Fauci: Shpresoj që gjatë verës të hapen udhëtimet nga Europa në SHBA

19 Maj 2021, 10:08Bota TEMA

Shpresoj që deri në fund të verës ose në fillim të vjeshtës të ketë një zbutje të ndalimit të udhëtimit në SHBA nga zona Schengen, deklaroi imunologu Anthony Fauci , drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

SHBA ende nuk i ka rihapur dyert për turistët europianë duke ruajtur ndalimin e Donald Trump, edhe nëse diplomacia është në punë dhe nuk përjashtohet mundë sia e ndryshimeve pas udhëtimit të Biden në Europë në mes të qershorit, gjë e cila mund të sjellë zhvillime të reja.

Kujtojmë qe pandemia ka sjellë një kolaps në kompanitë e udhëtimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje