Ish anëtari i Këshillit Kombëtar: Basha s'është lider, kopje e shëmtuar e Berishës dhe Nanos. Ish kreu i PD s'duhet të heshtë

18 Maj 2021, 09:38Politika TEMA

Për ish anetarin e Keshillit Kombetar te PD Edvin Kulluri, kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka asnjë shans që të bëhet lider.

Ai tha se Basha ka tentuar të imitojë Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Edi Rama.

Mirëpo, sipas tij, nuk ia ka dalë, duke u bërë një kopje e shëmtuar e tyre.

Nga ana tjetër, ai u ndal edhe tek ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin tha se me heshtjen e tij, po bëhet palë me Bashën.

“Heshtja ndaj këtij debati është një miratim. Unë e vlerësoj shumë për mënyrën se si e ka drejtuar PD dhe se si e ka dhënë dorëheqjen.

Heshtja e tij ndaj mosdorëheqjes së Bashës është një gjë që nuk i shkon kostumit të Berishës”, tha ai për Vizion Plus.

1 komente në “Ish anëtari i Këshillit Kombëtar: Basha s’është lider, kopje e shëmtuar e Berishës dhe Nanos. Ish kreu i PD s’duhet të heshtë”

  1. Kozmo says:

    Diktator me dy GISHTA LART.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje