COVID-19, Johnson: Kujdes të madh ndaj variantit indian

17 Maj 2021, 10:31Bota TEMA
COVID-19, Johnson: Kujdes të madh ndaj variantit indian

Kryeministri britanik Boris Johnson bëri thirrje për “një dozë të fortë kujdesi” në shoqërimin brenda ambienteve dhe kontakteve fizike përkundër sfondit të shqetësimeve mbi variantin indian të koronavirusit.

Kryeministri theksoi se “tani të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre”.

Baret dhe restorantet do të jenë në gjendje të mirëpresin klientët përsëri, vizitat familjare do të rinisin dhe ndalimi i pushimeve nga të huajt do të marrë fund.

Përqafimet dhe kontaktet e tjera fizike midis familjeve do të lejohen për herë të parë që kur kufizimet filluan më shumë se një vit më parë.

Por, ndërkohë që masat lehtësohen, shkencëtarët paralajmërojnë për një “moment të rrezikshëm”, me variantin indian që mendohet të jetë deri në 50% më i transmetueshëm.

Në një deklaratë, Johnson theksoi se “së bashku ne kemi arritur një tjetër moment historik në hartën tonë për të kapërcyer lockdown, por duhet të bëjmë kujdes”.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër përhapjen e variantit të identifikuar së pari në Indi dhe duke vepruar shpejt atje ku shkallët e infeksionit janë në rritje”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje