Macron anulon borxhin prej 5 miliardë dollarësh të Sudanit ndaj Francës

18 Maj 2021, 12:38Bota TEMA

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi të hënën anulimin e borxhit të Sudanit prej 5 miliardë dollarësh ndaj Francës si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar vendin në tranzicionin e tij drejt demokracisë.

Njoftimi u bë në një konferencë në Paris që mblidhte udhëheqësit afrikanë dhe kreditorët ndërkombëtarë.

Konferenca kishte për qëllim fillimin e ri-integrimit të Sudanit në bashkësinë ndërkombëtare pas tre dekadave të izolimit.

Një kryengritje popullore në kombin afrikan çoi në përmbysjen ushtarake të autokratit të vjetër Omar al-Bashir në 2019.

“Ne jemi në favor të anulimit të plotë të borxhit të Sudanit (ndaj Francës),” tha Macron në një konferencë shtypi.

“Ne po presim nga pjesëmarrësit e tjerë të bëjmë një përpjekje të ngjashme, e cila është përpjekja e nevojshme për të çliruar Sudanin nga barra e borxhit”, tha ai më tej.

Macron theksoi se një proces global i uljes së borxhit të Sudanit duhet të fillojë zyrtarisht nga FMN në fund të qershorit.

“Franca do të sigurojë gjithashtu 1.5 miliardë dollarë kredi për të pastruar borxhet e Sudanit ndaj FMN-së, shtoi ai.

Gjenerali Abdel-Fattah Burhan, kreu i këshillit sovran sundues të Sudanit, tha se shpresonte që “kjo të hapte rrugën për kreditorët e tjerë të Sudanit”.

2 komente në “Macron anulon borxhin prej 5 miliardë dollarësh të Sudanit ndaj Francës”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Dmth e bleu, e tjetri u shit ne jete te jetes. Kjo eshte ndihma me emrin lufta pa arme.

  2. Julia says:

    Haaaaaaa, keta francezet , ia hodhen me 5 miliard ,i vodhen 50 dhe i falen 5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje