Ish-ministri i Berishës paralajmëron "luftë", Shehu: Ja çfarë e pret Ramën. Unë kryetar i PD?! S'ma kanë kërkuar këtë gjë

18 Maj 2021, 15:50Politika TEMA

Tritan Shehu, ish-ministër në qeverinë e Sali Berishës, u shpreh se Partia Demokratike do të përballet me qeverinë, në të gjitha arenat për të dokumentuar masakrën zgjedhore.

“Që ka pasur një masakër elektorale kjo është vërtetuar edhe nga hulumtimet sipërfaqësore të bëra nga KQZ dhe KAS, që ka pasur një përdorim masiv të parave për të blerë vota, kjo është e qartë.

Kjo krijon një deformim të thellë në demokracinë shqiptare për të cilën PD do të përballet, duke përdorur të gjitha tribunat, arenat, brenda dhe jashtë vendit dhe parlamentin që do të krijohet në shtator.

PD duhet të përdorë të gjitha hapësirat e mundshme që ka për t’u përballur me këtë regjim, brenda Shqipërisë, brenda parlamentit, në rrugë, jashtë vendit, me partnerët tanë, duke çuar kudo librin e zi të këtyre zgjedhjeve, për atë që ka ndodhur në Shqipëri.

Por, a ishte momenti i duhur për zgjedhjet brenda PD për kryetar? “Kjo është diçka e mbyllur, pasi vendimit të këshillit. Kjo gjë nuk duhet dhe nuk do të ndalojë dokumentimin e krimit elektoral në zgjedhjet e 25 prillit”, u shpreh Shehu.

Më tej, ai u pyet nëse do të jetë ai një nga kandidaturat për kryetar të PD në zgjedhjet e 13 qershorit.

“Unë kam qenë kryetar i PD, por aktualisht nuk do ta tentoj këtë gjë, nuk e kam menduar dhe nuk kam asnjë kërkesë të tillë”, u shpreh Shehu për A2.

6 komente në “Ish-ministri i Berishës paralajmëron “luftë”, Shehu: Ja çfarë e pret Ramën. Unë kryetar i PD?! S’ma kanë kërkuar këtë gjë”

  1. Sabriu says:

    PRASIN do hash, si e hengre ne Lushnje..Monster..

  2. Zeqir says:

    PO FUTINI NDONJE SE PO SHKON DREJT FUNDIT SEZONI DHE E LATE PA GJE.
    PER PRESHIN E KAM FJALEN

  3. LSI = HAJDUTËRI , CRIME , NARCO-KOKAINE , BABËZI dhe PLAÇKITJE says:

    Luftë me PRESHIN e LUSHNJES të ngulur në Bythë , që në Vitin e Mbrapshtë 1997 !!! Tritan DITË ZIU dhe Tritan MAVRIA me BOJË që HËNGRE PRESHIN GJIGAND të LUSHNJES në BYTHË !!!!??????????????????

  4. klemi says:

    Me sa duket po i kruhet perseri ketij debili.

  5. Flete Rufeja ! says:

    Do te beje mire qe t’a mbyllesh ate goje te qelbur, qe cfare nuk the e cfare nuk sajove per te corientuar njerezit me propaganden e ndyre lidhur me vaksinat, vaksinimin, punen e shkelqyer te personelit shendetesor per administrimin shembullore te situates gjate epidemise kovidit.
    Beju nje here burre ne jeten tende dhe kerkoje falje shqiptareve per te gjitha genjeshtrat e ndyra e panikun, qe u mundove te perhapesh pa pushim.
    E verteta Triumfoje! Ku jemi sot ? E merriton urrejtjen e te gjithe shqiptareve dhe mos merr kurajon t’ a quash veten Doktor se e perdhose ate.

  6. shqip says:

    Duket qartë fare që në Shqup njerëzit marrin goditje në sistemin nervor. Deri tani nuk kam parë një të vetëm të diskutojë me logjikë të ftohtë. Shprehja popullore gjen tenxherja kapakun , ose tjetra, ç’të mbjellësh do korrësh , është më se domethënëse për shqupistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje