Vaksina e Sanofit 95% efektive: Fillon faza e tretë e testimit, miratimi brenda vitit 2021

18 Maj 2021, 18:00Bota TEMA

Sanofi dhe GlaxoSmithKline (GSK) shpresojmë të marrin miratimin për vaksinën e tyre anti-Covid brenda vitit 2021, ndërsa lajmëruan rezultatet pozitive të fazës së dytë të provave klinike.

Vaksina e zhvilluar nga firma franceze farmaceutike dhe partneri britanik GSK ishte pjesë e rëndësishme e fazës së parë të strategjisë europiane të vaksinimit. Por shkencëtarët ndryshuan strategji pasi testet e para treguan se vaksina e tyre nuk nxiste reagim imunitar tek të moshuarit.

Vaksina e re pati sukses dhe gjatë fazës së dytë të provave klinike, pas marrjes së dy dozave rezultoi se prodhimi i antitrupave ndodh tek 95% e të rriturve të të gjitha grupmoshave.

Tani të dyja kompanitë do të fillojë fazën e tret të provave klinike. Vaksina do të testohet kundër shtamës së parë të koronavirusit që fillimisht u zbulua në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019 si dhe të mutacionit jug-afrikan.

Vaksina e Sanofi dhe GlaxoSmithKline mund të ruhet në temperatura standarde frigoriferike pa qene e nevojshme të konservohet në temperatura ekstreme.

Gjiganti farmaceutik francez po zhvillon gjithashtu një vaksinë me teknologjinë mRNA në bashkëpunim me kompaninë amerikane Translate Bio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje