Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka diskutuar sot përshkallëzimin e situatës në Rripin e Gazës me Papa Françeskun, duke nxitur kryepriftin të ndihmojë në ndalimin e ‘masakrës’ së palestinezëve nga Izraeli.
Në telefonatën e liderëve të mbajtur sot në javën e dytë të konfliktit të rëndë në Gaza, Erdogan bënte me faj Tel Avivin për përkeqësimin e konfliktit.
“I gjithë njerëzimi duhet të bashkohet duke dënuar Izraelin për mizorinë e tij. Palestinezët do të jenë objekt masakre deri kur komuniteti ndërkombëtar të japë dënesën e tij ndaj Izraelit me sanksione”, tha mes të tjerash Erdogan.
Presidenti turk gjithashtu ngriti lart thirrjet e Papa Franceskut për fundin e konfliktit, duke thënë se influenca e Papës “ka qenë me një rëndësi të madhe për mobilizimin e botës kristiane dhe të komunitetit ndërkombëtar”.
Papa Françesku ka folur hapur për konfliktin që deri tani ka lënë të vdekur 200 palestinezë, duke përfshirë të paktën 58 fëmijë. Pala izraelite thotë se 10 civilë janë vrarë nga raketat e Hamas që prej nisjes së zjarrit.
Të dielën Françesku e përshkruante numrin e vdekjeve në rritje si një “paralajmërim i tmerrshëm e i papranueshëm”, se konflikti mund të dalë jashtë kontrolli.
“Në këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura mes Rripit të Gazës e Izraelit, rrezikojnë të degjenerojnë në një spirale të pakontrolluar vdekjeje e shkatërrimi”, tha Papa.
Ashtu si dhe Turqia, kryeprifti ka qenë në kontakt me Iranin, një tjetër vend që ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Palestinën. Sot Papa mbajti një takim me ministrin e jashtëm iranian Javad Zarif, i cili po viziton Italinë, por deri tani nuk janë publikuar detaje nga takimi.
“Republika islamike e Iranit dënon fushatën e re të agresionit brutal të regjimit sionist, kundër popullit të pambrojtur të Palestinës dhe Rripit të Gazës, që ka shkaktuar martirizimin e dhjetra civilëve të pafajshëm, duke përfshirë gra e fëmijë, si dhe shkatërrimin e dhjetra ndërtesave rezidenciale”, tha dje zëdhënsi i ministrisë së jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh.
Erdogani ështe terroriste për veti… Erdogani dhe Turqija kure fusin trupat dhe Tanket e Avjonet në veri të irakute dhe te Sirise për të masakrue Kurdit thote se jemi duke vrare terrorista… Dhe Kurdit kurre nuk kane Hjedhe mija raketa ???? çdo dite e Nate në shtetin Turke siqe Hjedhin terroristat e Hesbullahu dhe të Hamasit në Izrael… Edhe unë jame për të ndaluare lufta se nga lufta nuk fitone njeri dhe me Vjen shume keq per njerzit e pa fajshem në Izrael dhe për femite dhe Grate në Gaza por izrael Ka të drejte të mbrohet .. Erdogani para Pak kohesh kure Papa foli për Genocid që Turqija Ka bër kunder Armenve.. Erdogani dhe Turqija u hollen perpjet dhe thane s se Argentina Ka bashke punue me naci se çfare dhillje kishte Papa me ate Pune një Zote e di… Tani Turqija dhe Irani i luten Papes që të nderhyne.. Kjo na tregone se kushe Jane keta njerze… Por si do çofte Puna unë jame me Papen për paqe dhe mirsi prandaj ekziztone bota akoma se pse Ka njerze dhe lidra akoma si Papa Franqesku..
Jeruzalemi i perket te 3 besimeve monoteiste.
Jeruzalemi eshte KRYEQYTET mijravjecar i IZRAELIT, i themeluar nga izraelitet.
Pastaj se sa besime fetare mund te hapin “shtepi” ne Jeruzalem apo kudo ne bote, kjo s’ka piken e rendesise! Sidoqofte koha historike e “hapjes se shtepive te feve” ne Jeruzalem eshte e njohur dhe e padiskutueshme.
1. “shtepia” e hebraizmit shek IV-t para eres se re (6 mije vjet me pare)
2. “shtepia” e kristianizmit (jezuizmit) shek I-re i eres se re (2 mije vjet me pare)
3.”shtepia” e islamizmit shek VII-te i eres se re ( 1 mije e 300 vjet me pare)
QARTE!
Sa i paftyre! Ne staboll e kthen kishen ne xhami. Tani kerkon ndihmen e Papes.
hej sa bukur e keni përshkruar me fjalët prej halldupi”kryeprifti”!!
atëherë ilir meta ose pallosh rama duhet të jenë “kryeshqiptarët”,bajdeni “kryeamerikani”,putana”kryerusi e pingu”kryekinezi”??
ah copat e mishit që nënndërgjegjia jua nxjerr në shesh atë që përpiqeni ta fshihni me të gjitha mënyrat!!