijne ne 784 mije leke!
Eshte kostoja e 26 metrave katrore, pra kostoja e nje dhome!
Domethene, Tarifat per procedurat deri ne leje, i kushtojne bujkut 26 metra katrore, I marrin nje dhome!
Eshte e qarte, vec tradites se kultivuar, kostot i shtyjne bujqit tek ndertimi pa leje!
Ndertimi pa leje pergjithesisht eshte edhe i pasigurt; Nje vit e gjysem me pare e pashe me syte e mi ne Bubq.
Kjo nuk zgjidhet me police gjithfaresh!
Deri tani pervoja me ka treguar se me police jane shtuar edhe me kostot, tamam ne fshat!
Cfare ti besh popull hales qe ka 75 vjet qe ju shkon mbas fare e keqe.
Po malli qe tek Tema lexojm nje shkrim per qeverin.
Inshalla o Braçe.Po si me ja bo,a njeh njeri ti anej nga kryeministria,me nje fjale nga administrata,se jo per gjo,po kjo administrate i qan punet dhe hallet e miletit.
ky eshte komplet koqe!
ngeli adoleshent gjithe jeten… zaten po te behesh e te rrish gjithe jeten deputet qe ne adoleshence si ky a Pandi Majko, c’do besh… s’te ze dielli kurre surratin… edhe kungulli qe eshte kungull nuk piqet i shkreti pa u rreshkur paksa nga dielli….
Kone e vogel eshte konja ,nuk u rrit kurr!
Ka disa opsione:
1. Saliu i ka hackuar facebook, e shkruan cti doje qefi
2. brace nuk e di qe eshte ne pushtet prej 8 vjetesh, e per me teper ZV. KM
3. i firmos VKM pa e ditur ca firmos, si eficenca energjitike, procedura e lejeve, niveli i takses, etj etj
4. rama i ka bere block ne whatsapp
5. eshte Rrot K.. komplet
Nje nga morrat e Edi rames
Kesaj i thone te demaskosh veten!Po ku turperohen keta!
Braçe mirë je,jo për gjë po ne s’ke ndihmojmë dot.
ZOT I MADH c’na ka gjet ,mirë ne që qahemi po ti kujt i qahesh se s’po të marrim vesh.
Braçe keshtu ka qene gjithmone. Ai vuan nga sindroma e njerezve te shkurter ( short man’s sondrome ), qe dmth nga qe eshte i shkurter kerkon vemendje, kerkon te degjohet, kerkon te merret seriozisht, edhe pse nuk dallohet per gjera te medha, prandaj me shpesh e shohim ne shoqerine e grave deputete se ne ate te burrave deputet.
Braçe nuk eshte njeri i keq, absolutisht jo. Te gjithe thone qe eshte njeri i ndershem, por nuk eshte i afte te percjell autoritet.
Siç duket kryeminstri do ta heq ate nga posti i zevendesit te tij, prandaj kohet e fundit gazetat kane fillu te shkruajne si gjysem negativisht per te.
Dakord me Sapen dhe Erjonin. A e di z. Brace qe eshte figura nr.2 e Qeverise?! I ka bere shume mire llogarite, sikur t’i kishte bere nje ekspert i opozites se vertete. Pse dhe perse ju z.Brace nuk ndermerrni reformen “Brace” per problematiken qe shpreh si politikan dhe jo si pjese e shumices, e ekzekuti it?! Kjo per te lejtesuar barren e bujkut e blegtorit pet strehim dhe te kishin mundesite per zhvillimin e bujqesi-blehtorise. Nuk ka budallenj kjo bote.
Kujt ja adreson Z.Brace revolten e vet?! Vetvetes?!