Konflikti Izrael-Palestine, Biden kërkon vendosjen e një armëpushimi

18 Maj 2021, 08:49Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për situatën e rrezikshme që është krijuar në ditët e fundit.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Biden shprehu mbështetjen për vendosjen e një armëpushimi dhe u shpreh se SHBA po bashkëpunojnë ngushtësisht me Egjiptin për arritjen e këtij qëllimi.

Në telefonatë, presidenti i SHBA, gjithashtu ka mbështetur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga raketat e Hamasit, por shtoi se duhet bërë çdo përpjekje për të mbrojtur jetën e civilëve të pafajshëm.

Më herët kryeministri Netanjahu bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel e cila e siguroi atë për solidaritetin e qeverisë federale gjermane në lidhje me konfliktin aktual në rajon.

1 komente në “Konflikti Izrael-Palestine, Biden kërkon vendosjen e një armëpushimi”

  1. Toni says:

    Aty nuk ka nevoj per 1 armepushim fallco, por per zgjidhje, se kesaj radhe do kthehet bota ne pluhur nuklear.
    Mbase ky eshte qellimi i te ashtu quajtur elitave….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje