Lajçak takon Ramën në Bruksel dhe e përgëzon për fitoren: Diskutuam mbi rolin e BE në Ballkanin Perëndimor

18 Maj 2021, 21:45Politika TEMA

Pasi takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim edhe me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën.

Takimi në fjalë është bërë në Bruksel, teksa ky i fundit ndodhet bashkë me liderët e tjerë në Bruksel, pasi janë thirrur në një darkë pune nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Lajçak thekson se ka përgëzuar Ramën për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Po ashtu ai tha se diskutuan për zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.

3 komente në “Lajçak takon Ramën në Bruksel dhe e përgëzon për fitoren: Diskutuam mbi rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”

  1. Jimi says:

    Ore ky Lacua eshte ne terezi, apo jo!? Po si more e uron Ramen per fitoren e trete ? Po a e di ai qe Lulja nuk eshte dakord me rezultatin? He c’ka per te hequr ky i ziu nga Lulja!

  2. Pordhe me rigone.... says:

    Corapekuq,cfare leckash ke veshur o karagjiozi!?
    Fillon qe nga maska , string putanash……e perfundon ke citjonet e corapet e kuqe.

    1. Qytetari digital says:

      O pordhe me rigon! Ti qeke ai perversi I Sales qe pergjon ke bryma deres!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje