Italia do të realizojë një eksperiment në dy klube të ndryshme, njëri në ambient të mbyllur ndërsa tjetri të hapur, për të verifikuar kushtet për rihapjen e klubeve në mënyrë që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është iniciativa e nisur nga Silb-Fipe, shoqata italiane e biznesit dhe argëtimit.
Eksperimentimi në ambientin e jashtëm do të zhvillohet në 5 Qershor në Galipoli, në ‘Praia’, ku 2 mijë njerëz do të hyjnë vetëm me lejen e gjelbër dhe në dalje klientët e lokalit do të duhet t’i nënshtrohen një tamponi të ri. “Ne kemi autorizimin e Rajonit të Pulias”, shpjegon Maurizio Pasca, president i Silb. Në Milano prova do të zhvillohet në Fabric, një klub nate i mbyllur.
“Ne i ofrojmë qeverisë dhe Komisionerit Figliuolo gatishmërinë tonë për të organizuar ditë të hapura për vaksinat në diskotekë në funksion të ngjarjeve të verës, në mënyrë që gjithnjë e më shumë të rinj të mund të arrihen në fushatën e vaksinave”, u shpreh presidenti Silb-Fipe, shoqata argëtuese, Maurizio Pasca.
“Do të na duhen gazebo dhe hapësira të jashtme, por nëse qeveria e gjykon të përshtatshme mund ta diskutojmë. Ne jemi në dispozicion: sa më shpejt që të gjithë të vaksinohen, aq më shpejt të kthehemi në normalitet do të duhet që të gjithë të japin kontributin e tyre”, shtoi Pasca. (ANSA)