Presidenti çek Milos Zeman kritikoi vendimin e Rusisë për ta vendosur vendin e tij në një listë të re të të ashtuquajturve shtete të huaja armiqësore.
“Pala ruse po bën një gabim, sepse është gabim t’i shndërrosh miqtë e dikurshëm në armiq”, deklaroi 76-vjeçari për radio stacionin ”Frekvence 1”.
Ai theksoi se ”nëse miqësia nuk është e mundur, të paktën marrëdhëniet e mira duhet të rikthehen”.
Sipas vendimit të Moskës, Republika Çeke mund të punësojë vetëm 19 shtetas rusë në ambasadën e saj në Rusi.
Republika Çeke fajësoi shërbimin sekret rus për shpërthimet në një depo municioni në lindje të vendit në 2014.
Moska ka mohuar të gjitha akuzat.
Si rezultat, të dy palët dëbuan diplomatët.
Vetëm Republika Çeke dhe SHBA janë në listën e re të “shteteve të huaja armiqësore”.