Nga Arbër Zaimi
ShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij e ngushtë nuk mund të udhëtojnë më drejt atij vendi, për shkak të korrupsionit madhor.
Është e qartë për të gjithë se korrupsioni madhor nënkupton edhe vjedhje madhore – pra edhe varfërim madhor e të padrejtë të shumë personave që nuk do të duhej të ishin privuar prej disa mundësive e të drejtave që u takonin.
Por vjedhja madhore e një shteti dhe e një populli, nuk mund të ndëshkohet me ndalim udhëtimesh. Do të duhej së paku konfiskim dhe kthim i pasurisë së vjedhur te ata që janë privuar padrejtësisht prej saj.
Këtë gjë nuk mund ta bëjë ShBA, sepse së paku formalisht jemi vend sovran, por duhet ta bëjë sistemi gjyqësor e prokurorial i Shqipërisë, i cili tash gjendet para dilemës: t’ia nxijë faqen ShBA-së, apo t’ia nxijë faqen Berishës?
Duket si dilemë e lehtë, sigurisht, do të duhet të mbajnë anën e superfuqisë. Por problemi është më i ndërlikuar se ç’duket. Berisha nuk (dyshohet se) është thjesht një i korruptuar i rëndomtë e i parëndësishëm, por një dëshmitar i gati secilit proces të mbidheshëm e nëndheshëm në Shqipëri, në tre dekadat e fundit, shpesh edhe pjesëmarrës në procese si “lojtar, arbitër a trajner”.
Nëse ai dënohet – dhe nuk e kam fjalën për ndalim udhëtimi – ai do të mund të kthehej në një dëshmitar me vlerë të madhe (dhe rrezik të madh për dikë-dikë në majat e hierarkive politike, gjyqësore, biznesore, mediatike e kriminale në Shqipëri).
Dënimi gjyqësor i Berishës dhe hetimet e proceseve ku ai ka qenë i përfshirë, do të mund ta kthenin në një dëshmitar që prodhon një ortek a një tërmet të madh, të ngjashëm me “Mani pulite” në fillim të viteve 90 në Itali, ku një fushatë e madhe e drejtësisë prodhoi rrëzimin e pesë partive tradicionale që mbanin pushtetin me rotacion (il pentapartito).
A do të ndodhë kjo? Unë shpresoj se po. Por ftesat e Ramës për bashkëqeverisje me PD, dhe ndërthurja e shumë interesave për ta mbajtur situatën “ashtu siç është”, më bën të mendoj se më shumë ka gjasa që i vetmi ndëshkim për Berishën të mbetet ky ndalim udhëtimi.
Prandaj dilema e sistemit të drejtësisë në Shqipëri se “a t’i mbetet faqja e zezë Berishës apo ShBA-ve”, nuk e ka zgjidhjen aq të lehtë sa ç’duket.
Po fillimisht Rama duhet te largoj nga Partia Socialiste Vangjush Dakon te cilit i eshte ndaluar hyrja ne SHBA per arsye korrupsioni.
Rama eshte shprehur se nuk ka ndonje gjykat ne Shqiperi qe te kete denuar Dakon e une ta heq nga PS-ja.
Jane dy personazhe te ndryshem por Dakoja ka vjedhur me shume ne Shqiperi ndoshta mbas Rames
Ja ke fut kot fare. Salehu eshte senil prej kohesh. Ne Rec do trajtohet mire.
Deshmitare?!?! Aleatet mediatike, biznesore dhe familjare ua kane partneret tane faktet. Ska nevoje hiç per deshmi te korruptuarish.
Pentito ndoshta del Mediu a ndoshta dhe Bini, si dihet.
Saliu e ka marre rrugen por problemi qendron tek gjithcka qe ka perfituar padrejtesisht ai dhe familja e tij ne keto 30vjet.Amerikanet dhe evropianet e dine mire shumen qe ka vjedhur Saliu dhe banditet e tij ne qeverisje .Amerikanet e nxorren nga sistemi ,e dobesuan si politikan dhe tani po e godasin keq.koha per te paguar Sali ,kurajo.Presim numrin 2 tani pas teje,kush te jete valle?Mos eshte ai qe sfle me gruan por me kushtetuten?Durim….
Ore Arber, çfarë gazetari je ti ?! Çfarë bashkepunimi ? Bashkepunimi nuk është për bashkeqeverisje? E ka thënë disa herë Rama bashkepunimi është për të gjitha problemet dhe ka si kusht shkeputjen e Bashes ose zevendesuesit të tij nga Berisha !
Po eshte loje me kuklla zoteri dhe kukllat i perdor regjizori. Ata e kane “libretin” e akuzave per korupsion madhor; po te duan ja japin drejtesise shqiptare, po te duan nuk ja japin( dmth si tu interesoj) Nese ai tregohet i penduar dhe mendon per te ardhmen e femijeve , ata, ustallaret e nxjerrin ne pension “politik” ndryshe ata e groposin familjarisht. Merret vesh , e para ka me shume te ngjare. Per shembull njera nga pyetjet qe do ti drejtojne indirekt eshte: cila eshte lidhja e financimit te fushates se PD nga biznesmen rus me strukturat e nendheshme te Saliut. Po u pergjegj drejte do i thone : klasen nuk e kalon por do vish ne provim ne vjeshte dhe… vjeshten Saliu nuk e arin dot pas kesaj traume. Ustallaret qe i prene vizen jane pragmatist, jo idealist.
Problemi esht se Sal kurva ka lene shum metastaza kancerogjene, duhen spastruar te gjitha, filluar nga like floriri, 2 baxhellat ne gj. Kushtetuese, pastaj hajdutet, te koruptuarit e drejtesis, e keshtu me radh
Qenke driteshkurter more Arber! Sipas teje SHBAte e kane ndezur me kot “zgaren”!?