Ambasadori izraelit në Shqipëri: Ju tregoj për luftën në Gaza. Me shqiptarët jemi të ngjashëm, le të flasim për ekonominë

17 Maj 2021, 15:20Politika TEMA

Ambasadori izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler, i ftuar në Shqip në Dritare Tv foli për konfliktin e fundit mes Izraelit dhe Hamasit. Në bisedë me drejtuesen e emisionit Rudina Xhunga, diplomati izraelit komentoi qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështjetje të Izraelit dhe protestën e këtyre dy ditëve në shesh për Palestinën e Lirë.

“Në fakt nuk i kam parë protestat. Kam marrë disa informacione, por nuk kam qenë aty. Para se të përgjigjem për qeverinë shqiptare, duhet të flasim për sirianët. Ata kanë hyrë në një luftë civile që nuk ka lidhje me Izraelin.

E shkatërruan totalisht vendin e vet. Ne hapëm një spital posaçërisht për trajtimin e të lënduarve nga kjo luftë. Dhe ata na predikojnë se çfarë duhet të bëjmë, e shikoni çfarë hipokrizie. Ne nuk po luftojmë kundër Palestinës. Ne po luftojmë në Jude, territor i kontrolluar tanimë nga Hamasi, një organizatë terroriste. Hamasi nuk e njeh të drejtën e shtetit Izrael për të ekzistuar. Ata kanë madje një statut ku shkruhet qartë se hebrenjtë nuk duhet të ekzistojnë, ata duhet të eliminohen. Kështu që ne nuk mund të negociojmë me njerëz të tillë.

Nëse të sulmojnë, ti duhet të reagosh. Me Palestinën është tjetër histori. Në të ardhmen, mund të kemi një marrëveshje paqeje me ta, sepse ata nuk janë të angazhuar për të na shkatërruar. Ne këtë vit jemi optimist sepse kemi arritur të vendosim marrëdhënie diplomatike me disa shtete arabe me të cilat para një viti kemi qenë armiq. Këto vende arritën të kuptonin se nuk mund të mbeten peng i qëndrimeve të Palestinës dhe Hamasit. Për rripin e Gazës nuk jam shumë optimist, sepse Hamasi nuk ka për të pranuar asnjë marrëveshje me autoritetet palestineze”.

Në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-izraelite, ambasadori u shpreh se ndjen një mbështetje të madhe nga një shumicë e madhe shqiptarësh.

“Ne ndjejmë një mbështetje të madhe nga Shqipëria. Unë e shoh çdo ditë mbështetjen e shqiptarëve dhe po të flas me statistika apo shifra, do të thosha që në 10 shqiptarë 9 na mbështesin. Marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit janë shumë të mira. Ne sapo kemi pasur zgjedhje në Izrael, tashmë kemi një qeveri teknike deri në ardhjen e qeverisë së re. Marrëdhëniet mes nesh janë shumë të mira dhe stabël.

Por le të flasim pak për ekonominë.

Kovidi nuk na la që të vinim në jetë shumë projekte që kishim planifikuar. Por para 5 ditësh ne nisëm fluturimet e charterave nga Izraeli në Tiranë, dy herë në javë. Do të kemi edhe shumë më shpesh dhe ne shpresojmë që izraelitët të mund të vijnë në Shqipëri këtë vit. Shumica e popullsisë sonë ose e ka kaluar kovidin ose është vaksinuar, kështu për ne nuk përbën asnjë lloj problemi. Kjo do t’i japë mundësi biznesmenëve izraelitë të vijnë në Shqipëri dhe të shohin mundësi bashkëpunimi. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë, ndaj po nxisim dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për këtë. Është pikërisht momenti, nuk kemi kohë për të humbur, iku një vit.

Populli shqiptar dhe ai izraelit ka shumë ngjashmëri. Jemi të dy kombe të vegjël, kemi shtete të vegjël por kemi histori të pasur. Por ajo shtylla themelore dhe e mrekullueshme është qëndrimi unik i shqiptarëve ndaj izraelitëve në Luftën e Dytë Botërore. Është një histori që shumë njerëz nuk e dinë në botë dhe kur ua tregon habiten, madje shokohen. Për këtë arsye duhet treguar në të gjithë botën.

Ne kemi një shprehje që thotë është e thjeshtë ta kesh tjetrin mik “kur ha e pi bashkë”, por është e vështirë është kur je në ditët më të këqija. Ne këtë vit kemi mbaruar së përkthyeri disa libra të vegjël që do të përdoren në ciklin arsimor të fëmijëve në Izrael për të treguar se si ne jemi shpëtuar gjatë luftës nga shqiptarët. Fëmijët duhet ta mësojnë nga shkolla.

Në fakt doja ta thosha është shumë e çuditshme çfarë shohim në Shqipëri. Ka dy lloje njerëzish. Të parët janë ata që thonë: nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe, duhet ta bënim dhe e bëmë. Sipas tyre ishte instiktive, nuk ishte një vendim. Pastaj ka edhe nga ata që thonë: nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Dhe ka një arsye për këtë. Pas Luftës së Dytë Botërore, dy vendet nuk kanë pasur më marrëdhënie. Njerëzit nuk kanë dëgjuar të flitet dhe ata që e kanë njohur historinë, kanë pasur frikë të flasin.

Kështu që duhet ta zgjidhim këtë punë, me të dyja grupet. E para duhet t’ua tregojmë njerëzve dhe ata të ndjehen krenarë për atë që kanë bërë. Dhe e dyta t’ua tregojmë brezave të rinj, që ata ta dinë.

Izraeli ka një ekonomi të bazuar te teknologjia. Që do të thotë që gjithçka në jetë e ka një zgjidhje, një zgjidhje teknologjike. Kjo do të thotë mrekulli, sepse ka zgjidhje që të marrin më pak para dhe më pak kohë. Për të mos thënë që kjo lloj mënyre bën një lloj revolucioni edhe në mënyrën se si i mendon gjërat. Sot nuk flitet më për fermerë që mbjellin dy hektarë me misër në një ish-kënetë. Sot flasim për serra, për bujqësi vertikale, për mbështetje me dron për një bujqësi shumë moderne. Të gjitha këto mund ta bëjnë një fermer shumë të pasur dhe krenar dhe kjo është një pikë ku ne mund të bashkëpunojmë gjithashtu”, u shpreh ambasadori izraelit në Dritare TV./-dritare.net/

6 komente në “Ambasadori izraelit në Shqipëri: Ju tregoj për luftën në Gaza. Me shqiptarët jemi të ngjashëm, le të flasim për ekonominë”

  1. Ashtu eshte says:

    Zgjidhja teknologjike, e zakoshme per ju, tek ne eshte e panjohur. E pame te specialistet tuaj kur ra termeti ne Durres. Ejani, investoni dhe na mesoni.

  2. Kjo eshte shume e vertete edhe pse sot ,mundet te ket arabe qe jetojne ne Shqiperi
    dhe shprehen ktu ne emer te shqiptareve apo ndonji shqiptare te rekrutuar nga fukaralleku nga qarqe islamiste Arabe ,
    te cilet ish presidenti me ordiner i Njerezimit sali berisha ,ne vitet 91-92 i futi ne Shqiperi me shumice ,ne kembim te perfitimit
    te tij personal ne para.
    Kryesorja eshte se si shqiptaret edhe iraelitet jane popuj qe duan te jetojne ne Paqe me gjithe kombet e popujt e tjere ,
    edhe pse ku ka islamiste ,eshte veshtire te perfytyroshe e jetoshe ne paqe .
    Islamistet jane qenie e tille e kan te ndertuar anatomisht qe pa lajthitje e histeri ,pa sherre e lufte ,pa konflikte
    ata nuk mundet te jetojne dot !
    Dhe mbasi dhunojne te tjeret ,shperthejne ne histeri duke drejtuar gishtin nga tjetri ,njelloj si ben Hamasi sot .
    Godet me raketa popullin e pafajshem dhe kur mer Reston nga tjetri ,fillon e cirret si qen rrugesh .
    Rrofte izraeli dhe miqesia midis popujve tane .

  3. Erl says:

    O zotni ju jeni the do te jeni njerez te diciplinuar the te aft pershendetje na Kanadaja

    1. Pargali says:

      Loku vazhdo bej pica dhe sandwich ne Kanada ku ke ik per buken e gojes sepse nuk je per keto analiza ti.

      Inteligjencen dhe dijen e lopes ke

  4. Neroni says:

    Mendjeshkerdhyerit shqiptare imagjinojne qe Izraeli ose Palestina jan miq apo vellezer te Shqiptareve. Si ajo barcaleta qe do hyjme ne BE kur dihet qe Mali i Zi, Serbia dhe Maq e Veriut (nqs e lejon Bullgaria) do hyjne, Shqiperia dhe Kosova jo. Bota e dine qe shqiptaret jane popull budalla dhe i pashkolluar mire, prandaj i perdorin si zara sic kane bere gjate gjithe historise. Shqiperia mbeshtet Izraelin kur vret femije si Milloshevici ne kundershtim me pjesen derrmuese te botes, merr edhe terroriste te “opozites iraniane” duke e rrezikur Shqiperine nga sulme terroriste te Iranit. E cfare ka bere Izraeli per Shqiperine? Asgje. Del ambasadori izraelit dhe tall leshte duke folur pa gjera konkrete per investime imagjinare ne Shqiperi. Nderkohe, Izraeli po investon ne Greqi dhe po armatos Greqin dhe eshte ne diskutime me Serbine qe ti shese dhe asaj arme te avancuara. Shqiptaret nderkohe le te vazhdojne te mbledhin portokalle ne Greqi dhe te lajne bythe plakash ne Itali si kane bere gjithe historine rolin e sherbetorit dhe te te perdorurit. Popull lecke qe kenaqet me luge bosh. Na rrofshin “vellezerit” arabe, cifute, amerikane, turq dhe amerikane. Populli zgjebs popull zgjebs do mbetet.

  5. Pargali says:

    Botoni komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje